1Pastaj Jisuj shkoj përtej detit të Galilesë, Tiveriadhësë.
2Edhe shumë gjëndëje i vanë pas, sepse shihninë çudirat’ e ati që bënte mbi të sëmurët.
3Edhe Jisuj hipi ndë malt, edhe rrinte atie bashkë me nxënësit’ e ti.
4Edhe ishte afërë pashka, e kremteja e Judhenjet.
5Jisuj kur shtyri sytë pra, edhe pa se po vinte shumë gjëndëje tek ay, i thotë Filippit: “Nga do të blemë bukë, që të hanë këta?”
6(Edhe thoshte këtë, që ta provonjë, sepse ay e dinte se ç’do të bënte).
7Filippi iu përgjeq: “Dy qint dhinarë bukë nuk’ u dalën’ atyre, që të marrë nga një çikë gjithësecili nga ata.”
8Andhreu i vëllaj i Simon Pietrit, një nga nxënësit’ e ati, i thotë:
9“Këtu është një çun i vogëlë, që ka pesë bukë të elpta, edhe dy pishqe, po ç’janë këto për kaqë vetë?”
10Edhe Jisuj tha: “Thojuni njerëzet të rrinë përdhe.” Edhe ishte shumë bar nd’ atë vënt. Ndenjnë pra burratë përdhe sinja pesë mijë vetë me numërë.
11Edhe Jisuj mori bukëtë, edhe si u fal ndersë, ua ndau nxënëset, edhe nxënësitë ua dhanë atyreve që kishinë ndenjurë përdhe; kështu edhe prej pishqesh sa deshnë.
12Edhe si u nginjnë, u thotë nxënëset ti: “Mbëlithni copatë që kanë tepruarë, që të mos humbasë gjë.”
13I mbëlothnë pra, edhe mbushnë dy-mbë-dhietë kosha me copa nga pesë bukët’ e elpta që tepruanë prej atyreve që kishinë ngrënë.
14Njerëzitë pra, kur panë atë çudi që bëri Jisuj, thoshinë: se: “Me të vërtetë kyj është ay profiti që ka për t’ ardhurë ndë botët.”
15Jisuj pra si e kupëtoj se doninë të vinë, e ta rrëmbenjënë, që ta bënjënë mbëret, iku përsëri ndë malt ay vetëmë.
16Edhe si u ngrys, nxënësit’ e ati sbritnë ndë det.
17Edhe hynë ndë lundrët, edhe shkuanë përtej detit ndë Kapernaum. Edhe ndashti ishte bërë errëtë, edhe Jisuj s’kishte ardhurë tek ata.
18Edhe deti po ngrihej, sepse frynte er’ e madhe.
19Passi vozitnë pra sinja njëzet e pesë a tridhietë stadhe, shohënë Jisunë tuke ecurë mbi det, edhe tuke ardhur’ afërë lundrësë; edhe u frikësuanë.
20Po ay u thot’ atyre: “Unë jam, mos u frikësoni.”
21Deshnë pra ta marrënë ndë lundrët; edhe përnjëherë lundra u gjënt mb’atë dhe që shkoninë.
22Mbë të nesëmet gjëndëja që kishte ndenjurë përtej detit, kur panë se s’ishte atie tiatërë lundrëzë, veç një që hipnë nxënësit’ e ati, edhe se nukë hyri Jisuj ndë lundrëzët bashkë me nxënësit’ e ti, po vetëmë nxënësit’ e ati shkuanë
23(Edhe të tiera lundrëza erthnë nga Tiveriadha afër’ ati vëndi ku hëngrrë bukënë, passi u fal ndersë Zoti).
24Gjëndëja pra kur’ pa, se Jisuj nuk’ është atie, as nxënësit’ e ati, hipnë edhe ata ndëpër lundrat, edhe erthnë ndë Kapernaum tuke kërkuarë Jisunë.
25Edhe si e gjetnë përtej detit, i thanë:
26“Ravvi, kur erdhe këtu?” Jisuj u përgjeq atyre e tha: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, më kërkoni, jo sepse patë çudira, po sepse hëngrëtë nga bukëtë edhe u nginjtë.
27Mos punoni për ushqiminë që prishetë, po për ushqiminë që mbet ndë jetë të pasosurë, të cilinë do t’u apë juve i bir’ i njeriut; sepse këtë vulosi Ati, Perëndia.”
28I thanë pra: “Ç’të bëjmë, që të punojmë punërat’ e Perëndisë?”
29Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Këjo është pun’ e Perëndisë, t’i besoni ati që ka dërguar’ ay.”
30I thanë pra: “Ç’shenjë bën pra ti, që të shohëmë, e të besojmë tyj? Ç’punon?
31Atëritë tanë hëngrrë mannënë ndë shkretëtirët, sikundrë është shkruarë: “Bukë nga qielli u dha atyre të hanë.”
32Jisuj pra u tha atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve, Mojsiu nuk’ u dha juve bukënë nga qielli; po im Atë u ep juve bukën’ e vërtetë nga qielli.
33Sepse buk’ e Perëndisë ësht’ ay që sbret nga qielli, edhe që i ep jetë botësë.”
34I thanë pra: “Zot, epna përherë këtë bukë.”
35Edhe Jisuj u tha atyre: “Unë jam buk’ e jetësë, ay që vien tek unë, nukë do të ketë uri, edhe ay që më beson, nukë do të ketë et kurrë.
36Po u thashë juve, se edhe më patë, edhe nukë besoni.
37Gjithë ç’më ep Ati, do të vinjë tek unë; edhe atë që të vinjë tek unë, nukë do ta nxier jashtë;
38Sespe kam sbriturë nga qielli, jo për të bërë dashuriminë tim, po dashirimin’ e ati që më ka dërguarë.
39Edhe kyj është dashurimi Atit që më ka dërguarë, gjithë ç’më ka dhënë, të mos humbas gjë prej ati, po ta ngjall ndë ditë të pastajme.
40Edhe kyj është dashurimi ati që më ka dërguarë, kushdo që të shohë Birinë edhe t’i besonjë, të ketë jetë të pasosurë; edhe unë do ta ngjall ndë ditë të pastajme.”
41Judhenjtë pra murmurisninë për atë, se tha: “Unë jam buka që sbrita nga qielli.”
42Edhe thoshinë: “Nuk’ është kyj Jisuj, i biri Josifit, të cilit neve njohëmë t’anë, edhe t’ëmënë; qysh thotë pra kyj, se: Kam sbriturë nga qielli?”
43Jisuj pra u përgjeq e u tha atyre: “Mos murmurisni ndër mest tuaj.
44Asndonjë s’munt të vinjë tek unë, ndë mos e heqtë Ati që më ka dërguarë; edhe unë do ta ngjall ndë ditë të pastajme.
45Është shkruarë ndë profitërit: “Edhe të gjithë do të jenë të mësuarë nga Perëndia.” Kushdo pra që ka dëgjuarë prej Atit, edhe është mësuarë, vien tek unë.
46Jo se ka parë ndonjë Atinë, veç ay që është nga Perëndia; kyj ka parë Atinë.
47Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve: Ay që më beson ka jetë të pasosurë.
48Unë jam buk’ e jetësë.
49Atëritë tuaj hëngrrë mannënë ndë shtretëtirët, edhe vdiqnë.
50Këjo është buka që sbret nga qielli, që kush të hajë prej asaj, të mos vdesë.
51Unë jam buk’ e gjallë që sbriti nga qielli. Ndë ngrëntë njeri prej kësaj buke, do të rronjë për gjithë jetënë. Edhe buka që do t’ap unë, është mishi im, të cilinë unë do ta ap për jetën’ e botësë.”
52Judhenjtë pra haheshinë njëri me jatrinë, tuke thënë: “Qysh munt të na apë kyj të hamë mishin’ e ati?”
53Jisuj u tha pra atyre: “Me të vërtetë, me të vërtetë po u them juve. Ndë mos ngrënçi mishin’ e të Birit njeriut, edhe ndë mos pifshi gjakun’ e ati, s’keni jetë ndë vetëhenë tuaj.
54Ay që ha mishinë tim, edhe pi gjakunë tim, ka jetë të pasosurë, edhe unë do ta ngjall ndë ditë të pastajme.
55Sepse mishi im është me të vërtetë të ngrënë, edhe gjaku im është me të vërtetë të pirë.
56Ay që ha mishinë tim, edhe pi gjakunë tim mbet tek unë, edhe unë tek ay.
57Sikundrë më dërgoj ay Ati që rron, edhe unë rronj për Atinë, kështu edhe ay që të më hajë, do të rronjë edhe ay për mua.
58Këjo është buka që sbriti nga qielli; jo sikundrë atëritë tuaj hëngrrë mannënë, edhe vdiqnë; ay që ha këtë bukë, do të rronjë për gjithë jetënë.”
59Këto tha ndë sinagogjit tuke mësuarë ndë Kapernaum.
60Shumë vetë pra nga nxënësit’ e ati, kur dëgjuanë, thanë: “Këjo fialë ësht’ e ashpërë; cili munt ta dëgjonjë?”
61Edhe Jisuj si e kupëtoj ndë vetëhet, se nxënësit’ e ti po murmurisnjënë për këtë fialë, u tha atyre: “Këjo u skandhalis juve?
62 Ç’do të thoni pra, ndë qoftë se shihni të Birin’ e njeriut tuke hipurë atie ku ishte përpara?
63Fryma ësht’ ajo që ep jetë; mishi nukë vëjen asgjë; këto fialë që u flas unë juve, janë frymë, edhe janë jetë.
64Po janë ca prej jush që nukë besonjënë.” Sepse Jisuj e dinte që përpara, cilëtë jan’ ata që s’besonjënë, edhe cili ësht’ ay që do ta trathtonte.
65Edhe thoshte: “Përandaj u thashë juve, se asndonjë s’munt të vinjë tek unë, ndë qoftë se s’i është dhënë prej tim eti.”
66Që mb’ atë herë pra shumë vetë nga nxënësit’ e ati u këthyenë prapa, edhe nuk’ ecninë më bashkë me atë.
67Jisuj pra u tha të dy-mbë-dhietëvet:
68“Mos doni të ikëni edhe ju?” Simon Pietri iu përgjeq pra: “Zot, te cili do të vemi? Ti ke fialë jete të pasosurë.
69Edhe neve kemi besuarë, edhe e kemi njohurë, se ti je Krishti, i Bir’ i Perëndisë (gjallë).
70Jisuj iu përgjeq atyre:
71“Nuk’ u sgjodha unë juve të dy-mbë-dhietëtë? Edhe një prej jush është diallë.”
72Edhe thoshte për Judhë Iskariotinë, të birin’ e Simonit; i cili ishte një prej të dy-mbë-dhietëvet, sepse kyj e kishte për të trathtuar’ atë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.