1 JOANN Krej 4. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Të dashurë, mos i besoni çdo fryme, po provoni frymatë, që janë nga Perëndia; sepse shumë profitërë të rrem duallnë ndë botët.

2Nga këjo e njihni Frymën’ e Perëndisë; çdo frymë që rrëfen me gojë, se Krishti ka ardhurë ndë mish, është nga Perëndia.

3Edhe çdo frymë që nukë rrëfen me gojë se Krishti ka ardhurë ndë mish, nuk’ është nga Perëndia; edhe këjo është fryma e antikrishtit, që keni dëgjuarë se vien, edhe që tashi është ndë botët.

4Ju jeni nga Perëndia, diemthit’ e mi, edhe i keni mundur’ ata; sepse ay që është ndër ju është më i math se ay që është ndë botët.

5Ata janë nga bota; përandaj flasënë prej botësë, edhe bota i dëgjon ata.

6Neve jemi nga Perëndia; ay që njeh Perëndinë, na dëgjon; ay që nuk’ është nga Perëndia, nukë na dëgjon. Nga këjo njohëmë frymën’ e së vërtetësë, edhe frymën’ e kobimit.

7Të dashurë, le të duamë njëri tiatrinë; sepse dashuria është nga Perëndia; edhe kushdo që do, ka lindurë nga Perëndia, edhe njeh Perëndinë.

8Ay që nukë do, nuk’ e njohu Perëndinë; sepse Perëndia është dashuri.

9Mbë këtë u çfaq dashuria e Perëndisë ndër ne, se Perëndia dërgoj Birin’ e ti të vetëmlindurinë ndë botët, që të rrojmë me anë t’ ati.

10Mbë këtë është dashuria, jo se neve deshëm Perëndinë, po se ay na deshi, edhe dërgoj Birin’ e ti që të jetë shpërblim për fajet tona.

11Të dashurë, ndë na deshi kaqë shumë Perëndia, edhe neve duhetë të duamë njëri tiatrinë.

12Asndonjë s’e ka parë Perëndinë ndonjë herë. Ndë daçim njëri tiatrinë, Perëndia mbet ndër ne; edhe dashuria e ati është mbaruarë mbë ne.

13Nga këjo e njohëmë, se mbesëmë mb’atë, edhe ay ndër ne, sepse na ka dhënë nga Fryma e ti.

14Edhe neve kemi parë, edhe martirisëmë, se Ati dërgoj Birinë Shpëtimtarin’ e botësë.

15Ay që të rrëfenjë me gojë se Jisuj ësht’ i Bir’ i Perëndisë, Perëndia mbet mb’atë, edhe ay mbë Perëndinë.

16Edhe ne kemi njohur’ edhe kemi besuarë dashurinë, që ka Perëndia mbë ne. Perëndia është dashuri; edhe ay që mbet ndë dashurit, mbet mbë Perëndinë, edhe Perëndia mb’ atë.

17Mbë këtë është mbaruarë dashuria me ne, që të kemi kuxim ndë ditë të gjyqit; sepse sikundrë ay është, kështu edhe ne jemi ndë këtë botë.

18Nuk’ është frikë ndë dashurit, po dashuria e mbaruarë nxier jashtë frikënë; sepse frika ka mundim; edhe ay që ka frikë nuk’ është i mbaruarë ndë dashurit.

19Neve e duam’ atë; sepse ay përpara na deshi.

20Ndë thëntë ndonjë, se: “Dua Perëndinë”, edhe t’i ketë mëri të vëllat, është gënjeshtar; sepse ay që të mos dojë të vëllanë që e ka parë, qysh munt të dojë Perëndinë që s’e ka parë?

21Edhe këtë porosi e kemi nga ay: Ay që do Perëndinë, të dojë edhe të vëllanë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help