2 KORINTHIANËT Krej 12. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Të mburrem me të vërtetë s’më bën mirë, sepse do të vinj ndë të para e ndë sbulesa të Zotit.

2Di një njeri mbë Krishtinë përpara katërmbëdhietë vieç, (a se me trup, s’e di; a se jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di;) se i tilli njeri u rrëmbye gjer mbë të tretinë qiell.

3Edhe e di të tillinë njeri (a se me trup a se jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di;),

4Se u rrëmbye ndë paradhis, edhe dëgjoj fialë të pafolura me gojë, të cilatë s’munt t’i flasë njeri.

5Për të tillinë njeri do të mburrem; po për vetëhenë time nukë do të mburrem, veç për dobësirat’ e mia.

6Sepse ndë daça të mburrem, nukë do të jem i marrë; sepse do të them të vërtetënë; po druanj, semos kujtonjë ndonjë për mua më tepërë nga ajo që më sheh, a më tepërë nga ajo që dëgjon prej meje.

7Edhe që të mos mbahem mbë të math për sbulesat’ e tepëra, m’u dha një hell ndë trupt, ëngjëlli Satan, që të më bierë me shuplaka, që të mos mbahem mbë të math.

8Për këtë tri herë iu luçë Zotit, që të mërgonetë prej meje.

9Edhe më tha: Mjaft të është hiri im; sepse fuqia ime mbaronetëndë dobësirë. Me gëzim të math pra do të mburrem më tepërë për dobësirat’ e mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit.

10Përandaj më pëlqenjënë dobësira, të shara, nevoja, të ndiekura, shtrëngime për Krishtinë; sepse, kur jam i dobë, atëhere jam i fuqishim.

11U bëç’ i marrë (tuke mburrurë); ju më shtrënguatë; sepse duhej unë të ndorëzoneshe prej jush; sepse as mbë një gjë s’jeta prapa nga me të mëdhenjt’ apostojtë, ndonëse s’jam gjë.

12Shenjat’ e apostolit u punuanë ndër ju me çdo durim, me shenje e me çudia, e me fuqia.

13Sepse mbë ç’punë mbettë prapa nga qishat’ e tiera, përveç se unë vetë nuk’ u rëndova juve? Ma falni këtë punë të paudhë.

14Ja e treta herë që jam gati për t’ ardhurë te ju, e nukë dua t’u rëndonj juve; sepse s’kërkonj tuajatë, po juve; sepse bijtë s’kanë detyrë të mbëledhënë gjë për përint, po përint për bijt.

15Po unë do të prish me gëzim të math, edhe do të prishem për shpirtërat tuaj, ndonëse tuke u duashurë juve më tepërë, duhem më pak.

16Po le të jetë kështu, unë nuk’ u bëçë barrë juve; po si dinak që qeshë, u zura juve me kobim.

17Mos lakëmova gjë prej jush me anë të ndonjëri nga ata që dërgova te ju?

18Iu luçë Titosë, edhe bashkë me atë dërgova vëllanë; mos lakëmoj gjë prej jush Titua? Nuk’ ecëm neve me atë frymë? Nuk’ ecëm nd’ ato gjurma?

19Përsëri u duketë juve se u apëmë fjalë juve? Flasëmë përpara Perëndisë mbë Krishtinë; edhe të gjitha i bëmë, o të dashurë, për të ndërtuaritë tuaj.

20Sepse kam frikë, mbase kur të vinj, nuk’ u gjenj juve asish që dua, edhe ju s’më gjeni asish që doni; druanj se janë ndër ju qarta, zëlia, zemërata, të zëna, të përfolura keq, pishtëllime, të mbajtura me të math, trazime.

21Druanj se përsëri kur të vinj te ju, do të më unjë Perëndia im, edhe do të bënj vajë për shumë vetë nga ata që kanë fëjyerë që përpara, edhe s’u penduanë për pëgërsirën’ e për kurvërin’ e për ndyrësirënë që punuanë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help