1 JOANN Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Diemthit’ e mi, u shkruanj juve këto, që të mos fëjeni; edhe ndë fëjeftë ndonjë, kemi kush të lutetë tek Ati, Jisu Krishtin’ e Drejtë.

2Edhe ay është të shpërblyerët’ e fajevet tona; edhe jo vetëmë për tonatë, po edhe për të gjithë botësë.

3Edhe nga këjo e dimë, se e kemi njohur’ atë, ndë ruajçim porosit’ e ati.

4Ay që thotë: “E kam njohur’ atë”, edhe të mos ruanjë porosit’ e ati, është gënjeshtar, edhe e vërteta nuk’ është mb’atë.

5Po ay që të ruanjë fialën’ e ati, me të vërtetë dashuria e Perëndisë është mbaruarë te kyj. Nga këjo e dimë, se jemi mb’ atë.

6Ay që thotë se mbet mb’ atë, duhetë, sikundrë eci ay, kështu të ecënjë edhe kyj.

7Vëllezër, nuk’ e shkruanj juve një porosi të re, po një porosi të vietërë, që e kishitë që përpara herësë; porosia e vietër’ është fiala që dëgjuatë që përpara herësë.

8Përsëri u shkruanj juve një porosi të re, që ësht’ e vërtetë mb’ atë edhe mbë ju; sepse errësira shkon, edhe drita e vërtetë po ndrit.

9Ay që thotë se është ndë dritët, edhe i ka mëri të vëllat, është ndë errësirë gjer tashi.

10Ay që do të vëllanë mbet ndë dritët, edhe skandhali nuk’ është tek ay.

11Po ay që i ka mëri të vëllat, është ndë errësirët, edhe ecën ndë errësirët, edhe nukë di se ku vete, sepse errësira i verboj sytë.

12U shkruanj juve, diemthit’ e mi, se u falnë fajetë tuaja për emërin’ e ati.

13U shkruanj juve, atërë, sepse keni njohur’ atë që është që përpara herësë; u shkruanj juve, dialosha, se e keni mundurë të ligunë; u shkruanj juve, çuna, sepse e keni njohur’ Atinë.

14U shkrova juve, atërë, sepse e keni njohur’ atë që është që përpara herësë; u shkrova juve, dialosha, sepse jeni të fortë, edhe fiala e Perëndisë mbet ndër ju, edhe e keni mundurë të ligunë.

15Mos doni botënë, as ato që janë ndë botët. Ndë dashtë ndonjë botënë, dashuria e Atit nuk’ është mb’atë.

16Sepse çdo gjëqë është ndë botët, dëshërimi i mishit, edhe dëshërimi i syvet, edhe mashështia e jetësë, nuk’ është nga Ati, po është nga bota.

17Edhe bota shkon, edhe dëshërimi asaj; po ay që bën dashurimin’ e Perëndisë mbet ndë jetë të jetëvet.

18Çuna, është or’ e pastajme; edhe sikundrë dëgjuatë, se antikrishti vien, edhe tashi janë shum’ antikrishtërë; andaj e dimë, se ësht’ or’ e pastajme.

19Duallnë prej nesh, po nuk’ ishinë prej nesh; sepse, ndë ishinë prej nesh, do të kishinë mbeturë me ne; po duallnë, që të shpërfaqenë se nukë janë të gjithë prej nesh.

20Edhe ju keni të lyerë prej Shënjtit, edhe i dini të gjitha.

21Nuk’ u shkrova juve, se nukë dini të vërtetënë, po sepse e dini, edhe sepse çdo gënjeshtrë nuk’ është nga e vërteta.

22Kush është gënjeshtari, veçe ay që mohon se Jisuj nuk’ është Krishti? Kyj ësht’ antikrishti, ay që mohon Atin’ edhe Birinë.

23Kushdo që mohon Birinë, s’ka as Atinë; (ay që rrëfen Birinë, ka edhe Atinë).

24Atë pra që ju dëgjuatë që përpara herësë, le të mbesë ndër ju. Ndë mbettë ndër ju ajo që dëgjuatë që përpara herësë, edhe ju do të mbetni te Biri edhe tek Ati.

25Edhe këjo ësht’ e zotuara, që ay na u zotua, jeta e pasosurë.

26U shkrova juve këto për ata që u kobonjënë.

27Edhe atë të lyerëtë që muartë nga ay mbet ndër ju, edhe s’keni nevojë t’u mësonjë juve ndonjë; po sikundrë u mëson juve ajo e lyera për të gjitha, kështu ësht’ edhe e vërtetë, edhe nuk’ është gënjeshtrë; edhe sikundrë u mësoj juve, do të mbesni mb’ atë.

28Edhe tashi, diemthit’ e mi, mbetni mb’atë, që, kur të shpërfaqetë, të kemi kuxim, e të mos turpëronemi nga ay mbë t’ardhurit t’ati.

29Ndë e dini, se ësht’ i drejtë, e dini se kushdo që bën drejtërinë ka lindurë prej ati.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help