1Pietri, apostoli i Jisu Krishtit, mb’ ata që rrinë ndë dhe të huaj, përndarë ndëpër Pont e ndëpër Gallati, e ndëpër Kappadhoqi, e ndëpër Asi, e ndëpër Vithyni,
2Të sgjedhuritë pas të paranjohurësë Perëndisë Atit, me anë të shënjtërimit Frymësë, për dëgjim e për të përskaturë të gjakut Jisu Krishit; hir edhe paqtim u shumoftë mbë ju.
3 Qoftë bekuarë Perëndia edhe Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit, që pas përdëllimit ti të shumëtit na polli për së dyti ndë një shpëresë të gjallë me anë të ngjallurit prej së vdekurish të Jisu Krishtit,
4Për një trashëgim të paprishur’ e të papugërë e të pafyshkurë, që është ruajturë ndë qiejet për ne,
5Që me fuqin’ e Perëndisë ruhemi me anë të besësë, për shpëtim të gatishim të sbulonetë ndë kohë të pastajme.
6Për atë gëzohi, ndonëse tashti pakëzë, ndë u dashtë, hidhërohi mbë çdo farë të ngarash,
7Që të gjëndetë provimi i besësë suaj më i çëmuarshim se ari që prishetë, ndonëse provonetë prej ziarrit, për mburrëje e për nderë e për lavdi, kur të sbulonetë Jisu Krishti;
8Të cilinë, ndonëse s’e keni parë, e doni; edhe ndonëse nuk’ e shihni tashti, po tuke i besuarë, gëzohi me gëzim të lavduruarshim që s’rrëfenetë me gojë,
9Tuke marrë të pastajmen’ e besësë suaj, shpëtimin’ e shpirtëravet;
10Që për atë shpëtim kërkuan’ edhe vëshguanë profitëtë që profitepsnë për atë hirinë që do t’epej mbë ju;
11Tuke vëshguarë mbë cilin’ a mbë çfarë kohe shpërfaqetë Fryma e Krishtit që ishte mb’ata, kur martiriste që përpara për pësimet’ e Krishtit, edhe për lavdiat’ e pastajme;
12Që mb’ atë u sbëlua jo për vetëhen’ e tyre, po për ne i punonin’ ato punëra, që u rrëfyenë mbë ju tashti me anë t’atyre që ungjillëzuan’ ungjillinë mbë ju me Frymën’ e Shënjtëruarë, që u dërgua nga qielli, për të cilatë ëngjëjtë dëshëronjënë të kërrusen’ e të shohënë.
13Përandaj si të ngjishni mezat’ e mendimit tuaj, rrini esullë, shpëreni të tërë mbë hirinë që vien mbë ju, kur të sbulonetë Jisu Krishti,
14Si dielm të dëgjuarshim, mos shkoni pas dëshërimevet para, që bënitë pa diturë;
15Po sikundrë është shënjt ay që u thirri juve, kështu edhe ju bëhi shënjtorë mbë gjithë shkuarëjenë,
16Sepse është shkruarë: “Bëhi shënjtorë, sepse unë jam shënjt”.
17Edhe ndë qjuajçi Atë atë që gjykon pa mbajtur’ anë pas punësë gjithësecilit, shkoni kohënë me frikë mbë këtë dhe të huajë që rrini;
18Tuke diturë se nuk’ u shpërblyetë me gjë që prishetë, si me argjënt a me ar, nga ajo e kota jeta juaj që u kanë lënë juve atëritë,
19Po me gjakun’ e paçëmuarë të Krishtit, posi qëngjit pa palavi e pa të shgërryerë;
20I cili qe urdhëruarë përpara se të ngrihetë bota, e u shpërfaq ndë kohëra të pastajme për ju,
21Që me anë t’ati i besoni Perëndisë që e ngjalli prej së vdekurish, edhe i dha lavdi, andaj besa juaj edhe shpëresa të jetë mbë Perëndinë.
22Si të qjëroni pra shpirtëratë tuaj me dëgjimin e së vërtetësë me anë të Frymësë, për dashurimin’ e vëllazërisë pa ipokrisi, doni fort njëri tiatrinë me zemërë të këthiellëtë;
23Sepse jeni lindurë përsëri jo prej farësë që prishetë, po prej fare të paprishurësë, me anë të fialës’ Perëndisë që rron e që mbet (për gjithë jetënë).
24Sepse “çdo mish është posi bar, edhe çdo lavdi njeriu posi lule bari; u tha bari, edhe luleja e ati ra;
25Po fiala e Zotit mbet për gjithë jetënë.” Edhe këjo ësht’ ajo fiala që u ungjillëzua te ju.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.