SBULESA Krej 8. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe kur hapi të shtattënë vulë, u bë pushim ndë qiell sindo një gjysëm ore.

2Edhe pashë të shtatë ëngjëjtë, të cilëtë rrininë përpara Perëndisë, edhe u dhanë atyreve shtatë trumbeta.

3Edhe erdhi një tiatër’ ëngjëll, edhe qëndroj mbi theroret, e mbante një tymtar t’ artë; edhe iu dhanë ati shumë qemëra, që t’i bierë bashkë me të falurat’ e gjithë shënjtorëvet mbë theroren’ e artë që është përpara fronit.

4Edhe hipi tymi i qemëravet me të falurat’ e shënjtorëvet prej dorës’ ëngjëllit përpara Perëndisë.

5Edhe ëngjëlli mori tymtarinë, edhe e mbushi nga ziarri theroresë, edhe e hodhi mbë dhet; edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima e tërmet.

6Edhe të shtatë ëngjëjtë që kishinë të shtatë trumbetatë u bënë gati që t’u bienë trumbetavet.

7Edhe ëngjëlli i parë i ra trumbetësë; edhe u bë breshër e ziarr përzierë me gjak, edhe u hothnë mbë dhet; edhe e treta e drurëvet u doq; edhe çdo bar i ngjomë u doq.

8Edhe ëngjëlli i dytë i ra trumbetësë, edhe posi një mal i math diegurë me ziarr u hoth ndë det.

9Edhe e treta e detit u bë gjak; edhe vdiq e treta e kriesavet gjalla që ishinë ndë det; edhe e treta e lundravet u prish.

10Edhe i treti ëngjëll i ra trumbetësë, edhe ra nga qielli një yll i math që digjej si llambadhe, edhe ra mbi të tretën’ e lumravet, edhe mbi kronet të ujëravet.

11Edhe emëri i yllit thuhet’ Apsinth; edhe e treta e ujëravet u bë apsinth, edhe shumë njerës vdiqnë nga ujëratë, sepse u hidhëruanë.

12Edhe ëngjëlli i katrëtë i ra trumbetësë, edhe u plagos e treta e diellit, edhe e treta e hënësë, edhe e treta e yjevet, që të errësonet’ e treta e atyreve, edhe dita të mos ndritnjë të tretën’ e saj, edhe nata po kështu.

13Edhe pashë, edhe dëgjova një ëngjëll tuke fluturuarë ndë mes të qiellit, që thoshte me zë të math: “Mjer, mjer, mjer ata që rrinë mbë dhet, për zërat’ e tierë të trumbetësë të tre ëngjëjvet që do t’u bienë trumbetavet.”

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help