TITONË Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Po ti fol sa gjanjënë për mësimin e shëndoshë.

2- Pleqtë të jenë të esullë, të hieshim, të urtë, të shëndoshë ndë besët, ndë dashurit, ndë durimt.

3Kështu edhe plakatë të bihenë sikundrë u ka hie shënjtorëvet; mos jenë kallëzimtare, mos jenë dhënë pas verësë shumë, të jenë mësimtare të mira,

4Që të mësonjënë të ratë të duanë burrat’ e tyre e djemt’ e tyre,

5Të urta, të qëruara, shtëpiruajtëse, të mira, t’u unjënë kryetë burravet tyre, që të mos vllasfimisetë fiala e Perëndisë.

6– Kështu porosit edhe të ritë të jenë të urtë

7- Mbë të gjitha të dëftenjç vetëhenë tënde për formë të punëravet mira, tuke ruajturë ndë mësim paprishëje,

8 Edhe hijeshim, fialë të shëndoshë e të pagjukuarë për të lik, që të ketë turp ay që është kundrë, e të mos ketë asndonjë të ligë të flasë për ju. –

9Shërbëtorëtë t’u unjënë kryetë zotërinjvet tyre, mbë gjithë punërat të jenë të pëlqyershim, të mos flasënë kundrë;

10Të mos marrënë gjën' e huajë, po të dëftenjënë gjithë besën’ e mirë, që të stolisënjë ndër gjithë punërat mësimin' e Perëndisë, Shpëtimtarit tënë.

11Sepse u duk i shpëtuarshimi hir’ i Perëndisë mbë gjithë njerëzitë

12Që na mëson të mohojmë pabesërinë edhe dëshërimet’ e botësë, e të rrojmë ndë këtë jetë me urtësi e me drejtëri e me besë të mirë,

13Tuke priturë Shpëresën’ e lumurë, edhe të dukurit’ e lavdisë Perëndisë math edhe Shpëtimtarit tënë Jisu Krishtit;

14I cili dha vetëhen’ e ti për ne, që të na shpërblenjë prej çdo paudhërie, edhe të na qëronjë për vetëhen’ e ti llaus të sgjedhurë, zemër-përvëluarë për punëra të mira.

15Këto fol, e porosit, e qërto me çdo farë urdhëri; asndonjë le të mos të hedhë poshtë tyj.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help