PUNËT’ E APOSTOJVET Krej 17. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe si bënë udhë ndëpër Amfipolë e ndëpër Apolloni, erthnë ndë Thessallonikë, ku ishte sinagogjia e Judhenjet.

2Edhe Palvi sikundrë e kishte zakon hyri tek ata, edhe tri të shëtuna fliste me ata nga shkronjatë,

3Tuke sgjidhur’ e tuke dëftyerë, se Krishti duhej të pësonte e të ngjallej prej së vdekurish, edhe se kyj Jisuj është Krishti, që po u leçis unë juve.

4Edhe cave nga ata u mbushnë mëntë, edhe u bashkuanë me Pavlin’ e me Sillënë, edhe shumë shumicë nga Grekëtë që druaninë Zotinë, edhe nga grat’ e para jo të paka.

5Po ata Judhenj, që nuk’ u mbushej mëndëja, u zmiruanë, edhe muarnë me vetëhe ca njerës të këqij nga ata prej rrugash tregut, edhe mbëlothnë gjëndëje, edhe përzieninë qytetinë; edhe u sulnë ndë shtëpi të Jasonit, e kërkonin’ ata, t’i bininë te llauzi.

6Po passi s’i gjetnë, hoqnë svarë Jasonin’ edhe ca vëllezër të tierë te të parët’ e qytetit, tuke bërtiturë, se: “Këta që ngritnë mbë këmbë botënë, kanë ardhur’ edhe këtu,

7Të cilëtë Jasoni i priti ndë shtëpi; edhe të gjithë këta punonjënë kundrë urdhëratavet Qesarit, tuke thënë, se është një tietër mbëret, Jisuj.

8Edhe përzienë gjëndëjen’ e të parët’ e qytetit që dëgjoninë këto fialë.

9Edhe si u siguruanë prej Jasonit edhe prej të tierëvet, i lëshuanë.

10Edhe vëllezëritë përnjëherë dërguanë jashtë Pavlin’ edhe Sillënë natënë ndë Verie; të cilëtë kur erthnë aty, vanë ndë sinagogjit të Judhenjet.

11Edhe këta ishinë më të fisçim se ata të Thessallonikësë, sepse pritnë fialënë me gjithë zëmërë, tuke shikuarë përdita shkronjatë, ndë qoftë se janë kështu këto punëra.

12Shumë vetë nga ata pra besuanë, edhe nga grat’ e nderëshime të Grekëvet, edhe nga burratë jo të pakë.

13Po ata Judhenj që ishinë nga Thessallonika kur muarnë vesh, se u leçit fial’ e Perëndisë nga Pavli edhe ndë Verie, erthnë edhe atie tuke tundurë gjëndëjenë.

14Edhe atëhere vëllezëritë dërguanë jashtë përnjëherë Pavlinë të vejë gjer ndë det; po Silla edhe Timotheu mbetnë atie.

15Edhe ata që përcillninë Pavlinë, e shpunë gjer nd’ Athinë; edhe si muarnë porosia për Sillën’ e për Timothenë, që të vinjënë sakaqëherë tek ay.

16Edhe Pavli kur ishte tuke pritur’ ata nd’ Athinë, i nxehej shpirti ndër vetëhe, sepse shihte qytetinë plot me idhuj.

17Fliste pra ndë sinagogjit me Judhenjtë, edhe me ata që druaninë Zotnë, edhe ndë trekt ditë për ditë me ata që piqej.

18Atrëhere ca fillosofë nga Epikurianët’ e nga Stoikëtë haheshinë me fialë me atë; edhe ca thoshinë: “Vallë ç’do të thotë kyj njeri që përhap fialë?” Edhe ca të tierë thoshinë: “Duketë, se është zë-dhënës perëndirash të huaja; sepse u leçiste atyre Jisunë, edhe të ngjalluritë.”

19Edhe ata e zunë, edhe e prunë nd’ Areopagë, tuke thënë: “Munt të marrëmë vesh, ç’është kyj mësim i ri që flitetë prej teje?

20Sepse na bie ca punëra të huaja ndë veshët tanë. Duamë pra të marrëmë vesh, ç’do të jenë këto.”

21— Sepse gjith’ Athinasit’ edhe të huajtë që rrinin’ atie, nukë kishinë tiatërë nge, veçe të thonë e të dëgjonjënë ndonjë fialë të re.

22Atëhere Pavli qëndroj ndë mest të Areopagut, e tha: “O burra Athinas, mbë gjithë punërat u shoh juve se jeni me tepër hie-lutësa.

23Sepse tuke shkuar’ e tuke vënë re vëndet’ e lutëjesë tuaj, gjeta edhe një alltar që ishte shkruarë përmbi atë: “Mbë të panjohurinë Perëndi”. Atë pra që nuk’ e njihni edhe e i luteni, këtë po u dëftenj unë juve.

24Perëndia që bëri botën’ edhe gjithë ato që janë nd’atë, kyj tuke qënë Zot i qiellit edhe i dheut, nukë rri ndër tempuj që janë bërë me dorë,

25As nukë ka nevojë për ndonjë që t’i shërbenjënë njerëzitë me duar, sepse ay u ep të gjithëve jetë edhe frymë edhe të gjitha.

26Edhe bëri çdo komp njerëzish prej një gjaku, që të rrinë mbi gjithë faqen’ e dheut, edhe urdhëroj kohëratë që i ka vënë ndë taks që përpara, edhe sinoret’ e së ndenjurës’ atyreve;

27Që të kërkonjënë Zotinë, mbase munt ta përpiekën’ edhe ta gjenjënë, ndonëse ay s’është lark nga gjithësecili prej nesh;

28Sepse nd’ atë rrojmë, edhe luajmë, edhe jemi, sikundrë edhe ca nga poetarëtë tuaj kanë thënë: “Se jemi edhe far’ e ati”.

29Tuke qënë pra far’ e Perëndisë, nukë duhetë të kujtojmë se Perëndia ka të gjarë me ar a me argjënt a me gur, latuarë prej mieshtërisë e prej mëndëjesë njeriut.

30Perëndia pra nukë vuri re me sy kohërat’ e së paditurësë, po tashi porosit gjithë njerëzitë mbë çdo vënt të pendonenë;

31Sepse vuri një ditë, mbë të cilënë do të gjykonjë botënë me drejtëri me anë të një njeriu, që e ka urdhëruarë, edhe për këtë dha besë mbë të gjithë, kur e ngjalli prej së vdekurish.”

32Edhe ata kur dëgjuanë të ngjallurë prej së vdekurish, ca e përqeshninë, e ca të tierë thanë: “Do të të dëgjojmë përsëri për këtë punë.”

33Edhe kështu Pavli dolli nga mezi atyreve.

34Edhe ca burra iu ngjitnë, edhe besuanë; ndër ata ishte edhe Dhionis Areopagjiti, edhe një grua që qjuhej Dhamaridhë, edhe të tierë bashkë me ata.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help