EVREJT Krej 6. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Përandaj si të lëmë kryet’ e mësimit Krishtit, le të bihemi mbë të kulluarët, pa vënë përsëri themeli pendimi nga punërat’ e vdekura, edhe nga besa mbë Perëndinë,

2Nga mësimi i pagëzimevet, e nga të vënët e duarvet përsipër, e nga të ngjalluritë prej së vdekurish, e nga gjyqit të p asosurë.

3Edhe këtë do ta bëjmë, ndë lashtë Perëndia;

4Sepse është punë që s’bënetë për ata që u ndriçuanë një herë, edhe u ngjëruanë nga dhurëtia qiellore, edhe qenë bërë piesëtarët’ e Frymësë Shënjtëruarë,

5Edhe u ngjëruanë nga fiala e mirë të Perëndisë, edhe nga fuqiat’ e jetësë që vien,

6Ndë u rëzofshinë, të përtërihenë përsëri ndë pendim; e të kryqëzonjënë përsëri mbë vetëhet’ të tyre të Birin’ e Perëndisë, edhe ta dëftenjënë me gisht për turpëri.

7Sepse dheu që pi shinë që bie shumë herë mb’ atë, edhe piell barëra të mirë për ata, që e punonjënë, merr bekim nga Perëndia.

8Po ndë nxierrtë driza e murriza, ësht’ i paprovuarshim edhe afërë mallëkimit, të cilit e pastajmeja ësht’ të digjetë.

9Edhe na është mbushurë mëndëja për ju, o vëllezër, se keni më të miratë punëra, që kanë shpëtim, ndonëse flasëmë kështu.

10Sepse Perëndia nuk’ është i shtrembëtë, që të harronjë punënë tuaj, edhe mundimin’ e dashurisë që dëftyetë mb’ emërit’ t’ ati, kur u shërbyetë shënjtorëvet, edhe u shërbeni atyre.

11Edhe dëshërojmë që gjithësecili prej jush të dëftenjë po atë nxitim gjer së pastajmi që t’i mbushetë mëndëja pë shpëresënë,

12Që të mos bëhi të purtuarshim, të bëni prapa atyreve që trashëgonjënë të zotuaratë me anë të besës’ e të zemrësë gjerë.

13Sepse Perëndia, kur iu zotua Avraamit, pasi s’kishte mbë cilinë më të math të bënte be, bëri be mbë vetëhet të ti,

14Tuke thënë: “Vërtet tuke bekuarë do të bekonj tyj, edhe tuke shumuarë do të shumonj tyj.”

15Edhe tuke pasurë zemërë të gjërë, fitoj të zotuarëtë.

16Sepse njërëzitë bënjënë be për më të madhinë, edhe beja është mb’ ata të mbaruarët’ e çdo kundrëfiale për të vërtetuarë.

17Mb’ atështu Perëndia si donte të dëftente më tepërë ëndën’ e ti të paluajturënë vëndit mbë trashëgimtarët’ e të zotuarit, vuri mestare benë,

18Që prej dy punërash të paluajtura vëndit, s’munt të gënjenjë Perëndia, të kemi ngushullim të fortë neve që kemi mrë udhë të mbajmë shpëresënë që kemi përpara;

19Të cilënë e kemi posi angurë të qëndruarshime e të vërtetuarshime, edhe që hyn mbë më të përbrëndëshmen’ e kurtinësë;

20Atie ku Jisuj hapi udhënë përpara e hyri për ne, passi u bë kryeprift pë gjithë jetënë, pas taksit Melqisedhekut.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help