JAKOV Krej 2. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Vëllezërit e mi, mos kini besën’ e të lavduruarshëmit Zotit tënë Jisu Krishtit me të mbajturë anë.

2Sepse ndë hyftë ndë përmbëledhëjet tuaj ndonjë njeri që ka unazë t’artë me rrobe të shkëlqyera, e të hynjë edhe një i vobek me rrobe të zhyera,

3Edhe do të shtini sytë mb’ atë që vesh rroben’ e shkëlqyerë, edhe t’i thoni ati: Ti rri këtu mirë, edhe të vobegut t’i thoni: Ti rri atje, a: Rri këtu ndënë këmbë të mia;

4A nukë shkuatë ndë vetëhet tuaj, edhe u bëtë gjyqtarë mendimesh të liga?

5Pa dëgjoni, o vëllezërit’ e mi të dashurë, A nukë sgjodhi Perëndia të vobegjit’ e kësaj bote, të pasurë ndë besët, edhe trashëgimtarë të asaj mbëretërisë, që u zotuar atyrev që duan’ atë?

6Po ju shpërnderuatë të vobegunë. A nuk’ u shtrëngonjënë juve të pasuritë, edhe ata u heqënë juve ndëpër gjukatat?

7A nukë vallsfimisnjën’ ata emërin’ e mirë, që jeni qjuajturë me atë?

8Ndë ruajtçi pra nomin’ e mbëretërisë, pas shkronjësë: “Të duaç të afërminë tënt posi vetëhenë tënde,” bëni mirë.

9Po ndë mbani anë, bëni faj, e qërtohi nga nomi si asish që kapërxeni porosinë.

10Sepse ay që të ruanjë gjithë nomnë, edhe të fëjenjë mbë një punë, është bërë fajtuar i të gjithave.

11Sepse ay që tha: “Mos kurvëronjç”, tha edhe: “Mos vraç”. Po ndë mos kurvërofsh, po të vraç, ke kapërxyerë porosin’ e nomit.

12Kështu flisni, edhe kështu bëni, sikur jeni për të gjukuarë nga nomi së lirësë;

13Sepse gjyqi do të jetë i papërdëllyershim mb’atë që s’bëri përdëllim; edhe përdëllimi mburretë kundrë gjuqit.

14Ç’dobi ka, o vëllezërit’ e mi, ndë tashtë ndonjë se ka besë, e të mos ketë punëra? Sos munt ta shpëtonjë besa?

15Ndë qoftë se vëllaj a motëra janë lakuriq, edhe u shteret’ ushqimi i përditëshim,

16Edhe t’u thot’ atyre ndonjë prej jush: Shkoni ndë paqtim, ngrohi e ngihi, e të mos u epni atyreve ato që janë të nevojëshime për trupinë, ç’dobi ka?

17Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëra, ësht’ e vdekurë prej vetiu.

18Po do të thotë ndonjë: Ti ke besë, e unë kam punëra; dëftemë besënë tënde nga punërat’ e tua, edhe unë do të dëftenj tyj besënë time nga punërat’ e mia.

19Ti beson se Perëndia është një; mirë bën; edhe diajtë besonjënë, edhe dridhenë.

20Po a do të kupëtonjç, o njeri i kotë, se besa pa punëratë ësht’ e vdekurë?

21Avraami, ati ynë, a nukë dolli i drejtë nga punëratë, kur pruri Isaakunë, të birin’ e ti, mbi therorenë?

22Shih se besa punonte bashkë me punërat’ e ati, edhe besa u bë e sosurë nga punëratë.

23Edhe u mbush shkronja që thotë: “Edhe Avraami i besoj Perëndisë, edhe iu numërua për drejtëri”, edhe u qjuajti “miku i Perëndisë”.

24Shihni pra se njeriu del i drejtë nga punëratë, e jo nga besa vetëmë.

25Po kështu edhe kurva Raabë a nukë dolli e drejtë nga punëratë, kur priti ata që ishinë dërguarë, edhe i nxori prej një tiatërë udhë?

26Sepse sikundrë trupi pa frymë ësht’ i vdekurë, kështu edhe besa pa punëratë ësht’ e vdekurë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help