1 JOANN Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Kushdo që beson se Jisuj është Krishti, ka lindurë prej Perëndisë; edhe kushdo që do atë që e ka piellurë, do edhe atë që ka lindurë prej ati.

2Nga këjo e njohëmë se duamë të bijt’ e Perëndisë, kur të duamë Perëndinë, edhe të ruajmë porosit’ e ati.

3Sepse këjo është dashuria e Perëndisë, që të ruajmë porosit’ e ati; edhe porosit’ e ati nukë janë të rënda.

4Sepse çdo gjë që ka lindurë prej Perëndisë e munt botënë, edhe këjo është vitoreja që mundi botënë, do me thënë besa jonë.

5Cili ësht’ ay që munt botënë, veç ay që beson, se Jisuj është i Bir’ i Perëndisë?

6Kyj ësht’ ay që erdhi nga uji e nga gjaku, Jisu Krishti; jo nga uji vetëmë, po edhe nga uji edhe nga gjaku; edhe Fryma ësht’ ajo që martiris, sepse Fryma ësht’ e vërteta.

7Sepse tre janë ata që martirisënë ndë qiellt: Ati, Fiala, edhe Frym’ e Shënjtëruarë; edhe këta të tre janë një.

8Edhe tre jan’ ata që martirisënë ndë dhet: Fryma, edhe ujëtë, edhe gjaku; edhe këta të tre janë mbë një.

9Ndë qoftë se marrëmë martirin’ e njerëzet, martiria e Perëndisë është më e madhe; se këjo është martiria e Perëndisë që ka martirisurë për të Birinë.

10Ay që i beson të Birit Perëndisë, ka martirinë ndë vetëhet të ti; ay që nuk’ i beson Perëndisë, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk’ i besoj martirisë që martirisi Perëndia për të Birinë.

11Edhe këjo është martiria, se Perëndia na dha jetë të pasosurë, edhe këjo jeta është tek i Biri.

12Ay që ka Birinë, ka jetënë; ay që s’ka të Birin’ e Perëndisë, s’ka jetënë.

13Këto u shkrova juve që besoni mb’ emër të Birit Perëndisë, që ta dini se keni jetë të pasosurë (edhe që të besoni mb’ emër të Birit Perëndisë.)

14Edhe ky është kuximi që kemi tek ay, se ndë lypshim gjë pas dashurimit ati, na dëgjon.

15Edhe ndë e dimë se na dëgjon, ç’të lypëjmë, e dimë se marrëmë të lypuratë që kemi lypurë nga ay.

16Ndë paftë ndonjë të vëllanë se fëjen faj jo për vdekëje, do të lypënjë, edhe Perëndia do t’i apë ati jetë, atyreve që nukë fëjenjënë për vdekëje. Është faj për vdekëje; nukë them të lutetë për atë faj.

17Çdo e shtrembëtë është faj; edhe është faj jo për vdekëje.

18E dimë se kushdo që ka lindurë nga Perëndia nukë fëjen; po ay që ka lindurë nga Perëndia ruan vetëhen’ e ti, edhe i ligu nuk’ i piek me dorë ati.

19E dimë se jemi nga Perëndia; edhe gjithë bota gjëndetë mbë të ligët.

20Po e dimë se i Biri Perëndisë erdhi, edhe na dha mënt, që të njohëmë të vërtetinë; edhe jemi mbë të vërtetinë, mbë të Birin’ e ati Jisu Krishtinë. Kyj ësht’ i vërteti Perëndi, edhe jeta e pasosurë.

21Diemthit’ e mi, ruani vetëhenë tuaj nga idhujtë..

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help