1 JOANN Krej 1. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Atë që ishte që herën e parë, atë që kemi dëgjuarë, atë që kemi parë me sytë tanë, atë që vum re, edhe duartë tona i poqnë, për Fialën’ e jetësë;

2(Edhe jeta u çpërfaq, edhe e kemi parë, edhe martirisëmë, edhe apëmë zë për jetën’e pasosurë, që është tek Ati, edhe u çpërfaq ndër ne.)

3Atë që kemi parë e kemi dëgjuarë, u apëmë zë juve, që të keni edhe ju piesë me ne; edhe piesa jonë të jetë me Atin’ edhe me Birin’ e ati Jisu Krishtinë.

4Edhe u shkruajmë juve këto, që të jetë gëzimi juaj i plotë.

5Edhe kyj është zëri që kemi dëgjuarë nga ay, edhe u apëmë zë juve, se: Perëndia është dritë, edhe nuk’ është asndonjë errësirë tek ay.

6Ndë thënçim se kemi piesë mb’ atë, edhe ecëjmë ndë errësirët, gënjejmë, edhe nukë bëjmë të vërtetënë.

7Po ndë ecëshim ndë dritët, sikundrë ay është ndë dritët, kemi piesë njëri me tiatrinë, edhe gjaku i Jisu Krishtit, të Birit ati, na qëron nga çdo faj.

8Ndë thënçim se s’kemi faj, kobojmë vetëhenë tonë, edhe e vërteta nuk’ është ndër ne.

9Ndë rrëfefshim fajetë tona, është besëtar edhe i drejtë, që të na falë fajetë, edhe të na qëronjë nga çdo e shtrembëtë.

10Ndë thënçim se s’kemi fëjyerë, bëjm’ atë gënjeshtar, edhe fiala e ati nuk’ është ndër ne.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help