1Të urdhëronj pra unë përpara Perëndisë edhe Zotit Jisu Krisht, që ka për të gjykuarë të gjallë e të vdekurë ndë të dukurit të ti edhe ndë mbëretëri të ti;
2Leçit fialënë; qëndro me kohë e pa kohë; qërto, bieri ndër sy, lutu me çdo farë zemëre të gjërë e me mësim.
3Sepse do të vinjë një kohë, që s’do të duronjënë mësimin’ e shëndoshë, po do të mbëledhënë grumbullë përanë vetëhesë tyre mësonjësa pas dëshërimesh tyre, për të gudulisurë dëgjimnë;
4Edhe do këthenjënë veshëtë nga e vërteta, edhe do të këthenenë të venë pas përrallavet.
5Po ti rri squarë mbë të gjitha, vuaj, bën punë ungjilltari, bën plot shërbesënë tënde.
6Sepse unë ndashti jam tuke derdhurë gjakunë, edhe koha e të ikurit tim harriu.
7Lëftova luftën’ e mirë, mbarova udhënë, ruajta besënë;
8Mbë të pastajmenë më ruhetë kurora e drejtërisë, të cilënë do të ma apë Zoti nd’atë ditë, i drejti gjyqtar; edhe jo vetëmë mua, po edhe gjith’ atyreve që duanë të dukurit’ e ati.
9Nxitonu të vinjç shpejt tek unë.
10Sepse Dhimaj më la, sepse deshi këtë jetë, edhe vate ndë Thessallonikë; Krisku ndë Gallati; Titua ndë Dhallmati;
11Vetëmë Lluka është bashkë me mua. Merr Markunë me vetëhe e biere bashkë me tyj; sepse më ësht’ i vëjyerë ndë punët.
12Edhe dërgova Tiqikunë ndë Efesë.
13Kur të vinjç, bierë felloninë që laçë ndë Troadhë përanë Karpit, edhe vivliatë, po më fort memvranatë.
14Aleksandrë ramtori më bëri shumë të liga; ia shpagoftë Zoti pas punëravet ati;
15Edhe ti ruhu nga ai; sepse u del shumë kundrë fialëvet tona.
16Kur dhashë fialë herën e parë asndonjë nukë erdhi bashkë me mua. po të gjithë më lanë (mos u numëroftë atyre për të lik).
17Po Zoti më ndënji përanë, edhe më dha fuqi, që të mbushetë të leçituritë me anënë time, edhe të dëgjonjënë gjithë kombetë; edhe shpëtova nga goja e leonit.
18Edhe Zoti do të më shpëtonjë nga çdo pun’ e ligë, do të më ruanjë për mbëretërin’ e ati qiellorenë; mb’ atë qoftë lavdia ndë jetë të jetëvet. Amin.
19Iu fal me shëndet Priskësë edhe Aqyllit, edhe shtëpisë Onisiforit.
20Erasti mbeti ndë Korinthë; edhe Trofimnë e lashë të sëmurë ndë Militë.
21Nxito të vinjç përpara dimërit. Të faletë me shëndet Efvuli, edhe Pudhi, edhe Lini, edhe Kllavdhia, edhe gjithë vëllezëritë.
22Zoti Jisu Krisht qoftë bashkë me frymënë t’ënde.
Hiri qoftë bashkë me ju. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.