PUNËT’ E APOSTOJVET Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Fialën’ e parë e bëra, o Theofil, për gjithë sa zuri Jisuj të bënjë e të mësonjë,

2Gjer mb’ atë ditë që hipi lart, passi me anë të Frymës’ Shënjtëruarë u la porosi apostojvet që pat sgjedhurë;

3Mbë të cilët dëfteu edhe vetëhenn’ e ti të gjallë passi pësoj, me shumë shenje, e dukej ndër ata dyzet dit, e u fliste për punët’ e mbëretëris’ Perëndisë.

4Edhe kur mbëlidhej bashkë me ata i porositi të mos ndahenë nga Jerusalimi, po të presënë të zotuarët’ e Atit, që dëgjuatë prej meje.

5Sepse Joanni pagëzoj me ujë, po ju do të pagëzoneni me Frymë të Shënjtëruarë, pas këtyre pak diç.

6Ata pra kur u mblothnë bashkë mbë një vënt, e pyesninë, tuke thënë: “Zot, vallë mbë këtë kohë do t’ia apç mbëretërinë Israilit?”

7Edhe ay u tha atyre: “Nuk’ është puna juaj të njihni kohërat’ a motetë, që i ka vënë Ati ndë pushtet të ti;

8Po do të merrni fuqi, kur të vinjë Frym’ e Shënjtëruarë mbi ju; edhe do të më jeni martirë edhe ndë Jerusalim edhe ndë gjithë Judhenë e Samarinë, edhe gjer ndë funt të dheut.”

9Edhe si tha këto, te po shihin’ ata u ngrit lart, edhe e mori një re nga syt’ e atyreve.

10Edhe ata tek ishinë tuke vështruarë ndë qiell, kur po shkonte ay lart, na dy burra me rroba të bardha tek ndenjnë përanë atyreve;

11Të cilët’ edhe thanë: “O burra Galileas, përse rrini e vështroni ndë qiell? Kyj Jisuj që hipi lart ndë qiell nga ju, kështu do të vinjë, sikundrë e patë atë tuke vajturë ndë qiell.”

12Atëhere u këthyenë ndë Jerusalim nga mali që thuhet’ i Ullishtësë, i cili ësht’ afërë Jerusalimit, edhe mban lark sa një udhë të shëtunë.

13Edhe kur hynë, hipnë ndë dhomët të sipërme, atie ku kishinë të ndenjuritë Pietri e Jakovi e Joanni e Andhreu, Filippi edhe Thomaj, Varthollomeu edhe Mattheu, Jakovi i bir’ Allfeut edhe Simon Zillotiu, edhe Judha i vëllaj Jakovit.

14Këta të gjith’ ishinë tuke priturë me një zëmërë mbë të falurit e mbë të luturit, bashkë me gratë, edhe me Marinë t’ëmën’ e Jisujt, edhe bashkë me të vëllezërit’ e ati.

15Edhe ndër këto dit u ngrit Pietri ndë mest të nxënëset, e tha: (edhe ishte mbëledhur’ aty gjëndëje sindonja një qint e njëzet vetë):

16O burra vëllezër, duhej të mbushej këjo shkronjë, që pat thënë përpara Frym’ e Shënjtëruarë me anë të gojësë Dhavidhit për Judhënë që u bë udhëheqës atyreve që zunë Jisunë;

17Sepse pat qenë nunëruarë bashkë me ne, edhe pat marrë piesën’ e kësaj shërbese.

18Kyj pra fitoj një arë nga pag’ e paudhërisë, edhe ra përmbys e plasi ndë mest, edhe iu derthnë gjithë zorrëtë;

19Edhe u bë e diturë mbë gjith’ ata që rrinë ndë Jerusalim, kaqë sa u qjuajti ajo arë ndë gjjuhët t’atyreve Akeldhama, që do me thënë: Arë gjaku.

20Sepse është shkruarë ndë vivli të Psallmëvet: “U shkretoftë shtëpia e ati edhe mos ndenjtë njeri nd’atë”, edhe: “Punën’ e ati e marrtë një tiatërë”.

21Duhetë pra nga ata burratë që erthnë bashkë me ne mbë çdo kohë kur hyri e dolli te neve Zoti Jisu,

22Zënë që nga pagëzimi Joannit, gjer mb’atë ditë që hipi lart prej nesh, një nga këta të bënetë martir bashkë me ne për të ngjallurit’ e ati.

23Edhe vunë dy vetë, Josifnë që qjuhej Varsava, i cili u qjuajti Just, edhe Matthinë.

24Edhe si u falnë thanë: “Ti, o Zot, zemër-njohës i të gjithave, dëfte një nga këta të dy, atë që të kesh sgjedhurë,

25Të marrë piesën’ e kësaj shërbese edhe apostolie, prej së cilësë ra Judha, që të venjë ndë vënt të ti.

26— Edhe u dhanë atyre shorta; edhe shorta i ra Matthisë, edhe u numërua bashkë me të një-mbë-dhiet’ apostojtë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help