ROMANËT Krej 15. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe neve që jemi të fortë duhetë të mbajmë sëmundat’ e atyreve që s’janë të fortë, e jo të pëlqejmë vetëhenë tonë.

2Sepse gjithësecili prej nesh le t’i pëlqenjë të afërmit për të ndrequrë mbë punë të mirë.

3Sepse edhe Krishti nuk’ e pëlqeu vetëhen’ e ti, po sikundrë është shkruarë: “Të sharat’ e atyreve që të shanjënë tyj ranë mbi mua.”

4Sepse sa u shkruanë përpara, u shkruanë përpara për mësimnë tënë, që të kemi shpëresënë prej durimit e prej ngushullimit shkronjavet.

5Edhe Perëndia i durimit e i ngushullimit u dhashtë juve të keni një mëndëje njëri me tiatrinë pas Jisu Krishtit;

6Që të lavdoni me një zemërë e me një gojë Perëndinë edhe Atin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit.

7Përandaj pritni pas vetiu njëri tiatrinë, sikundrë edhe Krishti na priti pas vetiu ndë lavdi të Perëndisë.

8Edhe them, se Jisu Krishti u bë shërbëtuar i rrethpresëjesë për të vërtetën’ e Perëndisë, që të vërtetonjë të zotuarat’ e atëravet.

9Edhe kombetë të lavdonjënë Perëndinë për përdëllimin’ e ati, sikundrë është shkruarë: “Përandaj do të të lavduronj ndër kombe, edhe do të psall për emërinë tënt”.

10Edhe përsëri thotë: “Gëzohi, o kombe, bashkë me llauzin’ e ati.”

11Edhe përsëri: “Lavduroni Zonë, gjithë kombetë, edhe nderoni atë gjithë llauzetë”.

12Edhe përsëri Isaia thotë: “Do të jetë rrënja e Jesseut”, edhe “Ay që do të ngrihetë të mbëretëronjë mbi kombet; mb’ atë do të shpërenjënë kombetë”.

13Edhe Perëndia i shpëresesë u mbushtë juve me çdo farë gëzimi e paqtimi me anë të besësë, që të tepëroni ndë shpëresët me anë të fuqisë Frymësë Shënjtëruarë.

14Po edhe mua vetë, o vëllezërit’ e mi, më është mbushurë mëndëja për ju, se edhe ju jeni plot me të mirë, mbushurë me çdo farë mëndëje, e munt të mësoni njëri tiatrinë.

15Po mbënjanë u shkruanj juve, o vëllezër, më me kuxim, që t’u bie ndër mënt juve për hirinë që m’u dha prej Perëndisë,

16Që të jem shërbëtori i Jisu Krishtit mbë kombet, tuke punuarë të shënjtëruarënë punën’ e ungjillit Perëndisë, që të bënet’ e pëlqyerë dhurata e kombevet, edhe e shënjtëruarë me anë të Frymësë Shënjtëruarë.

17Kam pra se ku të mburrem mbë Jisu Krishtinë për ato punët që janë të Perëndisë.

18Sepse nukë do të kuxonj të flas për ndonjë punë nga ato, që Krishti s’ka punuarë me anë time, për të prurë ndë të dëgjuarë kombetë, me fialë e me punë,

19Me fuqi shenjesh e çudirash, me fuqi të Frymësë Perëndisë, kaqë sa që nga Jerusalimi e përqark e gjer ndë Illyri e kam mbushurë me ungjillin’ e Krishtit.

20Edhe kështu nxitonjam të leçis ungjillinë, jo atie ku u zu n’ gojë emëri i Krishtit, që të mos ndërtonj mbi themel të huaj;

21Sikundrë është shkruarë: “Ndër ata që s’është dhënë zë për atë, do të shohënë; edhe ata që s’patnë dëgjuarë, do të kupëtonjënë.”

22Edhe përandaj u ndaluaç shumë herë të vinjam te ju.

23Po ndashti si s’kam vënt më ndër këto anë, edhe kishnjam mallë shumë viet e t-hu të vinjam te ju,

24Kur të vete ndë Spani; sepse shpërenj tuke shkuarë aty drejti t’u shoh juve, edhe të përcillem atie prej jush, më përpara si të nginjem ca me ju.

25Po ndashti po vete ndë Jerusalim, për të shërbyerë shënjtorëvet.

26Sepse Maqedhonia edhe Ahaia pëlqyenë të bënjënë një elejmosinë për shënjtorët’ e vobeq që janë ndë Jerusalim.

27Sepse u pëlqeu atyre këjo, edhe janë detorët’ e atyreve; sepse ndë u bënë kombetë shokë bashkë me ata ndë punëra të shpirtit, duhetë t’u shërbenjën’ atyreve edhe ndë punëra të mishit.

28Si të mbaronj pra këtë, edhe t’u vulos atyre këtë pemë, do të shkonj nga ju ndë Spani.

29Edhe e di, se tuke ardhurë te ju, do të vinj plot me bekim të ungjillit Krishtit.

30Edhe u lutem juve, o vëllezër, për Zotinë tënë Jisu Krishtinë, edhe për dashurin’ e Frymësë të mundohi bashkë me mua tuke falurë Perëndisë për mua;

31Që të shpëtonj nga ata të padëgjuaritë që janë ndë Judhe, edhe që të bënet’ e pëlqyerë mbë shënjtorët puna ime që bënj ndë Jerusalim;

32Që të vinj te ju me gëzim, ndë dashtë Perëndia, edhe të prëhem bashkë me ju.

33Edhe Perëndia i paqtimit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help