JAKOV Krej 3. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Mos bëhi shumë mësonjësa, o vëllezërit’ e mi, tuke diturë se do të marrëmë gjykim më të math;

2Sepse të gjithë fëjejmë mbë shumë punëra. Ndë qoftë se nukë fëjen ndonjë me fialë, kyj është burr’ i sosurë, i fuqishim t’i vërë fre edhe gjithë trupit.

3- Na tek u vëmë freratë n’ gojë kuajvet, që të bindenë ndër ne, edhe heqëmë gjithë trupin’ e atyreve.

4- Na edhe lundratë që janë kaqë të mëdha edhe që shtyhenë prej erërash të forta, hiqenë prej një timoni të vogëlë, atje ku të dojë qivernitari.

5Kështu edhe gjuha ështënjë copë e vogëlë, po mbahetë mbë të math. Na pak ziarr tek diek kaqë lëndë të madhe.

6Edhe gjjuhaështë ziarr, bota e së shtrembëtësë. Kështu gjjuha ndër anët të mishit tënë ësht’ ajo që fëlliq gjithë trupinë, edhe i ep ziarr rrotësë jetësë, edhe ndizetë prej gjehenësë.

7– Sepse çdo farë bishash e shpesësh, e shtërpinjsh e gjësh të gjalla ndë det, sbutetë, edhe është sbuturë nga fisi njeriut;

8Po gjjuhën’ asnjeri s’munt ta sbusë; është një gjë e keqe që nukë pushtonetë, plot me vërer që bie vdekëje.

9Me atë bekojmë Perëndinë edhe Atinë, edhe me atë mallëkojmë njerëzitë që janë bërë pas shëmbëllimit Perëndisë.

10Nga ajo gojë vetëmë del bekim edhe mallëkim. Nukë duhetë, o vëllezërit’ e mi, të bënenë këto kështu.

11Mos kroj buron ujë t’ëmbëlë edhe të hidhurë nga ajo vërë vetëmë?

12Mos munt, o vëllezërit’ e mi, druri i fikut të bënjë ulli, a hardhiatë bënjë fiq? Kështu asndonjë krua s’munt të bënjë ujë të kripurë edhe t’ëmbëlë.

13Kush është i mënçim e i diturë ndër ju? Le të dëftonjë punërat’ e tia me butësirë diturie prej shkuarëjesë mirë.

14Po ndë paçi cmir të hidhurë edhe qartë ndë zemërë tuaj, mos mbahi mbë të math edhe mos gënjeni kundrë së vërtetësë.

15Ajo dituri nukë sbret prej së larti, po është prej dheu, prej shtëse, prej dialli;

16Sepse ku është cmir e qartë, atie është trazyrë e çdo pun’ e ligë.

17Po dituria që është prej së larti, përpara ësht’ e këthiellëtë, pastaj paqtore, e butë, e bindurë, plot me përdëllim e me pemë të mira, e pambajtur’ anë edhe pa ipokrisi.

18Edhe pema e drejtërisë mbilletë ndë paqtim nga ata që bënjënë paqtim.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help