1Edhe apostojt’ e vëllezëritë që ishinë ndë Judhet dëgjuanë, se edhe kombetë pritnë fialën’ e Perëndisë.
2Edhe Pietri kur hipi ndë Jerusalim, haheshinë me atë ata që ishinë nga rrethpresëja,
3Tuke thënë, se: “Hyre ndër njerës të parrethprerë, e hëngre bashkë me ata.”
4Po Pietri zuri e u dëfteu atyre një nga një, tuke thënë:
5“Un’ ishnjam tuke falurë ndë qytet të Joppësë; edhe pashë një të parë ndë të habiturë, sikur sbriste një enë posi një pëlhur’ e madhe lidhurë nga të katër’ anëtë, e lëshonej poshtë nga qielli, edhe erdhi gjer tek unë.
6Kur shtyra sytë mb’ atë, vura re e pashë shtësët’ e dheut me katrë këmbë, e bishat’ e shtërpinjt’ e shpesët’ e qiellit.
7Edhe dëgjova një zë që më thoshte: Ngreu, Pietër, ther e ha.
8Po unë thashë: Qoftë lark, o Zot! Se çdo gjë e ndyrë a e pëgërë, askurrë s’ka hyrë ndë gojët time.
9Po zëri m’u përgjeq për së dyti nga qielli: Ato që i ka qëruarë Perëndia, ti mos i qjuaj të ndyra.
10Edhe këjo u bë tri herë; edhe përsëri u hoqnë të gjitha ndë qiell.
11Edhe ja përnjëherë te harrinë tre burra mb’ atë shtëpi që ishnjam, dërguarë nga Qesaria tek unë.
12Edhe Fryma më tha të vete bashkë me ata, pa mos pasurë ndonjë farë mendim; edhe erthnë bashkë me mua edhe këta gjashtë vëllezër, edhe hymë ndë shtëpi t’ati njeriut.
13Edhe ay na dëfteu, qysh pa ëngjëllinë ndë shtëpi të ti, se ndenji e i tha: Dërgo ndë Joppë, e thirrë Simoninë që qjuhetë përmbiemërë Pietër;
14I cili do të flasë tyj fialë, që prej atyre fialëve do të shpëtonjç ti edhe gjith’ shtëpia jote.
15Edhe unë posa zura të flas, ra Frym’ e Shënjtëruarë mbi ata, sikundrë edhe mbë ne herën’ e parë.
16Atëhere më ra ndër mënt fial’ e Zotit që thoshte, se: “Joanni pagëzoj me ujë, po ju do të pagëzohi me Frymë të Shënjtëruarë”.
17Ndë qoftë pra se Perëndia u dha atyre dhurëtinë sinjënjë, sikundrë edhe neve, sepse i besuanë Zotit Jisu Krisht, unë ç’i zoti ishnjam të ndalonj Perëndinë?”
18Edhe ata si dëgjuanë këto fialë, pushuanë edhe lavduanë Perëndinë, tuke thënë: “Perëndia pra u pasëka dhënë edhe kombevet pendimnë për jetë.”
19Ata pra që ishinë përndarë nga ndiekëja që u bë për Stefaninë, vatnë gjer ndë Finikë e ndë Qyprë e ndë Antiohi, edhe as ndonjërit nuk i leçisninë fialënë, veç Judhenjet.
20Edhe ca nga ata ishinë njerës Qyprianë e Qyrineas, të cilëtë si hynë ndë Antiohi, flisninë te Greqishtarëtë, tuke dhënë zën’e mirë për Zotinë Jisu.
21Edhe dor’ e Zotit ishte bashkë me ata; edhe shumë numër njerëzish besuanë, e u këthyenë mbë Zotinë.
22Atëhere ra fiala ndë veshë të qishësë që ishte ndë Jerusalim për ata, edhe dërguanë Varnavënë të vejë gjer ndë Antiohi.
23Ay si erdhi, edhe pa hirin’ e Perëndisë, u gëzua edhe nguste të gjithë të qëndronjënë me zëmërë të drejtë te Zoti;
24Sepse ishte njeri i mirë edhe plot me Frymë të Shënjtëruar’ e me besë. Edhe u shtua mjaft gjëndëje mbë Zotinë.
25Atëhere Varnava dolli ndë Tarsë, që të kërkonjë Savllinë; edhe si e gjeti, e pru ndë Antiohi.
26Edhe një vit të tërë mbëlidheshinë ndë qishë, edhe mësoninë mjaft gjëndëje; edhe nxënësitë u qjuajtnë të Krështerë përpara ndë Antiohi.
27Edhe nd’ ato dit sbritnë profitërë nga Jerusalimi ndë Antiohi.
28Edhe u ngrit një nga ata që qjuhej Agaf, e shënoj me anë të Frymësë, se do të bënetë një zi e madhe mbë gjithë dhenë, edhe u bë ndë ditët të Qesar Kllavdhiut.
29Përandaj nxënësit’ urdhëruanë gjithë-secili nga ata, pas pasjesë tyre që kishinë, të dërgonjënë ndihmë vëllezëret që rrinë ndë Judhe; sikundrë edhe e bënë, e ua dërguanë pleqvet me dorë të Varnavës’ e të Savllit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.