2 TIMOTHENË Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pavli, apostol i Jisu Krishtit me dashurimin’ e Perëndisë, pas të zotuarit jetësë që është mbë Jisu Krishtinë,

2Mbë Timothenë, birin’ e dashurë, qoftë hirë, përdëllim, paqtim prej Perëndisë, Atit, edhe prej Jisu Krishtit, Zotit tënë.

3I falem ndersë Perëndisë, të cilinë lus që nga përint’ e mi me ndërgjegjëje të këthiellëtë, se pa pushim të kujtonj ndë të luturat të mia nat’ e ditë,

4Edhe kam mallë të shoh, kur kujtonj lot’ e tu, që të mbushem me gëzim;

5Sepse bie ndër mënt besënë pa ipokrisi që është te ti, e cila ndenji më përpara te jot gjyshe Llojdha, edhe te jot ëmë Evnika; edhe më është mbushurë mëndëja se ka ndënjur’ edhe te ti.

6Për atë punë të përmënt tyj, që të ngjallç përsëri dhurëtin’ e Perëndisë, e cila është te ti nga të vënët’ e duarvet mia mbi tyj.

7Sepse Perëndia s’na ka dhënë frymë frike, po frymë fuqie e dashurie e urtësie.

8Mos kij turp pra për martirin’ e Zotit tënë, edhe për mua të lidhurin’ e ati; po hiq keq bashkë me mua për ungjillinë pas fuqisë Perëndisë,

9I cili na shpëtoj, edhe na thërriti me të thërriturë të shënjtëruarë, jo pas punëravet tona, po pas së thënësë ti, edhe pas hirit që na u dha me anë të Jisu Krishtit që përpara motevet pasosurë,

10Edhe që u çfaq ndashti me të dukurit’ e shpëtimparit tënë Jisu Krishtit, i cili prishi vdekëjenë, edhe nxori ndë dritë jetën’ edhe pavdekëjenë me anë të ungjillit.

11Për atë u vuç’ unë leçitës edhe apostol edhe mësonjës i kombevet;

12Që për atë punë edhe pësonj këto; po s’kam turp; sepse e di se kujt i kam besuarë, edhe më është mbushurë mëndëja, se ay munt të ruanjë ndorëjenë time gjer mb’atë ditë.

13Ruaj formën’ e fialëvet shëndosha, që dëgjove prej meje, me besë e me dashuri që është mbë Jisu Krishtinë.

14Ndorjen’ e mirë ruaje me anë të Frymësë Shënjtëruarë që rri ndër ne.

15 Ti e di këtë, se gjith’ata që janë nd’ Asi më këthyenë kurrizinë, nga ata është Fygjelli edhe Hermogjeni.

16Zoti dhashtë përdëllim ndë shtëpi të Onisiforit; sepse shumë herë më dha zemërë, edhe s’pat turp për hekurat’ e mia,

17Po kur erdhi ndë Romë, më kërkoj me shumë nxitim, edhe më gjeti.

18Zoti i dhashtë ati të gjenjë përdëllim nga Zoti nd’ atë ditë. Edhe sa më shërbeu ndë Efesë, ti e di më mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help