EVREJT Krej 7. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Sepse kyj Melqisedheku, mbëreti Salimit, prift i Perëndisë lartë, i cili u poq me Avraamnë, tuke kthyerë prej të gririt mbëretravet, edhe e bekoj;

2Të cilit Avraami i dha të dhiettënë nga gjithë plaçkatë, ay përpara qjuhetë mbëret drejtërie, pastaj edhe mbëret Salim, që do me thënë mbëret paqtimi.

3Pa atë, pa mëmë, pa gjeneallogji, pa pasurë të nisurë ditsh, as të mbaruarë jete, po gjajturë të Birit Perëndisë, mbet prift përherë.

4Edhe vështrroni sa i math ishte kyj, të cilit Avraami kryeati i dha edhe te dhiettënë nga plaçkatë.

5Edhe nga të bijt’ e Leviut ata që marrënë priftërinë, kanë posori pas nomit të marrënë të dhiettënë nga llauzi, domethënë nga vëllezërit’ e tyre, ndonëse kanë dalë nga mezi i Avraamit.

6Edhe ay që nuk’ e kishte gjeneallogjinë nga ata, mori të dhiettënë nga Avraami, edhe bekoj atë që kishte të zotuaratë.

7Edhe pa ndonjë kundrëfialë, më i vogëli bekonetë nga m’i madhi.

8Edhe këtu njerës të morçëm marrënë të dhietta; e atie merr të dhietta ay që martirisetë se rron.

9Edhe me thënë kështu, edhe Leviu, që merrte të dhietta me anë të Avraamit, dha të dhietta.

10Sepse ay Leviu ishte po ndë mest tet, kur u poq me atë Melqisedheku.

11Ndë ishte pra të mbaruarë me anë të priftërisë Levitike (sepse llauzi mori nominë me anë t’asaj), ç’duhej të ngrihetë tiatrë prift pas takstit Melqisedhekut, e të mos thuhetë pas taksit Aaronit?

12Sepse kur ndërronetë vëndit priftëria, duhetë të ndërronetë vëndit edhe nomi.

13Sepse ay që thuhenë këto punëra për atë, ishte prej tiatërë fare, prej të cilësë asndonjë s’i qe afruarë theroresë.

14Sepse është punë e çfaqurë, se Zoti ynë lindi nga Judha, që për atë farë Mojsiu nukë foli gjë për priftëri.

15Po edhe shumë më tepër’ është punë e çfaqurë, sepse ngrihetë tiatërë prift pas shëmbëllimit Melqisedhekut,

16I cili nukë qe bërë pas nomit porosisë mishit, po pas fuqisë jetësë pambaruarë.

17Sepse martiris, tuke thënë: “Se ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut’.”

18Sepse porosia e parë këthehetë prapëkur ësht’ e dobë edhe e padobishme,

19(sepse nomi nukë mbaroj ndonjë farë pune), po kalli një shpëresë më të mirë, që me anë t’asaj i afronemi Perëndisë.

20Edhe sa më shumë nukë qe bërë ndonjë prift pa bërë be;

21(Sepse ata qenë bërë priftërë pa bërë be, po kyj tuke bërë be prej ati që i tha: “Zoti bëri be, edhe nukë do të pendonetë, Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut.”)

22Kaqë më së mirësë dhiatë u bë dorëzënës Jisuj.

23Edhe ata qenë bërë shumë priftërë, sepse nuk’ i linte vdekëja të mbesinë shumë kohë;

24Po aj, passi mbet për gjithë jetënë, e ka priftërinë të pandërruarë vëndit.

25Edhe përandaj munt t’i shpëtonjë fare ata që afronenë përanë Perëndisë me anë t’ati, sepse rron përherë që të lajmësonjë për ata.

26Sepse i tillë kryeprift duhetë për ne, shënjt, i pafaj, i pazhyerë, ndarë veç nga fajtorëtë, edhe bërë më i lartë se qiejetë;

27I cili s’ka nevojë përditë, si ata kryepriftëritë, të bierë kurbane më përpara për fajet’ e tia, pastaj për fajet’ e llauzit; sepse një herë e bëri këtë, kur pruri vetëhen’ e tikurban.

28Sepse nomi vë kryepriftërë njerës që kanë dobësirë; po fiala e besë që u bë prapa nomit vuri Birinë, që ësht’ i kulluarë për gjithë jetënë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help