GALLATIANËT Krej 3. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1O Gallatiannë të marrë, kush u mori mbë sy juve, (të mos bindeni mbë të vërtetënë,) që përpara sysh tuaj Jisu Krishti qe shkruarë ndër ju i kryqëzuarë?

2Këtë vetëmë dua të marr vesh prej jush: Prej punërash nomit e muartë Frymënë, a prej së dëgjuarësë besësë?

3Kaqë të marrë jeni? E nistë me Frymë, ndashti e mbaroni me mish.

4Kot pësuatë kaqë punëra? Ndë qoftë se vetëmë mbë kot.

5Ay pra që u ep juve Frymënë, edhe vepëron çudira ndër ju, prej punërash nomit i bën këto, a prej së dëgjuarësë besësë?

6Sikundrë “Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua për drejtëri.”

7“Dineni pra, se ata që janë prej besësë, këta janë të bijt’e Avraanit.

8Edhe shkronja tuke parë që përpara se Perëndia nxier kombetë të drejtë prej besësë, i dha zë Avraamit që përpara: “Se gjithë kombetë do të bekonenë mbë tyj.”

9Përandaj ata që janë prej besësë bekonenë bashkë me besëtarin’ Avraam.

10Sepse sa njerës janë prej punërash nomit, janë ndënë mallëkim; sepse është shkruarë: “I mallëkuar’ është cilido që s’qëndron mbë gjith’ ato që janë shkruarë ndë vivli të nomit, për të bër’ ato.”

11Po, se asndonjë s’del i drejtë me anë të nomit përpara Perëndisë, është shpërfaqurë, se: “I drejti do të rronjë prej besësë.”

12Edhe nomi nuk është prej besësë, po “ay njeri që bën ato, do të rronjë prej atyreve.”

13Krishti na shpërbleu nga mallëkimi nomit, sepse u bë mallëkim për ne; sepse është shkruarë: “I mallëkuar’ është cilido që varetë mbi drut.”

14Që të vinjë bekimi i Avraamit ndër kombet me anë të Jisu Krishtit, që të marrëmë të zotuarët’e Frymësë me anë të besësë.

15O vëllezër, si njeri flas; po edhe një dhiatë që është bërë nga njeriu, asnjeri s’e heth poshtë, a shton gjë mb’atë.

16Edhe të zotuarat’ iu folnë Avraamit edhe farës’ ati; nukë thotë: Edhe farave, si për shumë, po si për një: “Edhe farësë sate”, që është Krishti.

17Edhe këtë e them, se dhiatënë që qe bërë që përpara mbë Krishtinë prej Perëndisë nomi që qe pas katrë qint e tri-dhietë vieç nuk’ e heth poshtë, që të prishnjë të zotuarëtë.

18Sepse ndë qoftë trashëgimi prej nomit, nuk’ është më prej të zotuarit; po Perëndia ia fali këtë Avraamit me anë të zotuarit.

19Përse u dha pra nomi? U vu për punë të shkelurësë porosivet, gjersa të vinte ajo fara, që qe zotuarë mb’ atë që qe udhëruarë prej ëngjëjsh ndë dorët të mestarit.

20Edhe mestari s’ësht’ i njërit vetëmë; po Perëndia është një.

21Nomi pra qënëka kundrë të zotuaravet të Perëndisë? Qoftë lark! Sepse ndë ishte dhënë nom që munt të epte jetë, atëhere drejtëria do t’ ishte me të vërtetë prej nomit.

22Po shkronja i mbyll bashkë të gjitha ndënë fajinë, që t’u epetë të zotuarëtë prej besësë Jisu Krishtit atyreve që besonjënë.

23Edhe përpara se të vinte besa, ruheshim ndënë nom, mbyllurë brënda nd’ atë besë, që ishte për të sbuluarë.

24Përandaj nomi u bë mësonjësi ynë mbë Krishtinë, që dalëmë të drejtë prej besësë.

25Po passi erdhi besa, s’jemi më ndënë mësonjës.

26Sepse të gjithë jeni të bijt’ e Perëndisë me anë të besësë që është mbë Jisu Krishtinë.

27Sepse sa jeni pagëzuarë mbë Krishtinë, keni besuarë Krishtinë.

28Nuk’ është më Judhe as Grek; nuk’ është më shërbëtuar as i lirë; nuk’ është më mashkull’ e femërë; sepse ju të gjithë jeni një mbë Jisu Krishtinë.

29Edhe ndë qofshi ju të Krishtit, vallë jeni far’ e Avraamit, edhe trashëgimtarë pas të zotuarit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help