1 KORINTHIANËT Krej 6. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Kuxon ndonjë prej jush, kur ka ndonjë gjë sent kundrë tiatrit, të gjykonetë përpara të shtrëmbëtëvet, e jo përpara shënjtorëvet?

2Nukë dini se shënjtorëtë do të gjykonjënë botënë? Edhe ndë u gjykoftë bota prej jush, s’jni të vëlyerë të gjykoni punëra më të vogëla?

3Nuk’ e dini, se do të gjykojm’ engjëj? Sa më tepërë punërat e kësaj jete?

4Ndë kini pra për të gjykuarë punërat’ e kësaj jete, vini të rrinë për gjyqtarë ata që nukë zihenë për gjë ndë qishët.

5Po u them juve këtë që të keni turp. Kështu nukë qënëka ndërmest tuaj asndonjë i diturë, që të hynjë e të gjykonjë ndërmest vëllajt ti?

6Po vëllaj gjykonetë me vëllanë, edhe këtë punë e bën përpara të pabesëvet?

7Ndashti pra është fare faj ndërmest tuaj, sepse ju keni gjyqe njëri me tiatrinë. Përse më tepërë nukë lini t’u bënetë paudhë juve? Përse më tepërë nukë lini t’u bënetë dëm juve?

8Po ju u bëni paudhë e u bëni dëm atyreve, edhe këto ua bëni vëllezëret.

9Apo nuk’ e dini se të shtrëmbëtitë nukë do të trashëgonjënë mbëretërin’ e Perëndisë? Mos gënjehi; as kurvarë, as idhullatrë, as ndyrësa, as të sqaqurë, as ata që venë prapa meshkujsh,

10As vjedhës, as lakëmimtarë, as pianecë, as përqeshësa, as rrëmbesësa, nukë do të trashëgonjënë mbëretërin’ e Perëndisë.

11Edhe të tillë ishitë ca vetë po u latë, po u shënjtëruatë, po dualltë të drejtë, me anë të emërit të Jisu Krishtit, edhe me anë të Frymës Perëndisë tënë.

12Të gjitha janë ndë pushtett tim, po të gjitha nukë më bënjënë; të gjitha janë ndë pushtet tim, po unë s’do të pushtonem as prej ndonjë gjëje.

13Gjellëtë janë për barkunë, edhe barku për gjellëtë; po Perëndia do t’i prishnjë edhe këtë edhe këto. E trupi nuk’ është për kurvërinë, po për Zotinë, edhe Zoti për trupinë;

14Edhe Perëndia sikundrë ngjalli Zotinë, do të na ngjallnjë edhe neve me anë të fuqisë ti.

15Nuk’ e dini, se trupëratë tuaj janë anët e trupit Krishtit? Të marr unë pra anët’ e trupit Krishtit, e t’i bënj anë trupi kurve? Qoftë lark!

16Apo nuk’ e dini se ay që ngjitetë me kurvënë, është një trup? Sepse: “do të jenë”, thotë, “të dy ndë një mish”.

17Po ay që ngjitetë me Zotinë, është një frymë me atë.

18Ikni nga kurvëria. Çdo faj që bën njeriu, është jashtë trupit; po ay që kurvëron fëjen mbë trup të ti.

19Apo nuk’ e dini se trupi juaj është tempull i Frymës Shënjtëruarë që rri ndër ju, të cilën’ e kemi prej Perëndisë, edhe nukë jeni të zotërit’ e vetëhesë tuaj?

20Sepse u bletë me çëmim; lavdoni pra Perëndinë me trupinë tuaj, edhe me shpirtinë tuaj, që janë të Perëndisë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help