1 PIETËR Krej 3. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Po kështu edhe ju gratë, u unjni kryetë burravet tuaj, që, edhe ndë mos u binçinë ca vetë ndë fialët, të fitonenë pa fialë nga jeta që shkonjënë gratë,

2Si të shohënë jetënë tuaj të pastrënë që e shkoni me frikë.

3Të cilavet le të mos jetë stolia e përjashtëme, gërsheti i flokëvet e të varët’ e arit, e të veshurit’ e rrobavet,

4Po i fshehuri njeriu i zemrësë, stolisurë me paprishëjen’ e frymësë butë edhe të urtë, që ajo punë vëjen shumë përpara Perëndisë.

5Sepse kështu njëherë edhe ato grat’ e shënjtëruara, që shpëreninë mbë Perëndinë, stolisninë vetëhen’ e tyre, tuke qënë ndën’ urdhër të burravet të tyre.

6Sikundrë Sara i dëgjoj Avraamit, edhe e qjuante atë zot; bijat’ e asaj jeni ju, kur të bëni mirë e të mos frikësohi as nga ndonjë frikë.

7Ju burratë po kështu, rrini bashkë me gratë tuaja me urtësi, edhe i bëni nderë kombit gruasë si më e dobë enë që është, edhe si trashëgimtaret’ e hirit jetësë bashkë me ju, që të mos këputenë të faluratë tuaja.

8Edhe së pastajmi, bëhi të gjithë me një mëndëje, të dhëmburë, vëlla-dashurë, të përdëllyershim, zemër-dashurë.

9Mos epni të keq për të keq, a të sharë për të sharë; po përkundrë, t’i bekoni; sepse e dini se për këtë u thirrët, që të trashëgoni bekim:

10“Sepse kushdo të dojë jetë, edhe të shohë dit të mira, le të pushonjë gojën’ e ti nga e keqeja, edhe buzët’ e tia të mos flasënë gënjeshtrë.

11Le të mërgonetë nga e liga, edhe le të bënjë mirë: le të kërkonjë paqtim, edhe le të ndiekë atë.

12Sepse syt’ e Zotit janë mbi të drejtët, edhe veshët’ e ati mbi lutëjen’ e atyreve; po faqeja e Zotit është kundrë atyreve që bënjënë keq”.

13Edhe kush do t’u bënjë keq juve, ndë i rafshi prapa së mirësë?

14Po edhe ndë heqshi keq për drejtërinë, jeni të lumurë: “edhe frikën’ e atyreve mos e kini frikë, as mos u tuntni”.

15Po “shënjtëroni Zotinë Perëndi,” ndë zemërat tuaja; edhe ini gati përherë të epni fialë me butësirë e me frikë cilitdo që kërkon fialë prej jush për shpëresënë që është ndër ju;

16Tuke pasurë ndërgjegjëje të mirë, që, kur të flasënë keq për ju si për njerës keqbërës, të turpëronen’ ata që u përflasënë juve për jetën’ e mirë që shkoni mbë Krishtinë.

17Sepse më mirë është të hiqni keq tuke bërë mirë, ndë i pastë ënda Perëndisë, se tuke bërë keq.

18Sepse edhe Krishti një herë pësoj për fajetë, i drejti për të shtrembëtët, që të na bierë te Perëndia, i cili ndonëse vdiq pas mishit, po u ngjall me anë të Frymësë;

19Me anë të asaj vate e leçiti edhe te frymatë ndë barkut,

20Që nuk’ bindeshinë njëherë, kur i priti durimi i Perëndisë njëherë ndë dit të Noesë, kur ndërtonej arka, që nd’atë shpëtuanë prej ujit të pakë, do me thënë tetë shpirtë;

21Kundraforma e ati është pagëzimi që na shpëton edhe neve tashti, (jo të hedhuritë tejë e palavisë mishit, po martiria e ndërgjegjëjesë mirë mbë Perëndinë), me anë të ngjallurit të Jisu Krishtit;

22I cili vate ndë qiell, e është ndë të diathtët të Perëndisë, edhe ëngjëjt’ e pushtetet’ e fuqiat’ iu vunë ndën’ urdhër.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help