FILIMONË Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Pavli, i lidhuri i Jisu Krishtit, edhe Timotheu vëllaj, mbë Filimonë të dashurin’ edhe punëtorinë shokunë tënë,

2Edhe mbë Apfinë të dashurë, edhe mbë Arhippinë ushtëtorinë shokunë tënë, edhe mbë qishënë ndë shtëpi tënde;

3 Qoftë mbë ju hir edhe paqtim prej Perëndisë, Atit tënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

4I falem ndersë Perëndisë tim, tuke prurë ndër mënt tyj përherë ndë të falurat të mia,

5Sepse dëgjonj për dashurinë tënde edhe për besënë që ke mbë Zotinë Jisu, edhe mbë gjithë shënjtorëtë;

6Që të bënetë me punë piesa e besësë sate mbë të njohurit çdo farë të mire që është ndër ju mbë Jisu Kishtinë.

7Sepse kemi shumë gëzim edhe ngushullim për dashurinë tënde, sepse zemërat’ e shënjtorëvet janë prejturë për tyj, o vëlla.

8Përandaj, ndonëse kam shumë sy e faqe mbë Krishtinë të urdhëronj ty për atë që duhetë,

9 Po për dashurinë më shumë të lutem, tuke qenë i tilli, si Pavli plak, po ndashti edhe i lidhuri i Jisu Krishtit.

10Të lutem për birinë tim Onisiminë, që më lindi ndër të lidhurat’ e mia,

11I cili njëherë qe i pavëjyerë te ti, po ndashti ësht’ i vëjyerë për tyj edhe për mua, të cilinë e dërgova përsëri.

12Edhe ti prite atë, dua me thënë zemrënë time.

13Unë desha ta mbaj atë përanë vetëhesë sime, që të më shërbenjë ndë vënt tënt, ndë hekurat lidhurat të ungjillit;

14Po nukë desha të bënj gjë pa mëndëjene tënde, që të mos bënet’ e mira jote nga nevoja, po nga të dashuritë.

15Sepse mbase përandaj u nda për këtë herë, që ta kesh atë për gjithë jetënë;

16Jo më si shërbëtuar, po më tepërë se shërbëtuar, vëlla të dashurë, më fort tek unë, edhe sa më shumë te ti si mbë punë të mishit edhe të Zotit.

17Ndë më ke pra piesëtar, prite atë posi mua.

18Edhe ndë qoftë se të ka bërë ndonjë punë paudhë, a të ka ndonjë detyrë, këtë numëroje mbi mua.

19Unë Pavli shkrova me dorënë time, unë kam për të larë; që të mos të them, se më ke detyrë edhe vetëhenë tënde.

20Po, o vëlla, makar të marr prej teje unë këtë të mirë mbë Zotinë; prej zemrënë time mbë Zotinë.

21Tuke pasurë shpëresë për dëgjuarjenë tënde, shkrova te ti, sepse e di se do të bënjç edhe më tepërë se ç’them.

22Me gjithë këto bëmë gati edhe vënt për të ndnjurë, sepse shpërenj se me anë të faluravet tuaja do t’epem dhurëti te ju.

23Të falenë me shëndet Epafrau robi shoqi im mbë Jisu Krishtinë,

24Marku, Aristarku, Dhimasi, Lluka, punëtorëtë shokët’ e mi.

Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me frymënë tuaj. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help