PUNËT’ E APOSTOJVET Krej 10. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe ishte një njeri ndë Qesari që qjuhej Kornill, krye-qindës prej tufës’ ushtëtorëvet që qjuhej Italiane;

2Besëtar edhe që kishte frikë Perëndinë bashkë me gjithë shtëpin’ e ti, edhe tuke bërë shumë elejmosina ndë llaust, edhe tuke luturë Perëndisë gjithënjë.

3 Kyj pa këthiellëtë nd’ ëndërrë, afro mbë të nënttën orë të ditësë, ëngjëllin’ e Perëndisë, se hyri tek ay, e i tha: “O Kornill.”

4Edhe ay kur shtyri sytë mb’ atë, e mori frika, e tha: “Ç’ësht’, o Zot?” Edhe ay i tha: “Të falurat’ e tua e elejmosinat’ e tua hipnë për kujtim përpara Perëndisë.

5Edhe ndashti dërgo njerës ndë Joppë, edhe thirrë Simoninë që qjuhetë përmbiemërë Pietër;

6Kyj ka rënë ndë shtëpi të një farë Simoni lëkurëregjësi, që e ka shtëpinë përanë detit; (kyj do të të flasë ç’duhetë të bënjç.)”

7Edhe si iku ëngjëlli që ishte tuke folurë (me Kornillinë), thërriti dy vetë nga shërbëtorët’ e ti, edhe një ushtëtuar besëtar nga ata që rrininë përherë përan’ ati.

8Edhe si u dëfteu atyre të gjitha, i dërgoj ndë Joppë.

9Edhe mbë të nesërmet, tek ishinë tuke bërë udhë, edhe po afroneshinë ndë qytet, Pietri hipi ndë dhomët të faletë, afëro mbë gjasht’orë.

10Edhe e mori uria, e deshi të hajë; po kur ishinë tuke bërë ati gati bukënë, i erdhi një të habiturë.

11Edhe sheh qiellinë hapurë, edhe një enë tuke sbriturë mbi atë posi një pëlhur’ e madhe, lidhurë nga të katrë anëtë, edhe tuke rënë mbi dhet.

12Nd’ atë ishinë gjithë shtësët’ e dheut me katër këmbë, e bishatë, e shtërpinjtë, e shpesët’ e qiellit.

13Edhe erdhi një zë tek ay: “Ngreu, Pietër, ther e ha.”

14Po Pietri tha: “Qoftë lark, o Zot! Sepse kurrë s’kam ngrënë çdo farë gjëje të ndyrë a të pëgërë.”

15Edhe përsëri për së dyti erdhi një zë tek ay: “Ato që i ka qëruarë Perëndia, ti mos i qjuaj të ndyra.”

16Edhe këjo u bë tri herë; edhe përseri ena u muar lart ndë qiell.

17Edhe Pietri kur ishte tuke vrarë mëndëjenë me vetëhen’ e ti, vallë ç’do të jetë këta të parë që pa, ja ata burratë, që ishinë dërguarë nga Kornilli, passi pyetnë për shtëpin’ e Simonit, harrinë ndë portët.

18Edhe tuke thirrurë pyesninë, ndë qoftë se kish rënë këtu Simoni që qjuhetë përmbiemërë Pietër.

19Edhe Pietri atie ku ishte duke menduarë për të parëtë që pa, Fryma i tha: “Ja te po të kërkonjënë tre burra.

20Ngreu pra e sbrit, e shko bashkë me ata, pa mos pasurë ndonjë farë mendimi; sepse un’ i kam dërguarë.”

21Edhe Pietri passi sbriti tek ata njerëzitë që ishinë dërguarë tek ay nga Kornilli, tha: “Ja, unë jam ay që kërkoni; për ç’punë keni ardhurë?”

22Edhe ata thanë: “Kornilli, krye-qindësi që është njeri i drejtë, edhe që ka frikë Perëndinë, edhe që ka dhënë martiri për atë gjithë kombi Judhenjet, u urdhërua nga Perëndia prej ëngjëllit shënjtëruarë, të të thërresë ndë shtëpi të ti, edhe të dëgjonjë fialënë nga ti.”

23 Ay pra i thërriti ata brënda, e i gostiti. Edhe mbë të nesërmenë dolli Pietri bashkë me ata, edhe ca nga ata vëllezëritë që ishinë nga Joppa erthnë bashkë me atë.

24Edhe mbë të nesërmenë hynë ndë Qesari; edhe Kornilli ishte tuke pritur’ ata, edhe kishte thërriturë fisin’ e ti e miqt’ e ti të nevojëshimitë.

25Edhe Pietri posa hyri brënda, Kornilli i dolli përpara, e i ra ndë këmbë, edhe i u fal.

26Po Pietri e ngriti, tuke thënë: “Ngreu; sepse edhe unë jam njeri.”

27Edhe tuke folurë bashkë me atë hyri brënda, edhe gjen mbëledhurë shumë vetë.

28Edhe u tha atyre: “Ju e dini se s’ësht’ e ndëjerë për një njeri Judhe të piqetë a të afronetë me tiatër komp, po Perëndia më dëfteu të mos them as për ndonjë njeri se është i ndyrë a i pëgërë.

29Përandaj kur u thërriç erdha pa bërë fialë; pyes pra, për ç’fialë dërguat’ e më prutë?”

30Edhe Kornilli tha: “Janë katrë dit gjer mbë këtë orë që ishnjam tuke agjëruarë, edhe mbë të nënttën’ orë ishnjam tuke falurë ndë shtëpi time; edhe ja një njeri me rroba të ndritura te ndenji përpara meje.

31Edhe thotë: “Kornill, u dëgjua të faluritë tat, edhe elejmosinat’ e tua u përmëntnë përpara Perëndisë.

32Dërgo pra ndë Joppë, e thirrë Simoninë, që qjuhetë përmbiemërë Pietër; kyj ka rënë ndë shtëpi të Simonit lëkurë-regjësit përanë detit; edhe ay kur të vinjë do të të flasë.

33Përnjëherë pra dërgova te ti; edhe ti bëre mirë që erdhe. Ndashti pra neve të gjithë jemi përpara Perëndisë, që të dëgjojmë gjithë ç’jan’ urdhëruarë te ti prej Perëndisë.”

34Edhe Pietri hapi gojën’ e tha: “Me të vërtetë po e marr vesh, se Perëndia s’mban anë;

35Po mbë çdo komp që e ka frikë, edhe punon të drejtënë, ësht’ i priturë tek ay.

36Atë fialënë që dërgoj te të bijt’ e Israilit, tuke ungjillëzuarë paqtim me anë të Jisu Krishtit (kyj është Zoti të gjithëve),

37 Këtë fialë ju e dini, që u përhap ndëpër gjithë Judhenë, zënë që nga Galilea, pas pagëzimit që leçiti Joanni;

38Perëndia qysh leu Jisunë nga Nazareti me Frymë të Shënjtëruar’ e me fuqi, i cili shkoj vënt mbë vënt tuke bërë mirë e tuke shëruarë gjith’ ata që mundonëshinë prej diallit; sepse Perëndia ishte bashkë me atë.

39Edhe neve jemi martirë për gjith’ ato që bëri edhe ndë vënt të Judhenjet edhe ndë Jerusalim; të cilin’ e vranë edhe e varnë mbë dru.

40 Këtë Perëndia e ngjalli mbë të trettënë ditë, edhe e bëri të duketë,

41Jo mbë gjithë llausnë, po mbë martirët’ e sgjedhurë që përpara prej Perëndisë, do me thënë mbë neve që hëngrëm e pim bashkë me atë, passi u ngjall prej së vdekurish.

42Edhe na porositi të leçisëmë te llauzi, edhe të martirisëmë, se ay ësht’ ay që qe urdhëruarë prej Perëndise gjyqtar të gjallësh e të vdekurish.

43Gjithë profitëritë martirisnjënë për këtë, se me anë t’ emërit ati do të marrë ndëjesë fajesh kushdo që i beson.

44Edhe Pietri po tuke folurë këto fialë, ra Frym’ e Shënjtëruarë mbi gjith’ ata që dëgjoninë fialënë.

45Edhe u manitnë ata besëtarëtë që ishinë nga rrethpresëja, sa kishin’ ardhurë bashkë me Pietrinë, se u derthka dhurëtia e Frymësë Shënjtëruarë edhe mbë kombet.

46Sepse dëgjonin’ ata tuke folurë gjjuhëra, e tuke madhëruarë Perëndinë.

47Atëhere Pietri u përgjeq: “Mos munt të ndalonjë ujtë ndonjë që të mos pagëzonenë këta që muarnë Frymën’ e Shënjtëruarë, sikundrë edhe neve?”

48Edhe i urdhëroj të pagëzonenë mb’ emërit të Zotit. Atëhere iu lutnë të mbesë ca dit tek ata.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help