JOANNIT Krej 7. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe pas këtyre Jisuj ecënte ndë Galilet, sepse s’donte të ecënte ndë Judhet, sepse Judhenjt’ kërkoninë ta vrasënë.

2Edhe ishte afër’ e kremteja e Judhenjet, tëndë-ngrehëja.

3Të vëllezërit’ e ati pra i thanë: “Sbrit prej këndej, edhe ecë ndë Judhet, që të shohën’ edhe nxënësit’ e tu punërat’ e tua që bën;

4Sepse asndonjë s’bën gjë fshehurazi, edhe kërkon të shfaqet ay vetë. Ndë bën këto, shfaq vetëhenë tënde ndë botët.”

5Sepse as të vëllezërit’ e ati nuk’ i besoninë.

6Jisuj u thotë pra atyre: “Koha ime edhe s’ka ardhurë, po koha juaj është përherë gati.

7Bota s’munt t’u ketë mëri juve; po mua më ka mëri, sepse unë martiris për atë, se punërat’ e asaj janë të liga.

8Ju shkoni ndë këtë të kremte; unë (edhe) nukë vete ndë këtë të kremte, sepse koha ime edhe s’është mbushurë.”

9Edhe si u tha atyre këto, mbeti ndë Galilet.

10Edhe si hipnë të vëllezërit’ e ati, atëhere hipi edhe ay ndë të kremtenë, jo faqeza, po si fshehurazi.

11Judhenjtë pra e kërkoninë ndë të kremtet, edhe thoshinë: “Ku ësht’ ay?”

12Edhe ishte shumë murmuri ndër gjëndëjet për atë; ca thoshinë: se ësht’ i mirë; e të tierë thoshinë: “Jo; po gënjen gjëndëjenë.”

13Po asndonjë nukë fliste përpara sysh për atë, nga frika e Judhenjet.

14Edhe ndashti kur ishte përgjysëmë e kremteja, Jisuj hipi ndë hieroret, edhe mësonte.

15Edhe Judhenjtë çuditeshinë, tuke thënë: “Qysh di kyj shkronja pa qënë mësuarë?”

16Jisuj iu përgjeq atyre, e tha: “Mësimi im nuk’ ësht’ imi, po i ati që më ka dërguarë.

17Ndë dashtë ndonjë të bënjë dashurimin’ e ati, do të njohë për mësimnë, nd’ është nga Perëndia, apo unë flas prej vetëhesë sime.

18Ay që flet prej vetëhesë ti, kërkon lavdin’ e ti; po ay që kërkon lavdin’ e ati që e ka dërguarë, kyj ësht’ i vërtetë, edhe nukë ka shtrëmbëri tek ay.

19A nuk’ u dha juve nominë Mojsiu? Edhe asnjë prej jush s’bën nominë. Përse kërkoni të më vrisni?”

20Gjëndëja u përgjeq e tha: “Ke diallinë. Cili kërkon të të vrasë?”

21Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Një punë bëra, edhe të gjithë çuditeni.

22Përandaj Mojsiu u ka dhënë juve rrethpresëjenë, (jo se është nga Mojsiu, po nga atëritë) edhe për ditë të shëtunë rrethprisni njeri.

23Ndë qoftë se rrethpritetë njeri për të shëtunë, që të mos prishetë nomi Mojsiut, mbë mua zemëroneni, sepse bëra të shëndoshë një njeri të tërë për të shëtunë?

24Mos gjykoni për faqe, po gjykoni gjyqin’ e drejtë.”

25Ca pra prej Jerosolimitëvet thoshinë: “Nuk’ është kyj që kërkonjënë të vrasënë?

26Po na te po flet ndër sy, edhe s’i thonë asgjë. Mos e njohënë me të vërtetë të parëtë, se kyj është me të vërtetë Krishti?

27Po këtë e dimë nga është; po kur vien Krishti, asndonjë s’e njeh nga është.”

28Jisuj pra thërriti, tuke mësuarë ndë hieroret, edhe tha: “Edhe mua më dini, edhe nga jam e dini; edhe s’kam ardhurë prej vetiu, po ësht’ i vërtetë ay që më ka dërguarë, të cilinë ju nuk’ e dini;

29Po un’ e di, sepse jam prej ati, edhe ay më dërgoj.”

30Kërkoninë pra ta zënë; po asndonjë s’vuri dorënë mb’ atë, sepse edhe s’i kishte ardhur’ ora.

31Edhe shumë vetë prej gjëndëjesë i besuanë, edhe thoshinë, se kur të vinjë Krishti, mos do të bënjë më shumë shënja se këto që bëri kyj?

32Farisenjtë dëgjuanë gjëndëjenë se po murmurisinë këto për atë; edhe Farisenjt’ edhe kryepriftëritë dërguanë shërbëtorë që ta zënë.

33Jisuj pra tha (atyre): “Edhe pak kohë jam bashkë me ju, edhe vete tek ay që më dërgoj.

34Do të më kërkoni, e nukë do të më gjeni; edhe atie ku jam unë, ju s’munt të vini.”

35Judhenjtë pra thanë me vetëhen’ e tyre: “Ku do të vejë kyj, që neve nukë do ta gjejmë? Mos do të vejë ndër ata që janë përndarë ndër Grekët, e të mësonjë Grekëtë?

36Ç’është këjo fialë që tha: Do të më kërkoni, e nukë do të më gjeni? Edhe: Atie ku jam unë, ju s’munt të vini?”

37Edhe ndë të pastajmenë ditë, të së madhesë ditësë së kremtesë, Jisuj qëndroj e thërriti, tuke thënë: “Kush të ketë et, le të vinjë tek unë, e le të pijë.

38Ay që më beson mua, sikundrë tha shkronja, lumëra uji të gjallë do të rriedhënë nga barku i ati.”

39(Edhe këtë e tha për Frymënë që kishinë për të marrë ata që t’i besoninë; sepse edhe s’ishte dhënë Frym’ e Shënjtëruarë, sepse Jisuj edhe s’ishte lavduruarë.)

40Shumë vetë pra prej gjëndëjesë, kur dëgjuanë këtë fialë, thoshinë: “Kyj është me të vërtetë profiti.” Të tierë thoshinë: “Kyj është Krishti.”

41Po të tierë thoshinë: “Sos vien Krishti nga Galilea.

42Nukë tha shkronja, se Krishti vien nga far’ e Dhavidhit, edhe nga fshati Vithleemësë, andej nga ishte Davidhi?”

43U bë pra një shqyerëje ndër gjëndëjet për atë.

44Edhe ca prej atyreve doninë ta zënë; po asndonjë s’vuri duartë mb’ atë.

45Erthnë pra shërbëtorëtë te kryepriftërit’ e te Farisenjtë, edhe ata u than’ atyre: “Përse s’e prutë?”

46Shërbëtorëtë u përgjeqnë: “As kurrë ndonjëherë s’ka folurë njeri kështu, posi kyj njeri.”

47Fariesnjtë pra u përgjeqnë atyre: “Mos u gënjyet’ edhe ju?

48Sos i ka besuarë ndonjë prej të parëvet a prej Farisenjet?

49Po këjo gjëndëje që s’njeh nomnë, janë të mallëkuarë.”

50U thot’ atyre Nikodhimi (ay që pat ardhurë natënë tek ay, i cili ishte një prej atyre):

51“Mos gjykon njerinë nomi ynë, pa dëgjuarë më përpara atë, e pa marrë vesh se ç’bën?”

52U përgjeqnë e i thanë: “Mos je edhe ti nga Galilea? Vëshgo e shih, se profit nga Galilea nuk’ është ngriturë.”

53Edhe gjithësecili vate ndë shtëpi të ti.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help