1Ndiqni dashurinë; edhe lypni me zemërë të përvëluarë dhuratatë shpirtërishte, po më tepërë që të profitepsni.
2Sepse ay që flet gjjuhë të huajë nuk’ u flet njerëzet, po Perëndisë; sepse asndonjë s’e dëgjon atë, po me shpirtin’ e ti flet fshehësira.
3Po ay që profiteps, u flet njerëzet për ndërtesë e për mësim e për ngushullim.
4Ay që flet gjjuhë të huajë ndërton vetëhen’ e ti; po ay që profiteps, ndërton qishënë.
5Edhe dua të gjithë ju që të flisni gjjuhëra, po më tepërë që të profitepsni; sepse ay që profiteps është më i math se ay që flet gjjuhëra, veç ndë e këtheftë, që të marrë ndërtesë kisha.
6Edhe ndashti, o vëllezër, ndë arthça tek ju tuke folurë gjjuhëra, çdobi do t’u bënj juve, ndë mos u folça juve a me të sbuluarë, a me të diturë, a me profiti a me mësim?
7Edhe ato që s’kanë frymë e bënjënë zë, a fyell a qitharë, ndë mos bëfshinë zëra të shquara, si do të njihetë të rënët’ e fyellit, a të rënët’ e qitharësë?
8Sepse, trumbeta ndë dhëntë zë që s’kupëtonetë, cili do të bënetë gati për luftë?
9Kështu edhe ju, ndë mos dhënçi me anë të gjjuhësë ndë mos bëfshi një fialë që të ndihetë mirë, qysh do të kupëtonet’ ajo që flitetë? Sepse do të flisni nd’ erët.
10Kan ndodhurë kaqë farë zërash ndë botët, edhe asndonjë nga ata s’është që s’kupëtonetë.
11Ndë mos diça pra fuqin’ e zërit, do të jem një varvar tek ay që flas, edhe ay që flet, një varvar tek unë.
12Kështu edhe ju, passi u përvëlonetë zemëra për dhuratatë shpirtërishte, lypni që të keni tepërë për ndërtesën’ e qishësë.
13Përandaj ay që flet gjjuhë të huajë, le të faletë që të bënet’ i zoti ta këthenjë.
14Sepse ndë u falça me gjjuhë të huajë, shpirti im faletë, po mëndëja ime është pa pemë.
15Ç’duhetë pra? Do të falem me shpirtinë, e do të falem edhe me mëndëjenë; do të psall me shpirtinë, e do të psall edhe me mëndëjenë.
16Sepse ndë bekofsh me shpirtinë, ay që rri ndë vënt të paditurit, qysh do të thotë Amin, kur fale ndersë ti, sepse ay nukë di se ç’thua.
17Sepse ti fale ndërsë mirë, po tiatri nukë ndërtonetë.
18I falem ndersë Perëndisë tim, se flas më shumë gjjuhëra se ju të gjithë.
19Po unë dua të flas pesë fialë me mëndëjenë time ndë qishë, që të mësonj edhe të tierë, se dhietë mijë fialë me gjjuhë të huajë.
20O vëllezër, mos bëhi çuna ndër mënt; po bëhi foshnje mbë të ligënë, e ndë mënt bëhi të kulluarë.
21Është shkruarë ndë nomt: “Se me të tiera gjjuhëra, e me të tiera buzë, do t’i flas këti llauzi; po as kështu nukë do të më dëgjonjënë”, thotë Zoti.
22Përandaj gjjuhëratë janë për shenjë, jo për ata që besonjënë, po për të pabesëtë; e profitia është jo për të pabesëtë, po për ata që besonjënë.
23Ndë u mbëlethtë pra qisha mbë një vënt, edhe të gjithë të flasënë gjjuhëra të huaja, e të hynjënë njerës të paditurë a të pabesë, a s’do të thonë, se jeni të shkalluarë?
24Po ndë profitepsshinë të gjithë, e të hynjë një i pabesë a i paditurë, e sbulonetë nga të gjithë, e gjykonetë nga të gjithë.
25Edhe kështu të fshehurat’ e zemërës’ ati shpërfaqenë; edhe kështu do të bierë me faqe përmbys, e do t’i faletë Perëndisë, tuke rrëfyerë se me të vërtetë Perëndia qënëka ndër ju.
26Ç’duhetë pra, o vëllezër? Kur të mbëlidheni, gjithësecili prej jush ka të psallura, ka mësim, ka gjjuhë, ka sbulesë, ka të kthyerë gjjuhërash, të gjitha le të bënenë për ndërtesë.
27Ndë foltë ndonjë gjjuhë të huajë, le ta bënjënë këtë dy nga dy, a më të shumënë tre nga tre, edhe njëri pas tiatrit; edhe njëri le të këthenjë.
28Po ndë mos qoftë kush të këthenjë, le të pushonjë ndë qishë, edhe le të flasë me vetëhen’ e ti e me Perëndinë.
29E profitërë le të flasënë dy a tre, edhe të tierëtë le të shquanjënë.
30Edhe ndë iu sbuloftë ndonjëj tiatri që rri, le të pushonjë i pari.
31Sepse të gjithë munt të profitepsnjënë njëri pas tiatrit, që të nxënë të gjithë, edhe të ngushullonenë të gjithë.
32Edhe frymat’ e profitëravet u unjënë kryetë profitërqavet.
33Sepse Perëndia nuk’ ësht’ i të përzierit, po i paqtimit, sikundrë mbë gjithë qishat të shënjtorëvet.
34Gratë tuaja le të pushonjënë ndë qishët, sepse ato s’kanë urdhër të flasënë, po të unjënë kryetë, sikundrë edhe nomi thotë.
35Po ndë dashinë të nxënë gjë, le të pyesënë burrat’ e tyre ndë shtëpi; sepse është turp për gratë të flasënë ndë qishë.
36Apo prej jush dolli fiala e Perëndisë? Apo mbë ju vetëm’ erdhi?
37Ndë i duketë ndonjërit se është profit a njeriu i shpirtit, le të kupëtonjë ato që u shkruanj juve, sepse janë porosit’ e Zotit.
38Po ndë qoftë ndonjë i paditurë, le të jetë i paditurë.
39Përandaj, o vëllezër, kërkoni me zemërë të përvëluarë të profitepsni, edhe mos ndaloni të flasënë gjjuhëra.
40Të gjitha le të bënenë sikundrë ka hije e me taks.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.