FILIPPIANËT Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Ndë qoftë pra ndonjë ngushullim mbë Krishtinë, ndë qoftë ndonjë fial’ e butë dashurie, ndë qoftë ndonjë shoqëri Fryme, ndë qofshinë zemëra të dhëmbura e përdëllime,

2Më mbushni me gëzim, që të jeni me një mëndëje, tuke pasurë një dashuri, bashkë me një një shpirt e me një mëndëje.

3Mos punoni gjë me cmir a prej mëndëje të kotë, po me mëndëje të unjëtë, tuke kujtuarë njëri tiatrinë se është më i lartë se vetëhen’ e ti.

4Le të mos vërë re gjithësecili prej jush për të tiatë, po gjithësecili edhe për të tierëtë.

5Edhe le të jetë mbë ju ajo mëndëje që ishte edhe mbë Jisu Krishtinë;

6I cili, tuke qënë ndë formët të Perëndisë, nuk’ e kujtoj për rrëmbim që të jetë si një një me Perëndinë;

7Po smbrazi vetëhen’ e ti, edhe mori formë shërbëtori, e u bë posi njerëzitë mbë të përgjajturë;

8Edhe u gjënt posi njeri ndë fytyrë, unji vetëhen’ e ti, e u bë i dëgjuarshim gjer mbë vdekëje, edhe vdekëje kryqi.

9Përandaj edhe Perëndia e lartoj tepërë, edhe i fali emërë, që është përmbi çdo emërë;

10Që të unjetë mbë emërit të Jisujt çdo gju atyreve që janë nsë qiell e mbi dhet e ndënë dhet,

11Edhe çdo gjjuhë të rrëfenjë se Jisu Krishti është Zot, ndë lavdi të Perëndisë Atit.

12Përandaj, o të dashurit’e mi, sikundrë keni dëgjuarë përherë, jo vetëmë po sikur jeni vetëmë kur jeni ndër sy të mi, po ndashti shumë më tepërë që nukë jam ndër sy tuaj, punoni për shpëtimin’ e vetëhesë tuaj me frikë e me të dridhurë;

13Sepse Perëndia është ay që vepëron ndër ju edhe të dashurit’ edhe të vepëruarëtë, pas të pëlqyerit ti.

14Bëni të gjitha pa murmuri e pa mendime të dobëta,

15Që të delni faqebardhë e të tërë, bij Perëndie pa palavi ndë mest këti kombi dredharak e të shtrembëtë, ndërmest atyreve ndriçoni posi dritatë ndë botët,

16Tuke mbajturë fialën’ e jetësë, për të mburruritë tim ndë ditë të Krishtit, sepse nukë brodha kot, as nuk’ u munduashë kot.

17Po edhe ndë qoftë se derth gjakunë ndë kurban e ndë shërbesë të besësë tuaj, gëzonem e gasmonem bashkë me gjithë ju;

18Kështu edhe ju gëzohi e gasmohi bashkë me mua.

19Edhe shpërenj mbë Zotinë Jisu, t’u dërgonj juve për së shpejti Timothenë, që të më gëzonetë shpirti, kur të marr vesh për punërat tuaja.

20Sepse s’kam ndonjë tiatërë me një shpirt, që të ketë kujdes me zemërë të këthiellëtë për punëratë tuaja.

21Sepse të gjithë kërkonjënë për punërat e tyre, e jo për të Jisu Krishtit.

22Edhe e dini provimin’ e ati, se punoj bashkë me mua ndë ungjillt posi biri me t’anë.

23Shpërenj pra t’u dërgonj juve këtë shpejt, si të shoh qysh venë punërat’ e mia.

24Edhe kam shpëresë mbë Zotinë se edhe unë vetë do të vinj për së shpejti.

25Po umenduashë se ësht’ e nevojëshime t’u dërgonj juve Epafrodhitinë, vëllanë edhe punëtorinë edhe ushtëtorinë shokënë tim, që u dërgua nga ju, edhe më shërbeu ndë nevojët;

26Sepse kishte mallë për ju të gjithë, edhe i vinte keq, sepse dëgjuatë se ishte sëmurë.

27Edhe vërtet qe sëmurë afërë për vdekëje; po Perendia e përdëlleu; edhe jo vetëm’ atë, po edhe mua, që të mos kem hidhërim mbi hidhërim.

28Përandaj ua dërgova atë juve me nxitim, që të gëzohi, kur ta shihni përsëri, edhe unë të kem më pak hidhërim.

29Priteni pra atë mbë Zotinë me gjithë gëzim, edhe të tillëtë t’i keni për nderë;

30Sepse për punën’ e Krishtit u afrua gjer mbë vdekëje, edhe rrezikoi jetën’ e ti, që të mbushnjë të mbeturat’ e shërbesësë tuaj tek unë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help