1 PIETËR Krej 5. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1U lutem pleqvet që janë ndër ju unë plaku, shok i atyreve, edhe martiri i pësimevet Krishtit, edhe piesëtari asaj lavdisë që është për të sbuluarë:

2Ruani grigjën’ e Perëndisë që është ndër ju, tuke u vënë re jo me pahirë, po me dashuri; as për fitim të lik, po me zemërë të gatishime.

3Edhe jo sikur të pushtoni trashëgimin’ e Perëndisë, po të bëhi shëmbëllesë e grigjësë.

4Edhe kur të shpërfaqetë kryebariu, do të merrni të pafishkurënë kurorën’ e lavdisë.

5Po kështu edhe ju të ritë, ini ndën’ urdhër të pleqvet; edhe të gjithë, tuke qënë ndën’ urdhër njëri tiatrit, vishni mëndëjen’ e unjëtë; sepse: “Perëndia rri kundrë madhështorëvet, po të unjurëvet u ep hirë”.

6Unji pra ndënë dorën’ e Perëndisë të fortënë, që t’u ngrerë juve ndë kohë që duhetë;

7Hithni gjithë kujdesinë tuaj mb’atë, sepse ay ka kujdes për ju.

8Ini esullë, rrini squarë; sepse kundrë-gjyqësi juaj dialli, posi leon që ulurin, vien përqark tuke kërkuarë cilinë të përpijë.

9I rrini kundrë ati tuke qëndruarë të fortë ndë besët, sepse e dini se po ato pësime bënenë ndër vëllezërit tuaj që janë ndë botët.

10Edhe Perëndia i çdo hiri, që na thërriti ndë lavdi të ti të pasosurënë me anë të Jisu Krishtit, si të pësoni pak, ay u bëftë juve të kulluarë, u forcoftë, u dhashtë fuqi, u themelostë.

11Mb’atë qoftë lavdia edhe pushteti ndë jetët të jetëvet. Amin.

12Me anë të Silluanit, vëllajt besëtar, u shkrova juve me pak fialë, sikundrë më duketë, tuke lutur’ e tuke martirisurë, se kyj është hiri i Perëndisë i vërteti, që keni ndenjurë mb’ atë.

13U faletë me shëndet juve qisha që është ndë Vavyllonë, sgjedhurë bashkë me ju, edhe Marku im bir.

14Përshëndetni njëri tiatrinë me të puthurë dashurie.

Paqtim qoftë mbë gjithë ju që jeni mbë Jisu Krishtinë. Amin.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help