1 THESSALLONIKASIT Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Sepse vetë ju e dini, o vëllezër, të hyrëtë tënë te ju, sepse nuk’ u bë kot;

2Po si hoqëm keq përpara edhe u sham, sikundrë e dini, ndë Filippe, muarëm zemërë te Perëndia ynë të flasëmë te ju ungjillin’ e Perëndisë me shumë të përpiekurë.

3Sepse mësimi ynë nukë qe nga gënjeshtra, as nga ndyrësira, as nga kobimi;

4Po sikundrë u provuam prej Perëndisë që na zuri besë për ungjillinë, kështu flasëmë, jo sikundrë t’u pëlqejmë njerëzet, po Perëndisë që provon zemratë tona.

5Sepse as fialë me lajka nukë folëm ndonjëhere, sikundrë e dini, as shtimë shkak lakëmimi;

6Perëndia është martir; as kërkuam lavdi prej njerëzish, as prej jush, as prej të tierësh, ndonëse munt t’u bëneshim juve barrë, si apostojt’ e Krishtit;

7Po qem të butë ndër mest juve; posi mëndesha që ngroh ndë gji bijt’ e saj.

8Kështu tuke pasurë dashuri të madhe për ju, na ka ënda t’u apëmë juve jo vetëm’ ungjillin’ e Perëndisë, po edhe shpirtratë tënë, sepse qetë të dashurë te ne.

9Sepse e mbani mënt, o vëllezër, të lodhuritë tënë edhe mundiminë; sepse tuke punuarë dit’ e natë, që të mos i vemë barrë ndonjërit prej jush, leçitëm ungjillin’ e Perëndisë te ju.

10Ju jeni martirë edhe Perëndia, sa me drejtëri e me udhë e me pa palavi kemi qënë te ju që besoni;

11Sikundrë e dini, se gjithësecilinë prej jush e prosisnim edhe e ngushullonim posi ati bijt’ e ti,

12Edhe epnim martiri, që të ecëni sikundrë vëjen te Perëndia, që u thërriti juve ndë mbëretëri e ndë lavdi të ti.

13Përandaj edhe neve i falemi ndersë perëndisë pa pushim, se passi muartë fialën’ e Perëndisë që dëgjuatë prej nesh, e prittë atë jo si fialë njerësish, po (sikundrë është me të vërtetë), fialë Perëndie, e cila fialë vepëronetë ndër ju që besoni.

14Sepse ju, o vëllezër, bëtë sikundrë bënë qishat’ e Perëndisë, që janë ndë Judhet mbë Jisu Krishtinë, sepse edhe ju pësuatë po ato punëra nga ata që janë prej një kombi me ju, sikundrë edhe ata prej Judhenjvet;

15Të cilëtë vranë edhe Zotinë Jisu, edhe profitët’, edhe neve na ndoqnë, edhe Perëndisë s’i pëlqenjënë, edhe janë kundrë gjithë njerëzet;

16Të cilëtë na përmbanjënë të flasëmë te kombetë që të shpëtonjënë, për të mbushurë fajet’ e tyre përherë; edhe së pastajmi harriu zemërimi mbi ata.

17Po ne, o vëllezër, si u varfëruamë nga ju për pak kohë me faqe, jo me zemërë, nxituam më tepërë me shumë dëshërim të shohëmë faqenë tuaj.

18Përëndaj deshëm të vimë te ju (më fort unë Pavli), edhe një herë edhe dy herë, po na përmbajti Satanaj.

19Sepse cila është shpëresa jonë, a gëzimi, a kurora e të mburrurit? Apo nukë jeni edhe ju përpara Zotit tënë Jisu Krishtit mbë t’ ardhurit t’ati? Sepse ju jeni lavdia jonë edhe gëzimi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help