ROMANËT Krej 11. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Them pra: Mos e hodhi teje Perëndia llauzin’ e ti? Qoftë lark; sepse edhe unë jam Israilit, nga far’ e Avraanit, nga komb’ i Veniaminit.

2Perëndia nukë hodhi teje llauzin’ e ti, të cilin’ e njohu që përpara. Apo nukë dini ç’thotë shkronja për Ilinë? Qysh flet te Perëndia kundrë Israilit (tuke thënë):

3“Zot, vranë profitët’ e tu, edhe rrëzuanë theroret’ e tua; edhe unë mbeta vetëmë, edhe kërkonjënë jetënë time”.

4Po ç’i thotë zëri i Perëndisë? “Kam lënë për vetëhenë time shtatë mijë burra, të cilëtë nuk’ iu unjnë mbë gjunj Vaallit.”

5Kështu pra edhe mbë këtë kohë ndashti ka mbeturë një gjë sent pas të sgjedhurit hirit.

6Po ndë qoftë pas hirit, nuk’ është më prej punërash; sepse atëhere hiri nuk’ është më hir. Po ndë qoftë prej punërash, nuk’ është më hir; sepse puna nuk’ është më punë.

7Ç’është pra? Israili nuk’ e gjeti atë që kërkon; po të sgjedhurit’ e gjetnë, e të tierët’ u verbuanë gjer mbë këtë ditë të soçëme.

8(Sikundrë është shkruarë: “Perëndia u dha atyre një frymë të dërmituri, sy që të mos shohënë, edhe veshë që të mos dëgjonjënë.”)

9Edhe Dhavidhi thotë: “U bëftë truveza e atyreve për kurth, e për lak e për pengesë, e për shpagesë mb’ ata.

10U errësofshinë syt’ e atyreve për të mos parë; edhe kërrus kurrizin’ e atyreve për kurdo.”.

11Them pra: Sos fëjyenë, që të rrëzonenë? Qoftë lark; po prej së rrëzuarës’ atyre u bë shpëtim ndër kombet, që t’u shtierë zëli atyreve.

12Edhe të rrëzuarët’ e atyreve ndë qoftë pasëje bote, edhe të shterët’ e atyreve pasëje kombesh, sa më të tepër do të jetë të mbushurit’ e atyreve?

13Sepse u them juve kombevet (gjersa jam të jem un’ apostol i kombevet, lavdonj punënë time),

14Që t’u shtie zëlinë atyreve që janë mishi im, edhe të shpëtonj ca nga ata.

15Sepse të hedhuritë teje t’ atyreve është të paqtuarët’ e botësë, ç’do të jetë të priturit’ e atyreve, përveç jetë prej së vdekurish.

16Po ndë qoftë pem’ e parë e shënjtëruarë, është edhe brumi; edhe ndë qoftë rrënja e shënjtëruarë, janë edhe degatë.

17Po ndë u çqyenë ca nga degatë, e ti që ishnje ullir’ i egrë u shartove ndër ato, e u bëre shok’ i rrënjës’ edhe i ullirit trashë,

18Mos u mburr kundrë degavet; po ndë u mburrç, ti nukë mban rrënjënë, po rrënja të mban tyj.

19Do të thuash pra: U çqyenë degatë, që të shartohem unë.

20Mirë; për pabesërinë u çqyenë, po ti qëndron për besënë. Mos mendo lart, po kij frikë.

21Sepse Perëndia ndë mos kurceu degat’ e fisëme, druaj se nukë do të kurcenjë edhe tyj.

22Shih pra të mirëtë edhe shtrëngimin’ e Perëndisë; mb’ata që u rrëzuanë, shtrëngim, po mbë tyj, të mirë, ndë qëndrofsh ndë të mirët; sepse tietrazi edhe ti do të shkëputesh.

23Po ata, ndë mos qëndrofshinë ndë pabesërit, do të shartonenë; sepse Perëndia ësht’ i fuqishim t’i shartonjë ata prap.

24Sepse ndë u shkëpute ti nga ullir’ i egrë i fisëm, edhe u shartove kundrë fisit ndë ulli të butë, sa më tepërë këta që janë të fisëm do të shartonenë ndë ulli të tyre?

25Sepse nukë dua, o vëllezër, të mos e dini këtë fshehësirë, (që të mos jeni të mënçim ndër vetëhet tuaj) se të verbuar’ u bë mbënjanë mbë Israilinë, gjersa të hynjë të mbushurit’ e kombevet.

26Edhe kështu gjith’ Israili do të shpëtonjë, sikundrë është shkruarë: “Do të vinjë nga Sioni Ay që shpëton, edhe do të këthenjë pabesëriatë nga Jakovi.

27Edhe këjo është dhiata prej meje mb’ ata, kur t’u heq fajet’ atyreve”.

28Edhe nga ana e ungjillit janë arëmiq te ju, po nga ana e së sgjedhurësë janë të dashurë për atëritë.

29Sepse dhurëtiat’ edhe të thërriturit’ e Perëndisë janë pa pendim.

30Sepse sikundrë edhe ju njëherë nuk’ i dëgjuatë Perëndisë, po ndashti u përdëllyetë prej të padëgjuarit këtyreve.

31Kështu edhe këta ndashti nuk’ i dëgjuan’ ati, që të përdëllenen’ edhe ata prej përdëllimit tuaj.

32Sepse Perëndia i mbylli të gjithë ndë padëgjim, që t’i përdëllenjë të gjithë.

33O thellësirë pasëje e diturie e mënt Perëndie! Sa të pavëshguara janë gjyqet’ e ati, edhe të pagjetura gjurmat’ e udhëvet ati! Sepse “kush njohu mëndëjen’ e Zotit? A kush u bë këshillës bashkë me atë?”

34A “kush i dha ati gjë përpara, që t’i shpaguhet’ ati?”

35Sepse prej ati, edhe me anë t’ ati, edhe nd’ atë janë të gjitha; mb’ atë qoftë lavdia për jetët. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help