1Edhe për dhuratatë shpirtërishte, o vëllezër, nukë dua të jeni të paditurë.
2E dini, se ishitë kombe, tuke hequrë sikundrë hiqeshitë pas idhujvet që janë pa gojë.
3Përandaj u dëftenj juve, se kush flet me Frymë Perëndie, nuk’ i thotë Jisuit qoftë i mallëkuarë; edhe asndonjë s’munt të thotë, se Jisuj është Zot, veçe nga Fryma e Shënjtëruarë.
4Edhe janë të ndara dhuratash, po Fryma ësht’ ajo vetë.
5Edhe janë të ndara shërbesash, po Zoti ësht’ ay vetë.
6Edhe janë të ndara punërash, po Perëndia ësht’ ay vetë, që punon të gjitha mbë të gjitha.
7Edhe të shpërfaqurit’ e Frymësë i epetë gjithësecilit për të mirënë.
8Sepse njërit i epetë fialë diturie nga Fryma, e tiatrit fialë mëndëje nga ajo Fryma.
9E tiatrit besë, nga ajo Fryma vetë; e tiatrit dhurata shërimesh, nga ajo Fryma vetë.
10E tiatrit të punuara çudirash, e tiatrit profiti, e tiatrit të shquara frymash, e tiatrit çdo farë gjjuhërash, e tiatrit të këthyerë gjjuhërash.
11Edhe të gjitha këto i punon njëra edhe ajo Fryma vetë, tuke ia ndarë gjithësecilit veç e veç si të dojë.
12Sepse sikundrë trupi është një, edhe ka shumë anë, edhe gjith’ anët’ e një trupi, ndonëse janë shumë, po është një trup, kështu edhe Krishti.
13Sepse neve të gjithë jemi pagëzuarë prej njërësë Frymë mbë një trup, a Judhenj a Grekë, a robër a të liruarë; edhe të gjithë jemi ujiturë mbë një Frymë.
14Sepse edhe trupi nuk’ është një anë, po shumë.
15Ndë thashtë këmba: Sepse nukë jam dorë, nukë jam nga trupi; përandaj vallë nuk’ është nga trupi?
16Edhe ndë thashtë veshi: Sepse nukë jam sy, nukë jam nga trupi; përandaj vallë nuk’ është nga trupi?
17Ndë ishte gjithë trupi sy, ku do t’ishte të dëgjuarëtë? Ndë ishte gjithë të dëgjuarë, ku do t’ishte të marrët’ erë?
18Po ndashti Perëndia ka vënë anëtë, gjithësecilënë nga ato, ndë trupt, si deshi.
19Po ndë ishinë të gjitha një anë, kudo t’ishte trupi?
20Po ndashti janë shumë anë, e një trup.
21Edhe syri s’munt t’i thotë dorësë: Nukë më duhe; a përsëri krej t’i thotë këmbëvet: Nukë më duhi.
22Po shumë më tepër’ ato anët’ e trupit që dukenë më të doba, këto janë të nevojëshime.
23Edhe ato anët’ e trupit që na dukenë se janë më të panderëshime, këtyreve u bëjmë më shumë nderë; edhe ato të shëmtuaratë tona kanë më tepërë hije.
24Edhe ato të hijeshimetë tona nukë kanë nevojë. Po Perëndia e bashkoj trupinë e i dha më tepërë nderë asaj anësë që ka të shtera, që të mos jetë të çqyerë ndë trupt,
25Po anëtë të kenë kujdes njëra për tiatrënë.
26Edhe ndë pësoftë një anë, gjith’ anëtë pësonjënë bashkë me atë; a ndë u nderoftë një anë, gjith’ anëtë gëzonenë bashkë me atë.
27Edhe ju jeni trupi i Krishtit, edhe anë veç e veç.
28Edhe Perëndia vuri ca vetë ndë qishët, të parën’ apostoj, të dytënë profitërë, të tretënë mësonjësa, pastaj çudira, pastaj dhurata shërimesh, ndihëma, qiverria, çdo farë gjjuhërash.
29Mos janë të gjithë apostoj? Mos janë të gjithë profitërë? Mos janë të gjithë mësonjësa? Mos bënjënë çudira të gjithë?
30Mos kanë dhurata shërimesh të gjithë? Mos flasënë gjjuhëra të gjithë? Mos këthenjënë të gjithë?
31Po lypni me zemërë të përvëluarë ato dhuratatë më të miratë; edhe do t’u dëftenj juve një udhë shumë më të lartë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.