1 KORINTHIANËT Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Gjithënjë dëgjonetë një kurvëri ndër ju, edhe e këtillë kurvëri që as ndër kombet (nukë zihetë n’gojë), kaqë sa një të ketë gruan’ e t’et.

2Edhe ju jeni madhështuarë, e jo të bënitë vajë më shumë, që të ngrihetë nga mezi juaj ay që bëri këtë punë.

3Sepse unë, ndonëse s’jam aty me trup, po me shpirti jam aty, ndashti sikur jam aty gjykova atë që punoi këtë ashtu,

4Mb’emërë të Zotit tënë Jisu Krishtit, si të mbëlidhi ju edhe shpirti im me fuqin’ e Zotit tënë Jisu Krishtit,

5Ta epni të tillinë njeri ndë dorë të Satanajt për prishëjen’ e mishit, që t’i shpëtonjë shpirti ndë ditët të Zotit Jisu.

6Nuk’ ësht’ it mirë të mburruritë tuaj; nuk’ e dini se pak brumë mbruh gjithë të mbrujturitë?

7Qërohi pra nga brumi i vietër, që të jeni të mbrujturë të ri, sikundrë jeni pa brum; sepse pashka jonë, që është Krishti, u bë kurban për ne.

8Përandaj le ta mbajmë të kremtenë jo me brum të vietër, as me brum të së keqes’ e të së ligësë, po me të pabrumëra zemëre të këthiellët’ e të vërtetë.

9U shkrova juvë ndë kartët, të mos përzihi me kurvarë.

10Edhe jo fare me kurvarët’ e kësaj bote, a me lakëmimtarëtë, a me rrëmbesësatë, a me idhullatrëtë, sepse atëhere duhetë të dilni jashtë nga bota.

11Po ndashti u shkrova juve, të mos përzihi, ndë qoftë ndonjë që qjuhetë vëlla, se është kurvar, a lakëmimtar, a idhullatrë, a përqeshës, a pianec, a rrëmbesës; me të tillinë as të mos hani bashkë.

12Sepse ç’më duhetë të gjykonj edhe të jashtëmitë?

13Nukë gjykoni ju të brëndëshmitë?

14Po Perëndia do të gjykonjë të jashtëmitë; përandaj nxirni jashtë të ligunë nga mëzi juaj.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help