1Çdo shpirt le t’i unjë kryetë pushtetevet të larta, sepse s’ka pushtet prej vetiu, veç prej Perëndisë; edhe ato që janë, jan’ urdhëruarë nga Perëndia.
2Përandaj ay që i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë urdhërit Perëndisë; edhe ata që rrinë kundrë, do të marrënë gjykim mbë vetëhet të tyre.
3Sepse urdhërtarëtë nukë janë frik’ e punëvet mira, po të ligavet. Do pra të mos keç frikë pushtetinë? Bëj të mirënë, edhe do të keç lavduratë nga ay.
4Sepse urdhërtari është shërbëtori i Perëndisë të ti për të mirënë. Po ndë bëfsh të ligënë, kij frikë; sepse nuk e mban kot thikënë, sepse është shërbëtori i Perëndisë, që merr shpagim për të bërë zemëratë kundrë ati që punon të ligënë.
5Përandaj është nevojë të unjç kryetë, jo vetëmë për zemëratënë, po edhe për ndërgjegjëjenë.
6Sepse përandaj paguani edhe pagesa, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për të shikuarë këtë punë.
7U lani pra të gjithëve detyratë; ati që është për pagesë, pagesënë; ati që është për të pasurë frikë, frikënë; ati që është për të pasur nderë, nderinë.
8Asndonjërit mos i kini detyrë asgjë, veç të doni njëri tiatrinë; sepse ay që do tiatrinë, ka mbushurë nominë.
9Sepse këjo: “Mos kurvëronjç. Mos vraç. Mos viethç. Mos apç martiri të rreme. Mos dëshëronjç“, edhe çdo tiatërë porosi ndë qoft që të jetë, shkurtonetë ndë këtë fialë, domethënë: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde.”
10Dashuria nuk’ i bën keq të afërmit; dashuria pra është të mbushurit’ e nomit.
11Edhe këtë më fort, tuke diturë kohënë, se ndashti është ora për të squarë nga gjumi; sepse ndashti është afërë shpëtimi ynë, se atëhere kur besuamë.
12Nata u thye, e dita u afrua; le të hethmë pra teje punët’ e errësirësë, le të veshmë armët’ e dritësë.
13Let’ ecëjmë hieshim si ditënë; jo ndër lodrëtia e ndër të dejtura, jo ndër shtratëra kurvërie e ndër ndyrësira, jo ndë qarta e ndë cmir;
14Po vishni Zotinë Jisu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë që t’i bëni dëshërimetë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.