1Shkruaj ëngjëllit kishës’ Efesine:
Këto thot’ ay që mba të shtat’ yjetë ndë të diathtë të ti, ay që ecën ndë mes të shtatë kandilevet arta.
2I di punërat’ e tua, edhe mundiminë tënt, edhe duriminë tënt, edhe s’munt të duronjç të liqtë, edhe se provove ata që thonë se janë apostoj, edhe nukë janë; edhe i gjete gënjeshtarë.
3Edhe vove, edhe ke durim, edhe u mundove për emërinë tim, edhe s’u lodhe.
4Po diç kam kundrë teje, sepse le dashurinë tënde të parënë.
5Kujtonu pra nga re poshtë, edhe pendonu, edhe bën punërat’ e para; se ndë mos, vinj shpejt te ti, edhe do të luanj kandilenë tënde nga vëndi asaj, ndë mos u pendofsh.
6Po ke këtë të mirë, se u ke mëri punëravet Nikollaitëvet, të cilavet u kam mëri edhe unë.
7Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma: Ati që munt do t’i apë të hajë nga druja e jetësë, që është ndë mes të paradhisit Perëndisë.
8Edhe ëngjëllit qishësë Smyrnevet shkruaj:
Këto thot’ i pari edhe i pastajmi, ay që qe i vdekur’ edhe rroj:
9I di punërat’ e tua edhe shtrëngimin’ edhe vobëzinë (po je i pasurë), edhe vllasfimin’ e atyreve që thonë për vetëhen’ e tyre se janë Judhenj, edhe nukë janë, po janë mbëledhëj’ e Satanajt.
10Mos u frikëso fare për sa ke për të pësuarë; ja dialli te ka për të vënë ca nga ju ndë burk, që të provohi; edhe do të kenë shtrëngim për dhietë dit. Bënu besëtar gjer mbë vdekëje, edhe do të t’ap kurorën’ e jetësë.
11Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma: Ay që munt do të mos i bënetë keq prej vdekëjesë dytë.
12Edhe ëngjëllit qishësë ndë Pergamë shkruaj:
Këto thot’ ay që ka shpatën’ e prehëtë me dy presa:
13I di punërat’ e tua, edhe ku e ke të ndenjuritë, atie ku është froni i Satanajt; edhe mba emërinë tim, edhe nukë mohove besënë time, edhe as nd’ato dit që ishte Antipa, martiriri im besëtari, i cili u vra ndër ju, atie ku ka të ndënjuritë Satanaj.
14Po diç kam pak gjë kundrë teje, sepse ke atie ca vetë që mbajnë mësimin’ e Vallaamit, i cili mësonte Vallakunë të bërë skandhali përpara të bijvet Israilit, që të hanë kurban idhujsh edhe të kurvëronjënë.
15Kështu ke edhe ti ca vetë që mbajnë mësimin’ e Nikollaitëvet, që e kam mëri.
16Pendonu; se ndë mos, vinj shpejt te ti, edhe do të lëftonj me ata me shpatën’ e gojësë sime.
17Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma: Ay që munt do t’i ap të hajë nga manna që është fshehurë, edhe do t’i ap haliç të bardhë, edhe mbi haliç shkruarë një emër të ri, të cilin’ asndonjë s’e njeh, veç ay që e merr.
18Edhe ëngjëllit qishësë që është ndë Thyateir shkruaj:
Këto thotë i Bir’ i Perëndisë, ay që ka syt’ e ti posi flakë ziarri, edhe këmbët’ e ati që gjanjënë porsi orihallk:
19I di punërat’ e tua, edhe dashurinë, edhe shërbesënë që bën, edhe besënë, edhe duriminë tënt, edhe punërat’ e tua, edhe të pastajmetë se janë më tepërë se të paratë.
20Po diç’ kam (pak gjë) kundrë teje, se lë gruanë Jezavelë, që thotë për vetëhen’ e saj se është profiteshë, të mësonjë edhe të gënjenjë shërbëtorët’ e mi të kurvëronjën’ edhe të hanë kurban idhujsh.
21Edhe i dhashë kohë asaj të pendonetë nga kurvëria e saj, edhe nuk’ u pendua.
22Ja unë tek e vë atë ndë shtrat, edhe ata që kurvëronjënë me atë ndë shtrëngim të math, ndë mos u pendofshinë nga punërat’ e tyre.
23Edhe të bijt’ e asaj do t’i vras me vdekëje. Edhe gjithë qishatë do ta njohënë, se unë jam ay që vëshgonj veshnjet’ edhe zemëratë; edhe do t’i ap gjithësecilit prej jush pas punëravet tuaja.
24Edhe u thom juve edhe të tierëvet që janë ndë Thyateir, sa s’kanë këtë mësim, edhe ata që s’i njohnë thellësirat’ e Satanajt, sikundrë thonë. Nukë do të vë tietërë barrë mbë ju;
25Po mbani atë që keni, gjer sa të vinj.
26Edhe ay që munt, edhe që ruan punërat’ e mia gjer së pastajmi, do t’i ap pushtet mbi kombet.
27Edhe: “do të kullosnjë ata me shkop të hekurtë; do të thyhenë posi enët’ e shtëmbarit” e sikundrë edhe un’ i mora prej tim et.
28Edhe do t’i ap ati yllin’ e mëngjesit.
29Ay që ka vesh, le të dëgjonjë ç’u thotë qishavet Fryma.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.