1Atëhere pra Pillati mori Jisunë, edhe e rrahu.
2Edhe ushëtorëtë gërshetuanë një kurorë prej ferrash, e ia vunë mbi kryet t’ati, edhe e veshnë me një rrobe të kuqe.
3Edhe thoshinë: “Gëzonu, o Mbëret i Judhenjet!” Edhe i bininë me shuplaka.
4Pillati pra dolli përsëri jashtë, edhe u thot’ atyre: “Na te po ua bie atë jashtë, që ta dini se nukë gjenj asndonjë faj tek ay.”
5Jisuj pra dolli jashtë veshurë me kuronënë prej ferrash edhe rroben’ e kuqe. Edhe Pillati u thot’ atyre: “Na njeriu!”
6Kur panë atë kryepriftërit’ edhe shërbëtorëtë, bërtitnë, tuke thënë: “Kryqëzo-je, kryqëzo-je.” Pillati u thot’ atyre: “Merreni ju, edhe kryqëzojeni; sepse unë nukë gjenj faj tek ay.”
7Judhenjtë iu përgjeqnë: “Neve kemi nom, edhe pas nomit tënë ay duhetë të vdesë, sepse bëri vetëhen’ e ti të birin’ e Perëndisë.”
8Atëhere Pillati pra kur dëgjoj këtë fialë, u frikësua më teprë.
9Edhe hyri përsëri ndë vënt të gjyqit, edhe i thotë Jisujt: “Nga je ti?” Po Jisuj nuk’ i dha të përgjegjurë.
10Pillati pra i thotë: “Mua nukë më flet? Nuk’ e di ti se unë kam pushtet të të kryqëzonj, edhe kam pushtet të të lëshonj?”
11Jisuj u përgjeq: “Nukë kishnje asndonjë pushtet mbi mua, të mos të qënëke dhënë së larti; përandaj ay që me ep ndër duar të tua ka më tepërë faj.”
12Që atëhere Pillati kërkonte ta lëshonte, po Judhenjtë thërrisninë tuke thënë: “Ndë lëshofsh këtë, nukë je miku i Qesarit; gjithëkush që bën vetëhen’ e ti mbëret, flet kundrë Qesarit.”
13Pillati pra kur dëgjoj këtë fialë, nxori jashtë Jisunë, edhe ndenji mbi front të gjyqit, mbë një vënt që thuhetë Gur shtruarë, edhe Evraisht Gavvatha.
14Edhe ishte dark’ e pashkësë, edhe afëro gjashtë ora; edhe u thot’ Judhenjvet: “Na mbëreti juaj.”
15Po ata bërtitnë: “Ngri-e, ngri-e, kryqëzo-je.” Pillati u thot’ atyre: “Mbëretnë tuaj të kryqëzonj?” Kryepriftërit’ u përgjeqnë: “S’kemi tiatërë mbëret veç Qesarit.”
16Atëhere pra ua dha atyre ndër duar, që të kryqëzonetë. Edhe ata muarnë Jisunë, edhe e shpunë.
17Edhe tuke mbajturë kryqin’ e ti, dolli nd’atë vënt që thuhetë vëndi Krejt, që Evraisht thuhetë Gollgotha.
18Atie kryqëzuan’ atë, edhe dy të tierë bashkë me atë atej edhe këtej, edhë Jisunë ndë mest.
19Pillati shkroj edhe një titllë, edhe e vuri mbi kryqt; edhe ishte shkruarë J i s u
N a z o r e a s i m b ë r e t i i J u d h e n j e t.
20Edhe këtë titllë e kënduanë shumë vetë prej Judhenjet; sepse ishte afërë qytetit vëndi që u kryqëzua Jisuj. Edhe ishte shkruarë Evraisht, Greqisht, Romanisht.
21Edhe kryepriftërit’ e Judhenjet pra i thoshinë Pillatit: “Mos shkruaj, Mbëreti Judhenjet, po se ay tha: Jam mbëreti i Judhenjvet.”
22Pillati u përgjeq: “Atë që shkrova,e shkrova.”
23Ushtëtorëtë pra, passi kryqëzuanë Jisunë, muarnë rrobet’ e ati, edhe i bënë katrë piesa, për gjithësecilin’ ushtëtuar një piesë, edhe petkunë; edhe petku ishte i paqepurë, endur’ i tërë që së sipërmi.
24Thanë pra ndër mest të tyre: “Le të mos e grisëmë atë, po të shtiemë shortë për atë, kujt t’i bierë; - që të mbushetë shkronja që thotë: “Ndanë rrobet’ e mia ndër vetëhet të tyre, edhe shtynë shortë mbi petkunë tim.” Ushtëtorëtë pra bënë këto.
25Edhe ndaj kryqit Jisujt ishinë tuke ndenjurë e ëma edhe e motër’ e s’ëmës’ ati, Maria, gruaja e Kllopajt, edhe Maria Magdhalini.
26Jisuj pra kur pa t’ëmënë edhe atë nxënësinë që donte tuke ndenjurë përanë, i thotë s’ëmësë: “Grua, na yt bir!”
27Pastaj i thotë nxënësit: “Na jot ëmë!” Edhe nxënësi që atëhere e mori ndë shtëpit të ti.
28Pas kësaj Jisuj tuke diturë, se ndashti u mbaruanë të gjitha, që të mbaronetë shkronja, thotë:
29“Kam et.” Edhe ishte atie një enë plot me uthullë; edhe ata mbushnë një sfungar me uthullë, edhe e vunë mbë një hyssop, e ia prunë ndë gojë.
30Jisuj pra kur mori uthullënë, tha: “U mbarua”, edhe ungji kryetë, e dha frymënë.
31Judhenjtë pra, për të mos mbeturë trupetë mbë kryqt për të shëtunë, sepse ishte e premte (sepse ajo dit’ e shëtunë ishte e madhe), iu lutnë Pillatit t’u thyhenë kërcinjt’ e këmbëvet, edhe të ngrihen’ ateje.
32Erthnë pra ushtëtorëtë, edhe thyenë kërcinjt’ e të parit, edhe ati tietërit që u kryqëzua bashkë me atë.
33Po kur erthnë te Jisuj, edhe e panë, se tashti kishte vdekurë, nuk’ i thyenë kërcinjtë;
34Po një nga ushtëtorët’ i shpoj brinjënë me shtijzë, edhe përnjëherë i dolli gjak edhe ujë.
35Edhe ay që pa martirisi, edhe martiria e ati ësht’ e vërtetë, edhe ay e di se thotë të vërtetënë, që të besoni ju.
36Sepse këto u bënë që të mbushetë shkronja: “Eshtër nukë do t’i thyhetë.”
37Edhe përsëri një tiatërë shkronjë: “Do të vështronjën’ atë që shpuanë.”
38Edhe pastaj Josifi që ishte nga Arimathea (i cili ishte nxënës i Jisujt, po i fshehurë nga frik’ e Judhenjet), iu lut Pillatit që të ngrerë trupin’ e Jisujt, edhe Pillati e la. Erdhi pra edhe ngriti trupin’ e Jisujt.
39Erdhi edhe Nikodhimi (ay që pat ardhurë përpara te Jisuj natënë), edhe pruri të përzierë mire edhe alloe, sindonja një qint litra.
40Muarnë pra trupin’ e Jisujt, edhe e pështuallnë me pëlhura bashkë me erërat, sikundrë e kanë zakon Judhenjtë të kllasënë ndë varr.
41Edhe nd’atë vënt që u kryqëzua ishte një kopësht, edhe ndë kopësht një varr i ri, që nd’ atë nuk’ ishte vënë kurrë asndonjë njeri.
42Atie pra vunë Jisunë, për të premten’ e Judhenjet, sepse varri ishte afërë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.