1Lutem pra më përpara nga të gjitha të bënenë të lutura, të falura, të folura, të falura ndersë, për gjithë njerëzit,
2Për mbëretër, për gjithë sa janë mbë shkallë të lartë, që të shkojmë jetë të patrazuarë e të butë me çdo farë bese të mirë e të hieshime.
3Sepse këjo ësht’ e mirë edhe e pëlqyerë përpara Perëndisëm shpëtimtarit tënë,
4I cili do që të shpëtonjënë gjithë njerëzitë, edhe të vinjënë të njohënë mirë të vërtetësë.
5Sepse një është Perëndia, një ësht’ edhe mestari i Perëndisë edhe i njerëzëvet, njeriu Jisu Krisht,
6Që dha vetëhen’ e ti shpërblimn për të gjithë, për martiri ndë kohëra të urdhëruara,
7Për të cilënë martiri u vuç’ unë leçitës edhe apostol, (them të vërtetënë mbë Krishtinë, nukë gënjenj), mësonjës i kombevet ndë besët edhe ndë të vërtetët.
8Dua pra të falenë burratë mbë çdo vënt, tuke ngriturë duar të pastra, pa zemërim e pa mendim.
9Po kështu edhe gratë, le të stolisënë vetëhen’ e tyre me rrobe që u ka hie, me turp e me urtësi, jo me gërshetëra, a me ar, a me margaritarë, a me rrobe shumë të vëjyera;
10Po (ç’duhetë mb’ato gra që dëftenjënë vetëhen’ e tyre se druanjënë Perëndinë) me punë të mira.
11Gruaja le të mësonetë ndë pushim me çdo farë të binduri;
12Edhe gruanë nuk’ e lë të mësonjë, as të urdhëronjë burrinë, po të pushonjë.
13Sepse përpara u gatua Adhami, pastaj Eva.
14Edhe Adhami nuk’ u gënjye, po gruaja u gënjye e dolli jasht’ udhësë;
15Po do të shpëtonjë për dielmt që piell, ndë mbetçin ndë besë e ndë dashuri e ndë shënjtërim me urtësi.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.