SBULESA Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pastaj pashë, e ja një der’ e hapurë ndë qiell; edhe zëri i parë, që dëgjova, posi zë trumbete që fliste bashkë me mua, e thoshte: “Hip këtu, edhe do të të dëftenj sa duhetë të bënenë paskëtaj.”

2Edhe përnjëherë qeshë ndë frymë, edhe ja tek ishte një fron ndë qiellt, edhe mbi front ishte ndënjurë një.

3Edhe ay që rrinte gjante mbë të parët posi gur jaspidhe edhe sardhine; edhe ishte një ylver rreth fronit që gjante mbë të parët posi smaragdhinë.

4Edhe përqark shkëmbit ishinë njëzet e katrë frone; edhe mbë fronet (pashë) ndenjurë të njëzet e katrë pleqtë, veshurë me rrobe të bardha; edhe kishinë mbi krerët të tyre kurora t’ arta.

5Edhe dilinë nga froni vetëtima e bumbullima e zëra. Edhe përpara fronit ishinë shtatë

llambadhe ziarri ndezurë, të cilatë janë të shtatë frymat e Perëndisë.

6Edhe përpara fronit ishte një det qelqeje që gjante posi akull; edhe ndë mes të fronit, edhe rreth fronit katrë shtësë, që ishinë plot me sy përpara e prapa.

7Edhe shtës’ e parë gjante posi leon, edhe shtës’ e dytë gjante posi viç, edhe shtës’e tretë e kishtë faqenë posi njeri, edhe shtës’ e katrëtë gjante posi shqiponjë që fluturon.

8Edhe të katrë shtësëtë kishinë gjithësecila veç e veç nga gjashtë fletë përqark, edhe përbrenda ishinë plot me sy; edhe nukë kanë të prëjturë dit’ e natë tuke thënë: “Shënjt, shënjt, shënjt është Zoti, Perëndi Gjithëpushtetësi”, ay që ishte edhe që ësht’ edhe që vien.

9Edhe shtësëtë kur t’ apënë lavdi e nder e të falurë ndersë ati që ka ndenjurë mbë front, që rron ndë jetët të jetëvet,

10Të njëzet e katrë pleqtë do t’i bienë përpara ati që është ndenjurë mbë front, edhe do t’i falen’ ati që rron ndë jetët të jetëvet, edhe do të vënë kurorat’ e tyre përpara fronit, tuke thënë:

11I vëlyerë je, o Zot, të març lavdin’ e nderin’ e fuqinë; sepse ti i kriove të gjitha, edhe për dashuriminë tënt janë, edhe u kriuanë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help