1Simeon Pietri, shërbëtori edhe apostoli i Jisu Krishtit, mb’ ata që kanë marrë me shortë besë sinjënjë nga nderi me ne ndë drejtëri të Perëndisë tënë, edhe shpëtimtarit Jisu Krisht;
2Hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju me anë të njohurit Perëndisë, edhe Jisu Krishtit, Zotit tënë.
3Sikundrë fuqia e ati e hieruarshëmeja na fali gjith’ ato që duhenë për jetë e për besë të mirë, me anë të njohurit ati që na thërriti për lavdi e për punë të mirë;
4Që prej atyreve na u falnë të zotuarat’ e mëdha edhe të nderëshime, që të bëhi prej këtyre piesëtarët’ e fisit hieruarshim, tuke ikurë nga prishëja që është ndë botët me anë të dëshërimit.
5Edhe për këtë punë nxitoni me të math, e vini punën e mirë ndë besët, e të njohuritë ndë punë të mirë,
6E të përmbajturit’ e vetëhesë ndë të njohurit, e duriminë ndë të përmbajturit të vetëhesë, e besën’ e mirë ndë durimt,
7E dashurin’ e vëllazërisë ndë besët të mirë, e dashurinë ndë dashurit’ të vëllazërisë.
8Sepse kur janë këto ndër ju, edhe shtohenë, nuk’ u lanë juve pa punë e pa pemë mbë të njohurit të Zotit tënë Jisu Krishtit.
9Sepse ay që nuk’ i ka këto, ësht’ i verbër’ e dritëshkurtërë, edhe ka harruarë pastrimin’ e fajevet ti të vietravet.
10Përandaj, o vëllezër, nxitoni më tepërë të siguroni të thërrituritë edhe të sgjedhuritë tuaj; sepse tuke bërë këto, nukë do të fëjeni kurrë.
11Sepse kështu do t’u hapetë juve shumë udha e të hyrit ndë mbëretëri të pasosurë të Zotit tënë Jisu Krishtit.
12Përandaj nukë do të përtonj t’u bie juve ndër mënt përherë këto, ndonëse i dini, e jeni forcuarë ndë këtë të vërtetë.
13Po unë kujtonj, se është me udhë, gjersa të jem ndë këtë tendë, t’u ngacëmonj juve tuke ua prurë ndër mënt;
14Sepse e di, se për së shpejti do ta heth teje këtë tendënë time, sikundrë edhe Zoti ynë Jisu Krishti ma dëfteu.
15Po do të nxitonj, që të munt t’i kujtoni ato edhe pas vdekëjesë sime,
16Sepse nuk’ u bëmë juve të njihni fuqinë edhe të ardhurit’ e Zotit tënë Jisu Krishtit, tuke vaturë prapa përrallavet ndrequrë me mieshtri, po e kemi parë me sy madhërin’ e ati.
17Sepse mori nderë e lavdi prej Perëndisë Atit, kur i erdhi ati një i tillë zë prej lavdisë madhëruarëshime: “Kyj është Biri im i dashuri, që e pëlqeva.”
18Edhe këtë zë e dëgjuam që erdhi nga qielli, kur ishimë bashkë me atë ndë mal të shënjtëruarë.
19Edhe kemi më të vërtetuarshëme fialën’ e profitisë, asaj bëni mirë t’i vëni vesh, posi kandilit që ndriçon ndë vënt t’ errëtë, gjersa të sbardhë drita, e të lintnjë ylli i dritësë ndë zemërat tuaja.
20Tuke diturë këtë përpara, se çdo profiti shkronje nukë sgjidhetë prej vetiu.
21Sepse nuk’ erdhi ndonjë herë ndonjë profiti nga dashurimi i njeriut, po njerëzit’ e shënjtëruarë të Perëndisë folnë shtyturë prej Frymësë Shënjtëruarë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.