1Edhe u duk një shenjë e madhe ndë qiell; një grua veshurë diellinë, edhe hëna ishte përposh këmbëvet asaj, edhe mbi kryet t’asaj një kurorë dy-mbë-dhietë yjesh.
2Edhe passi ishte me barrë, bërtiste nga të dhëmburat’ e barkut, e mundonej për të piellë.
3Edhe u duk një tietërë shenjë ndë qiellt, edhe ja një drangua i math e i kuq, që kishte shtatë krerë e dhietë brirë; edhe mbi krerët t’ati shtatë kurora.
4Edhe bishti ati hiqte të tretën’ e yjevet qiellit, edhe i hodhi ndë dhet. Edhe drangoj ndenji përpara gruasë që kishte për të piellë, që të hanjë të birin’ e asaj, kur të piellë.
5Edhe polli një dialë mashkull, i cili ka për të kulloturë gjithë kombetë me shkop të hekurtë; edhe diali i asaj u rrëmbye te Perëndia edhe te froni ati.
6Edhe gruaja iku ndë shkretëtirët, atie ku ishte bërë gati vëndi prej Perëndisë, që të ushqenjënë atie një milë e dy qint e gjashtë-dhietë dit.
7Edhe u bë luftë ndë qiellt; Mihaili edhe ëngjëjt’ e ati lëftuanë kundrë drangojt, edhe drangoj lëftoj, edhe ëngjëjt’ e ati.
8Edhe nukë muntnë, as vënt s’u gjënt më për ata ndë qiell.
9Edhe u hoth poshtë drangoj i math, gjarpëri i moçëm që kluhetë diall, edhe Satanaj, ay që kobon gjithë botënë, u hoth poshtë ndë dhet, edhe ëngjëjt’ e ati bashkë me atë u hothnë poshtë.
10Edhe dëgjova një zë të math që thoshte ndë qiellt: “Tashi u bë shpëtimi edhe fuqia edhe mbëretëria e Perëndisë tënë, edhe pushteti i Krishtit ati; sepse u hoth poshtë ay që përflet vëllezërit tënë, ay që përflet ata përpara Perëndisë tënë nat’ e ditë.
11Edhe ata e muntnë atë me anë të gjakut Qëngjit, edhe për fialën’ e martirisë tyre; edhe nuk’ e deshnë jetën’ e tyre gjer mbë vdekëje.
12Përandaj gëzonuni, ju qiejetë, edhe ata që rrinë nd’ ata. Mjer (ata që rrinë) mbë dhet edhe ndë det, se sbriti dialli te ju, tuke pasurë zemërim të math, sepse e di se ka pak kohë.”
13Edhe kur pa drangoj se u hoth poshtë ndë dhet, ndoqi gruanë që polli mashkullinë.
14Edhe iu dhanë gruasë dy fletë të shqiponjësë madhe, që të fluturonjë ndë shkretëtirët ndë vënt të saj, atie ku ushqenetë kohë edhe kohëra edhe gjysëm kohe, lark nga faqeja e gjarpërit.
15Edhe gjarpëri lëshoj prapa gruasë nga goja e ti ujë posi lum, që ta bënjë atë ta marrë lumi.
16Edhe dheu i ndihu gruasë, edhe dheu hapi gojën’ e ti, edhe përpiu luminë që lëshoj drangoj nga goj’ e ti.
17Edhe drangoj u zemërua mbi gruanë, edhe vate të bënjë luftë bashkë me të tierët’ e farës’ asaj që ruanjënë porosit’ e Perëndisë, edhe që kanë martirin’ e Jisu (Krishtit).
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.