KOLLOSSIANËT Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pavli, apostoli i Jisu Krishtit prej dashurimit të Perëndisë, edhe Timotheu vëllaj,

2Mbë shënjtorët edhe mbë vëllezërit besëtarë mbë Krishtinë që janë ndë Kollossë; hirë edhe paqtim qoftë mbë ju prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

3I falemi ndersë Perëndisë edhe Atit të Zotit tënë Jisu Krishtit, tuke falurë përherë për ju.

4Kur dëgjuam për besënë tuaj që keni mbë Krishtinë, edhe për dashurinë që keni mbë gjithë shënjtorëtë,

5Për shpëresënë që ruhetë për ju ndë qiejet, të cilën’ e keni dëgjuarë që përpara ndë fialët të së vërtetësë ungjillit,

6Që erdhi mbë ju, sikundrë edhe mbë gjithë botënë; edhe bën pemë, sikundrë edhe mbë ju, që mb’ atë ditë që dëgjuat’ edhe njohtë hirin’ e Perëndisë me të vërtetë;

7Edhe sikundrë që e mësuatë nga Epafraj, i dashuri shërbëttuar shoku ynë, i cili është për ju shërbëtuar besëtar i Krishtit,

8Edhe ay na dëfteu dashurinë tuaj ndë Frymët.

9Përandaj edhe neve, që mb’ atë ditë që dëgjuam, nukë pushojmë tuke falurë për ju, edhe tuke luturë që të mbusheni prej të njohurit dashurimit ati me çdo dituri e me urtësi shpirtërishte;

10Që të ecëni sikundrë vëjen për Zotinë mbë çdo pëlqim, tuke bërë pemë ndë çdo farë pune të mirë, edhe tuke rriturë ndë të njohurit të Perëndisë;

11Tuke marrë fuqi me çdo farë fuqie, pas pushtetit lavdisë ati, mbë çdo durim e zemërë të gjerë bashkë me gëzim;

12Tuke i falurë ndersë Atit, që na bëri të zotëritë ndë piesët të shortësë shënjtorëvet ndë dritët;

13I cili na shpëtoj nga pushteti errësirësë, edhe na pruri ndë mbëretërit të Birit dashurisë ti;

14Mb’ atë kemi shpërbliminë me anë të gjakut ati, ndëjesën’ e fajevet;

15I cili është shëmbëlles’ e të paparit Perëndi, i paralinduri i gjithë kriesësë;

16Sepse prej ati u kriuanë të gjitha, sa janë mbi qiejet, edhe sa janë mbë dhet, sa shihen edhe sa nukë shihenë, a frone, a zotërinj, a urdhëra, a pushtete, të gjitha janë kriuarë me anë t’ati edhe për atë;

17Edhe ay është përpara të gjithave, edhe të gjitha qëndronjënë mb’ atë;

18Edhe ay është kryet’ e trupit, qishësë; ay është të nisuritë, paralindurë prej së vdekurish, që të bënet’ ay i parë mbë të gjitha.

19Sepse Ati pëlqeu që të rrijë çdo të mbushurë nd’atë,

20Edhe me anë t’ati të paqtonjë të gjitha mbë vetëhen’ e ti, sepse bëri paqtim me anë të gjakut kryqit ati, me anë t’ati, a sa janë mbë dhet, a sa janë ndë qiejet.

21Edhe ju, që ishitë njëherë të huajë edhe arëmiq nga mëndëja me punërat’ e liga,

22Po ndashti u paqton juve me trupin’ mishit ati, me anë të vdekëjesë, që t’u nxierrë juve përpara vetëhesë ti shënjtorë e faqë-bardhë e të pazënë mbë faj,

23Ndë qëndrofshi ndë besët themelosur’ e ngulurë, e të mos luani vëndit nga shpëresa e ungjillit që dëgjuatë, se u leçit mbë gjithë kriesënë që është ndënë qiellt; të cilit ungjill u bëshë shërbëtuar unë Pavli.

24Ndashti gëzonem ndë pësimet të mia për ju, edhe mbush të mbeturat’ e shtrëngimevet Krishtit ndë misht tim për trupin’ e ati, që është qisha;

25Të cilësë u bësh’ unë shërbëtuar pas kujdesit Perëndisë që m’u dha për ju, të mbush fialën’ e Perëndisë,

26Fshehësirënë që ishte fshehurë nga jetët’ e nga brezatë, edhe ndashti u shpërfaq mbë shënjtorët’ t’ati;

27Atyre Perëndia deshi t’u dëftenjë cila është pasëja e lavdisë kësaj fshehësire mbë kombet, i cili është Krishti mbë ju, shpëresa e lavdisë;

28Të cilinë neve leçisëmë tuke porositurë çdo njeri, edhe tuke mësuarë çdo njeri me çdo dituri, që të nxierrëmë përpara Jisu Krishtit çdo njeri të kulluarë.

29Për këtë punë edhe mundonem, tuke luftuarë pas vepërimit ati që vepëron tek unë me fuqi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help