1Edhe për motet’ e për kohërat, o vëllezër, nukë keni nevojë t’u shkruanj juve;
2Sepse ju e dini fort mirë, se dita e Zotit, posi viedhësi natënë, kështu vien.
3Sepse kur thonë: Paqtim edhe siguri, atëhere vien mbi ata humbëje e paprirurë, posi të dhëmburat’ e gruasë me barrë; edhe nukë do të shpëtonjënë.
4Po ju, o vëllezër, nukë jeni ndë errësirë, që t’ua harrinjë ajo ditë posi viedhës.
5Të gjithë ju jeni bij drite e bij dite; nukë jemi të natësë, as të errësirësë.
6Le të mos flemë pra sikundrë edhe të tierëtë, po le të rrimë squarë, edhe le të jemi të esullë.
7Sepse ata që flenë, natënë flenë; edhe ata që dehenë, natënë dehenë;
8Po ne, pasi jemi të ditësë, le të jemi esullë, e le të veshëmë thurakën’ e besës’ e të dashurisë, edhe për përkrenarenë shpëresën’ e shpëtimit.
9Sepse Perëndia nukë na ka urdhëruarë për zemërim, po për fitimin’ e shpëtimit, me anë të Zotit tënë Jisu Krishtit,
10Që vdiq për ne, që të rrojmë bashkë me atë, a kur rrimë squarë jemi, a kur flemë,.
11Përëndaj ngushulloni njëri tiatrinë, edhe ndërtoni njëri tiatrinë, sikundrë edhe bëni.
12Edhe u lutemi juve, o vëllezër, t’i dini ata që mundonenë ndër ju, e rrinë mbi kryet tuaj mbë Zotinë, e u mësonjënë juve;
13Edhe i nderoni ata me më tepërë dashuri për punën’ e atyreve. Kini paqtim ndërmest tuaj.
14Edhe u lutemi juve, o vëllezër, mësoni të prapëtë, ngushulloni zemër-pakëtë, u ndihni të sëmurëvet, kini zemërë të gjerë mbë të gjithë.
15Vështroni se mos i bënjë ndonjë tiatrit keq për të keq; po kërkoni përherë të mirënë edhe te njëri tiatri, edhe te të gjithë.
16Përherë gëzohi.
17Pa pushim fali.
18Për çdo gjë epni të falurë ndersë; sepse kyj është dashurimi i Perëndisë te ju mbë Jisu Krishtinë.
19Mos shuani Frymënë.
20Mos hithni poshtë profiti.
21Provoni të gjitha, mbani të mirënë.
22Hiqni dorë prej çdo farë së lige.
23Edhe vetë Perëndia i paqtimit u shënjtëroftë juve të tërë; edhe u ruajt’ e tërë fryma juaj, edhe shpirti, edhe mishi, pa palavi ndë të ardhurit Zotit tënë Jisu Krisht.
24Besëtar ësht’ ay që u thërret juve, i cili edhe do ta bënjë.
25O vëllezër, fali për ne.
26Përshëndetni gjithë vëllezëritë me të puthurë të shënjtëruarë.
27U ve mbë be juve mbë Zotinë, të këndonetë karta mbë gjithë vëllezërit’ e shënjtëruarë.
28Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju. Amin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.