JAKOV Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Nga janë luftërat’ e qartatë ndër ju? Jo këtejë, nga dëshërimetë që lëftonjënë ndër anët të mishit tuaj.

2Dëshëroni, e nukë keni; vritni e keni cmir, edhe nukë munt të fitoni; zihi e lëftoni, po nukë keni; sepse nukë lypni.

3Lypni, e nukë merrni, sepse lypni keq, që të prishni ndë dëshërimet tuaja.

4O kurvarë e kurva, nuk’ e dini se miqësia e botësë ësht’ arëmiqësia e Perëndisë? Ay që të dojë pra të jetë miku i botësë, bënet’ arëmiku i Perëndisë.

5Apo kujtoni se shkronja thotë kot: Ajo fryma që ndënji ndër ju mallngjen për cmir?

6Po Perëndia ep një hirë më të math, përandaj thotë: “Perëndia rri kundrë madhështorëvet e u ep hirë kryeunjurëvet.”

7Binduni pra te Perëndia; i rrini kundrë diallit, edhe do të ikënjë nga ju.

8Iu afrohuni Perëndisë, edhe do t’ u afronetë juve. Pastroni duartë, o fajtorë, edhe qjëroni zemëratë, o njerës me dy mëndëje.

9Hiqni keq e bëni vajë e qjani; gazi juaj le të këthenetë mbë vajë; edhe gëzimi juaj mbë hidhërim.

10Unji përpara Zotit, edhe do t’ u ngrejë juve.

11Mos flisni keq njëri për tiatrinë, o vëllezër; ay që flet për vëllanë, edhe gjukon të vëllanë, flet keq për nomnë, edhe gjukon nomnë; edhe ndë gjukofsh nomnë, nukë je ruajtës i nomit, po gjyqëtar.

12Një është nom-dhënës, ay që munt të shpëtonjë edhe të humbasë; kush je ti që gjukon tiatrinë?

13Ejani tashti ju që thoni: Sot a nesër do të vemi ndë këtë qytet, edhe do të bëjmë atie një vit, edhe do të tregëtojmë e do të fitojmë;

14Ju që nuk’ e dini se çdo të jetë nesër, sepse ç’është jeta juaj? Është një avullë që duketë për pak kohë, e pastaj humbet.

15Ndë vënt që të thoni: Ndë dashtë Perëndia, edhe ndë rrofshim, do të bëjmë këtë a atë.

16Po tashti mburreni mbë madhështiat tuaja; çdo të tillë të mburrurë është të lik.

17Kush di pra të bënjë të mirë, e nukë bën, është faj për atë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help