SBULESA Krej 19. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe pastaj dëgjova posi një zë të math shumë gjëndëje ndë qiell, që thoshte: “Allilluja, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë (Zotinë) Perëndinë tënë;

2Se gjyqet e ati janë të vërteta e të drejta, sepse gjukoj kurvën’ e madhe që prishi dhenë me kurvërin’ e saj, edhe mori shpagim prej dorës’ asaj për gjakun’ e shërbëtorëvet ti.”

3Edhe për së dyti thanë: “Allilluja.” Edhe tymi asaj hipën ndë jetët të jetëvet.

4Edhe ranë të njëzet e katrë pleqtë, edhe të katrë shtësëtë, e iu falnë Perëndisë që rrinte mbë front, tuke thënë: “Amin. Allilluja.”

5Edhe dolli një zë nga froni tuke thënë: “Lavdoni Perëndinë tënë, gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe ata që i kanë frikë ati, edhe të vogjil’ e të mëdhenj.”

6Edhe dëgjova posi një zë shumë gjëndëje, edhe posi një zë shumë ujërash, edhe posi një zë bumbullimash të forta, që thoshinë: “Allilluja; se mbëretëroj Zoti, Perëndia Gjithëpushtetësi.

7Le të gëzonemi, e le të gasmonemi, e le t’i apëmë lavdi ati, sepse erdhi dasma e Qëngjit, edhe gruaja e ati bëri gati vetëhen’ e saj.

8Edhe iu dha asaj që të vishetë me vishnje të pastrë e të ndriturë; sepse vishnjeja është drejtëriat’ e shënjtorëvet.”

9Edhe më thotë: “Shkruaj: Lum ata që janë ftuarë ndë dasmët të Qëngjit. Edhe më thotë: “Këto janë fialët’ e vërteta të Perëndisë.”

10Edhe rashë ndër këmbë t’ati që t’i falem; edhe ay më thotë: “Vështro, mos bënjç këtë; sepse unë jam një shërbëtuar shoqi yt edhe i vëllezëret tu që kanë martirin’ e Jisujt; po faliu Perëndisë; sepse martiria e Jisujt është fryma e profitisë.”

11Edhe pashë qiellinë hapurë, edhe ja një kal i bardhë, edhe ay që rrinte mb’ atë kluhej Besëtar edhe i Vërtetë, edhe gjukon e lëfton me drejtëri.

12Edhe syt’ e ati ishinë posi flakë ziarri, edhe mbi kryet t’ati kishte shumë kurora; edhe kishte shkruarë një emër, të cilinë asndonjë s’di veç ati.

13Edhe ishte veshurë me një rrobe ngjyerë ndë gjak; edhe emëri ati kluhetë Fiala e Perëndisë.

14Edhe ushtëriatë që ishinë ndë qiell, i vininë prapa ati hipurë mbi kuaj të bardhë, e veshurë me vishnje të bardhë edhe të pastrë.

15Edhe prej gojës’s’ati dilte një shpatë e prehtë, që t’u bierë kombevet me atë; edhe ay “do t’i kullosnjë ata me shkop të hekurtë”; edhe ay shkel tirën’ e verësë zemërimit edhe mërisë Perëndisë Gjithëpushtetësit.

16Edhe mbi rrobet e mbi kofshët të ti ka të shkruarë emërinë: Mbëret i mbëretëret, edhe Zot i zotëravet.

17Edhe pashë një ëngjëll që rrinte ndë qiellt; edhe thërriti me zë të math, e u tha gjithë shpesëvet që fluturonjënë ndë mes të qiellit: “Ejani edhe mbëlidhi ndë darkët të Perëndisë math,

18Që të hani mishra mbëretërish, e mishra urdhërmilësash, e mishra të fortësh, e mishra kuajsh, edhe atyre që janë ndenjurë mb’ ata, edhe mishra çdo farë njerëzish të lirë e shërbëtorë, edhe të vogjëlish e të mëdhenjsh.”

19Edhe pashë bishënë edhe mbëretërit’ e dheut, edhe ushtëriat’ e atyreve mbëledhurë, që të bënjënë luftë me atë që rrinte mbi kalt, edhe me ushtërin’ e ati.

20Edhe u zu bisha, edhe bashkë me atë profiti gënjeshtar, ay që bëri shenjetë përpara asaj, me të cilatë kuboj ata që muarnë shenjën’ e bishësë, edhe ata që iu falnë ikonës’ asaj; të dy u hothnë të gjallë ndë lëqer të ziarrit që digjetë me squfur.

21Edhe të tierët’ u vranë me shpatën’ e ati që rrinte mbi kalt, e cila dilte prej gojës’ati; edhe gjithë shpesët’ u nginjnë nga mishrat’ e atyreve.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help