ROMANËT Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Përandaj s’munt t’ ap ç’fialë, o njeri, cilido je ti që gjykon; sepse për atë punë që gjykon tiatrinë, gjykon vetëhenë tënde për të keq; sepse ti që gjykon, punon ato punëra.

2Edhe e dimë, se gjyqi i Perëndisë është me të vërtetë kundrë atyreve që punonjënë të tilla punëra.

3E mendon këtë ti, o njeri, që gjykon ata që punonjënë të tilla punëra, edhe bën ato, se ke për të shpëtuarë nga gjyqi i Perëndisë?

4Apo bën për asgjë pasëjen'’ e së mirës’ ati e të durimit e të zëmrësë gjërë, edhe nuk’ e di, se e mira e Perëndisë të bie ty ndë pendim?

5Po për ashpërimnë tënt, edhe për zëmërën’ e papenduarë mbëledh zemërim mbë vetëhenë tënde ndë ditët të zemëratës’ edhe të sbulesësë gjyqit drejtë të Perëndisë,

6I cili do t’ia paguanjë gjithësecilit pas punëvet ati.

7Atyreve që kërkonjënë lavdi e nderë e pavdierëje me durim për punë të mirë, do t’u apë jetë të pasosurë.

8E mb’ ata që qartonjënë, edhe nuk’ i dëgjonjënë të vërtetësë, po i dëgjonjënë të shtrëmbëtësë, do të jetë zemëratë e mëri,

9Acarim edhe shtrëngim mbë çdo shpirt njeriu që punon të ligënë mbë Judhenë më përpara edhe mbë Ellininë.

10Po lavdi e nderë e paqtim do të jetë mbë cilinëdo që punon të mirënë, mbë Judhenë më përpara edhe mbë Ellininë.

11Sepse te Perëndia s’ka të mbajtur’ anë;

12Sepse gjithë sa fëjyenë pa nom, edhe do të vdirenë pa nom; edhe gjithë sa fëjyenë ndë nom, do të gjykonenë me mom,

13(Sepse nukë janë të drejtë përanë Perëndisë ata që i mbanjënë vesh nomit, po ata që punonjënë nominë do të dalënë të drejtë.

14Sepse kur gjëntarëtë që s’kanë nom, punonjënë punët’ e nomit pas fisit, këta ndonëse s’kanë nom, janë vetë nom ndë vetëhet të tyre;

15Të cilëtë dëftenjënë punën’ e nomit shkruarë ndë zemërat të tyre, sepse ndërgjegjëja e atyreve martiris bashkë me ata, edhe mendimetë ndërmest atyreve përflasënë a apënë fialë njëri për tiatërinë).

16Mb’atë ditë, kur do të gjykonjë Perëndia të fshehurat’ e njerëzet me anë të Jisu Krishtit, pas ungjillit tim.

17Na ti që qjuhe Judhe, edhe prëhe mbë nomt, e mburre mbë Perëndinë,

18Edhe njeh dashurimin’ e ati, edhe shquan ato që ndanjënë, sepse je mësuarë nga nomi;

19Edhe kujton vetëhenë tënde, se je udhëheqësi të verbërvet, drit’ e atyreve që janë ndë errësirë,

20Stërvitës i të marrëvet, mësonjës i foshnjevet, ese ke formën’ e së njohurësë, edhe së vërtetësë ndë nomt.

21Ti pra që mëson tiatrinë, nuk’ mëson vetëhenë t’ënde? Ti që leçit të mos viedhënë, vieth?

22Ti që thua të mos kurvëronjënë, kurvëron? Ti që ke të ndyrë nga idhollatë, vieth gjë qishe?

23Ti që mburre mbë nomt, çpërnderon Perëndinë tuke shkelurë nominë?

24Sepse “emëri i Perëndisë vllasfimisetë ndër kombet për punë tuaj”, sikundrë është shkruarë.

25Sepse rrethpresëja bën dobi, ndë punofsh nominë; po ndë shkelç mominë, rrethpresëja jote u bë parrethpresëje.

26Ay pra që nuk’ është rrethprerë ndë ruajtë porosit’ e nomit, a nukë do të qjuhetë të parrethprerët’ e ati rrethpresëje?

27Edhe ay që është prej fisit i parrethprerë e punon nominë, nukë do të të gjykonjë tyj që ke shkronjën’ e nomit edhe rrethpresëjenë, e shkel nominë?

28Sepse nuk’ është Judhe ay që duketë për faqe, as rrethpresëja ndë misht që është për faqe.

29Po ay që është ndë të fshehurë Judhe, edhe rrethpresëje ësht’ ajo e zëmrësë, që është ndë frymët e jo ndë shkronjët, të cilit nderi nuk’ është prej njerëzish, po prej Perëndisë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help