3 JOANN Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Unë plaku mbë Gajonë të dashurinë, të cilin’ un’ e dua me të vërtetë.

2I dashurë, për të gjitha lutem të veç mbarë e të jesh shëndoshë, sikundrë vete mbarë shpirti yt.

3Sepse u gëzuashë shumë, se vinjënë vëllezër edhe martirisnjënë për të vërtetënë tënde, sikundrë ti ecën ndë të vërtetët.

4Nukë kam gëzim me të math se këtë, të dëgjonj se diemt’ e mi ecënjënë ndë të vërtetët.

5I dashurë, punë besëtari bën, ç’t’u bënjç vëllezëret e të huajvet,

6Të cilëtë martirisnjënë për dashurinë tënde përpara qishësë; ndë i përciellç ata sikundrë të vëjen te Perëndia, do të bënjç mirë.

7Sepse duallnë për emërin’ e ati, pa marrë gjë nga kombetë.

8Neve pra kemi detyrë të presëmë të tillë njerës, që të bënemi ndihmëtarë ndë të vërtetët.

9I shkrova qishësë; po Dhiotrefi ay që do parësi ndër ata nukë na pret.

10Përandaj ndë arthça, do t’i kujtonj punërat’ e ati që bën, tuke na përqeshurë me fialë të liga; edhe tuke mos i qënë mjaft këto, as ay vetë nukë pret vëllezëritë, po edhe ata që duanë t’i presënë i ndalon, edhe i nxier jashtë qishësë.

11I dashurë, mos shko prapa së ligësë, po së mirësë. Ay që bën mirë, është nga Perëndia; po ay që bën keq, nuk’ e ka parë Perëndinë.

12Për Dhimitrin epetë martiri e mirë nga të gjithë, edhe nga ajo e vërteta; edhe neve martirisëmë, edhe e dini se martiria jonë ësht’ e vërtetë.

13Kishnjam për të shkruarë shumë, po nukë dua të të shkruanj me mellan e me pëndë;

14Po shprenj të të shoh për së shpejti, edhe do të flasëmë gojë me gojë.

15Paqtimi qoftë mbë tyj. Të falenë me shëndet miqtë. U fal me shëndet miqvet emër për emër.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help