1Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nukë erdha me lartësirë fiale a diturie, t’u dëftenj juve martirin’ e Perëndisë.
2Sepse pashë me udhë të mos di tiatërë gjë ndër ju, veç Jisu Krishtinë, edhe këtë të kryqëzuarë.
3Edhe un’ erdha te ju me dobësirë e me frikë e me shumë të dridhurë.
4Edhe fiala ime e të leçituritë tim nuk’ u bë me fialë që të mbushnjë mëndëjenë prej diturisë njerëzet, po me të dëftyerë Fryme e fuqie;
5Që të mos jetë besa juaj prej diturisë njerëzet, po prej fuqisë Perëndisë.
6Edhe flasmë dituri ndër ata që janë të sosurë, po jo dituri të kësaj jete, as të urdhërtarëvet e kësaj jete, që prishenë;
7Po flasmë dituri Perëndie me fshehësirë, atë diturin’ e fshehurë që urdhëroj Perëndia përpara jetëvet për lavdinë tonë;
8Të cilënë nuk’e njohu asndonjë nga urdhërtarët’ e kësaj jete; sepse ndë e kishinë njohurë, nukë do të kishinë kryqëzuarë Zotin’ e lavdisë.
9Po, sikundrë është shkruarë: “Ato që s’i pa sy, e s’i dëgjoj vesh, e s’hynë ndë zemërë të njeriut, të cilatë Perëndia i bëri gati për ata që e duan’ atë.”
10Po Perëndia na i sbuloj me anë të Frymësë ti; sepse Fryma vëshgon të gjitha, edhe të thellat’ e Perëndisë.
11Sepse cili prej njerëzish njeh punët’ e njeriut, përveç frymësë njeriut që është nd’ atë? Kështu edhe punët’ e Perëndisë asndonjë s’i njeh, përveç Frymësë Perëndisë.
12Edhe neve s’kemi marrë frymën’ e botësë, po Frymënë që është nga Perëndia, që të njohëm’ ato që na ka falurë Perëndia.
13Për ato edhe flasmë, jo me fialë të mësuara prej diturisë njerëzet, po me fialë të mësuara prej Frymësë Shënjtëruarë, tuke mbarasuarë punëra shpirtërishte me punëra shpirtërishte.
14Po njeriu si shtësë nukë pret punërat’ e Frymësë Perëndisë; sepse janë marrësi për atë, edhe nukë munt t’i njohë ato; sepse ato gjykonenë shpirtërisht.
15Po njeriu i shpirtit i gjykon të gjitha e ay nukë gjykonet’ as prej ndonjërësë.
16Sepse “cili e njohu mëndëjen’ e Zotit, që ta mësonjë atë?”, po neve kemi mëndëjen e Krishtit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.