2 KORINTHIANËT Krej 6. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe si punëtorë bashkë me atë, u lutemi juve të mos e prisni hirin’ e Perëndisë mbë të kotë;

2(Sepse thotë: “Ndë kohë të pëlqyerë të dëgjova tyj, edhe ndë ditë të shpëtimit të ndiha tyj”, ja ndashti tek është koh’ e pëlqyerë; ja ndashti tek është dit’ e shpëtimit).

3Asndonjërit s’i apëmë pengesë, që të flitetë për të keq shërbesa jonë;

4Po mbë cilinëdo ndorëzojmë vetëhenë tonë si punëtorët’ e Perëndisë, ndë shumë durim, ndë shtrëngime, ndë nevoja, ndë acarime,

5Ndë të rrahura, ndë burgje, ndë të paqëndruara, ndë mundime, ndë të pafjetura, ndë agjërime;

6Ndë pastrim, ndë mënt, ndë zemërë të gjërë, ndë të mirë, ndë Frymë të Shënjtëruarë, ndë dashuri pa ipokrisi;

7Ndë fialë të së vërtetësë, ndë fuqi të Perëndisë; me armët’ e drejtërisë mbë të diathtë e mbë të mëngjërë;

8Me lavdi e pa nderë, me të zënë n’ gojë për të mirë e me të zënë n’ gojë për të lik; posi gënjeshtarë, po të vërtetë;

9Posi të panjohurë, po të njohurë mirë; posi të vdekurë, po ja te rrojmë; posi të munduarë, po jo të vrarë;

10Posi të hidhëruarë, po gjithënjë të gëzuarë; posi të vobeq, po shumë vetë bëjmë të pasurë; posi papasurë gjë, po të gjitha i kemi n’ dorë.

11Goja jonë u hap mbë ju, o Korinthianë, zemëra jonë u sgjerua.

12Nukë keni shtrëngim mbë neve, po keni shtrëngim ndë zorrët tuaja..

13Tuke shpaguarë pra një për një, (posi dielmvet flas), sgjerohi edhe ju.

14Mos hyni mbë një sgjedhë me të pabesëtë; sepse ç’piesë ka drejtëria me panominë? edhe ç’shoqëri ka drita me errësirënë?

15Edhe ç’të bashkuarë ka Krishti me Velialinë? A ç’piesë ka besëtari me të pabesinë?

16Edhe ç’të ndrequrë ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë gjallë, sikundrë tha Perëndia: “Se do të rri brënda ndër ata, edhe do të ecënj; edhe do të jeni Perëndia i atyreve, edhe ata do të jenë llauzi im”.

17Përandaj “delni nga mezi i atyreve, edhe ndahi nga ata,” thotë Zoti, “edhe mos ziri me dorë gjë të pëgërë;” edhe “unë do t’ u pres juve përbrënda,

18Edhe do të jem Ati juaj, edhe ju do të jeni bijt’ e mi edhe bijat’ e mia,” thotë Zoti Gjithë-pushtetësi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help