1 PIETËR Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Si të hithni tejë pra çdo të ligë e çdo kobim, e ipokrisia, e cmir, e çdo të folura keq,

2Posi foshnje lindurë rishtazi, le t’u ketë ënda qjumështin’ e këthiellëtë të fialësë, që të rriteni prej ati;

3Sepse e keni ngjëruarë “se Zoti ësht’ i mirë”.

4Tuke afruarë tek ay, që është gur i gjallë, i hedhurë tejë nga njerëzitë, po i sgjedhur’ e i nderëshim nga Perëndia.

5Edhe ju, posi gurë të gjallë, ndërtohi shtëpi shpirtërie, priftëri e shënjtëruarë, që të bini kurbane shpirtërie, të pëlqyershime te Perëndia me anë të Jisu Krishtit.

6Përandaj ësht’ edhe brënda ndë shkronjët: “Na te vë ndë Sion një gur krye cepi, të sgjedhurë, të nderëshim; edhe ay që i beson ati nukë do të turpëronetë.”

7Për ju pra që besoni është nderë; po për të pabindurit, “atë gurinë që hothnë tejë ata që ndërtonjënë, kyj u bë për krye cepi” edhe “gur pengese, edhe gur skandhalie.”

8Të cilëtë pengonenë mbë fialët, sepse nukë bindenë; që për atë ishinë vënë.

9Po jujeni “gjëndëje e sgjedhurë, priftëri mbëretërie, komb’ i shënjtëruarë,” llaus që fitoj Perëndia, që të dëfteni të mirat’ e ati, që u thirri juve nga errësira ndë dritët të ti të çudiçimenë;

10Ju që njëherë nuk’ ishitë llaus, po tashti jeni llauz’ i Perëndisë; ju që njëherë nuk’ ishitë përdëllyerë, po tashti jeni përdëllyerë.

11O të dashurë, u lutem juve si të huajë e të ardhurë që jeni, të hiqni dorë nga dëshërimet’ e mishit, që lëftonjënë kundrë shpirtit;

12Të shkoni jetë të mirë ndër kombet, që u përflasënë juve si për njerës keqbërës, kur të shohënë nga punërat’ e mira që bëni, të lavdonjënë Perëndinë ndë ditët të së vënësë re.

13I unjni kryetë pra çdo urdhëri të njeriut për Zotinë;

14Kaqë mbëretit, si më lartit nga gjithë, aqë qivernitarëvet, si të dërguarë që janë prej anës’ ati për të marrë shpagim nga ata që bënjënë keq, e të lavdonjën ata që bënjënë mirë.

15Sepse kështu është dashurimi i Perëndisë, tuke bërë mirë t’u mbyllni gojënë njerëzet marrë për paditurinë;

16Si të lirë, e jo sikur tuke pasurë të lirënë për mbulesën e së ligësë, po si shërbëtorët’ e Perëndisë.

17Nderoni të gjithë; doni vëllazërinë; kini frikë Perëndisë; nderoni mbëretinë.

18Ju shërbëtorëtë, u unjni kryetë zotrëvet t’uaj me çdo frikë, jo vetëmë të mirëvet e të butëvet, po edhe të shtrëmbëtëve,

19Sepse këjo është hirë, që të duronjë ndonjë hidhërime për ndërgjegjëjenë mbë Perëndinë, tuke pësuarë pa udhë.

20Sepse çfarë lavdie është, ndë durofshi, kur të rriheni për faje? Po ndë durofshi tuke bërë mirë e tuke hequrë keq, këjo është hirë përanë Perëndisë.

21Sepse për këtë u thirrët, sepse edhe Krishti pësoj për ju, t’u lërë juve shëmbëllesë, që të ecëni pas gjurmash ati;

22I cili “nukë bëri faj, as nuk’ u gjënt kobim ndë gojë t’ati”.

23I cili kur përqeshej nukë përqeshte, kur pësonte nukë frikësonte, po epte vetëhen’ e ti ndë dorët t’ati që gjukon me udhë;

24I cili vetë mbajti fajetë tona ndë trupt të ti mbi drut, që, si të vdesëmë ndë fajet, të rrojmë ndë drejtëri; “me plagën’ e ati u shëruatë”.

25Sepse ishitë “si dhën që kanë humbur’ udhënë,” po tashti u këthyetë te bariu edhe tek episkopi i shpirtravet tuaj.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help