1Së pastajmi pra, o vëllezër, u lutemi juve edhe u porosisëmë për Zotinë Jisu, sikundrë i muartë prej nesh se si duhetë të ecëni edhe t’i pëlqeni Perëndisë, kështu të teproni më tepërë.
2Sepse e dini çfarë porosiash u lam juve me anë të Zotit Jisu.
3Sepse kyj është dashurimi i Perëndisë, shënjtërimi juaj, të hiqni dorë nga kurvëria;
4Gjithësecili prej jush të dijë të mbanjë enën’ e ti me shënjtërim e me nder;
5Jo ndë pësim dëshërimi, sikundrë ata kombetë që s’njohënë Perëndinë.
6Të mos kapërxenjëndonjë e t’i bënjë keq të vëllat mbë këtë punë; sepse Zoti është shpagimtar për gjithë këto, edhe sikundrë u tham juve që përpara, edhe e vërtetuam me martiri.
7Sepse Perëndia nukë na thirri ndë ndyrësirë, po ndë shënjtërim.
8Përandaj ay që shkel këto, nukë shkel njerinë, po Perëndinë, që na dha Frymën’ e ti të Shënjtëruarënë.
9Edhe për dashurimin’ e vëllazërisë s’keni nevojë t’u shkruajmë juve; sepse jeni të mësuarë nga Perëndia që të doni njëri tiatrinë;
10Sepse ju e bëni këtë mbë gjithë vëllezëritë që janë ndë Maqedhoni. Po u lutemi juve, o vëllezër, të teproni më shumëmbë këtë;
11Edhe të nxitoni të rrini urtë, edhe të shikoni punëratë tuaja, sikundrë u porositëm juve,
12Që të ecëni ndër të jashtëmit sikundrë ka hije, edhe të mos keni nevojë as për ndonjë gjë.
13Edhe nukë dua të jeni të paditurë, o vëllezër, për ata që kanë fjeturë, që të mos u vinjë keq juve, sikundrë edhe atyre të tierëvet që s’kanë shpëresë.
14Sepse ndë besojmë se Jisuj vdiq edhe u ngjall, kështu edhe Perëndia do t’i bierë bashkë me atë ata që kanë fjeturë me anë të Jisujt.
15Sepse këtë ua themi juve nga fiala e Zotit, se ne të gjallëtë që kemi mbeturë mbë t’ardhurit të Zotit, nukë do t’ ua harrijm’ atyreve që kanë fjeturë;
16Sepse Zoti vetë do të sbresë nga qielli me urdhërë, me zë ëngjëlli të parë, edhe me trumbetë Perëndie, edhe ata të vdekuritë që vdiqnë mbë Krishtinë do të ngjallenë më përpara;
17Pastaj ne të gjallëtë që kemi mbeturë, do të rrëmbenemi bashkë me ata ndë ret, për të dalë përpara Zotit nd’ erët, edhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotinë.
18Përandaj ngushulloni njëri tiatrinë me këto fialë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.