SBULESA Krej 18. - Albanian Tosk New Testament Konstantin Kristoferidhi 1879(ALBKK79)

1Edhe pastaj pashë një ëngjëll tuke sbriturë nga qielli, që kishte pushtet të math; edhe dheu u ndrit prej lavdisë ati.

2Edhe bërtiti (fort) me zë të math, e tha: “Ra, ra Vavyllona” e madhe, edhe u bë të ndenjurit’ e diajvet, edhe burgu i çdo fryme të ndyrë, edhe burgu i çdo farë shpese të ndyrë e të mëriturshëme.

3Sepse gjithë kombetë pinë nga vera e zemërimit kurvërisë asaj, edhe mbëretërit’ e dheut kurvëruanë bashkë me atë, edhe tregjetarët’ e dheut u bënë të pasurë nga fuqia e dëshërimit asaj.”

4Edhe dëgjova një tiatërë zë nga qielli që thoshte: “Dilni prej asaj, llauzi im, që të mos keni shoqëri bashkë ndër fajet t’ asaj, edhe të mos merrni nga plagët’ e asaj;

5Sepse fajet’ e asaj arrinë gjer mbë qiell, edhe Perëndia kujtoj paudhërit’ e asaj.

6Paguani asaj, sikundrë edhe ajo ua pagoj juve, edhe ia paguani për një dy pas punëravet asaj; me atë kupënë që shtyri, shtini asaj për një dy.

7Sa lavdoj vetëhen’ e saj edhe nxori dëshërimnë, kaqë mundim e vajë epni asaj; sepse thotë me zemërën’ e saj: “Po rri mbëretëreshë, edhe nukë jam e ve, edhe s’kam për të bërë vaje.”

8Përandaj për një ditë do t’i vinjënë plagët’ e asaj, vdekëje edhe vajë edhe zi buke; edhe do të digjetë ndë ziarr, sepse Zoti Perëndi, që gjukon atë ësht’ i fortë.

9Edhe do të klanjënë për atë e do të ndukenë për atë mbëretërit’ e dheut, ata që kurvëruan’ edhe nxuarnë dëshërimnë bashkë me atë, kur të shohë tymin’ e të diegurit asaj.

10Ndenjurë ata prej së largu, nga frika e mundimit asaj, tuke thënë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, Vavyllona, qyteteja e fortë, sepse gjyqi yt erdhi për një orë.

11Edhe tregjetarët’ e dheut klanjën’ e bënjënë vajë për atë, se asndonjë nuk’ u blen më barrët’ e atyreve;

12Barrë ari e argjëndi, e gurësh të nderëshëm, e margaritarësh, e pëlhure të hollë, e porfire, e mëndafshi, e të kuqeje; edhe çdo dru thyjne, e çdo enë elefandineje, e çdo enë prej druje fort të nderëshëme, e rami, e hekuri, e marmari;

13Edhe kanellë, e qemëra, e vall ere, e livan, e verë, e val, e semidhall, e grurë, e bagëti, e dhën, e kuaj, e qerre, e shërbëtorë, e shpirtëra njerëzish.

14Edhe pemët’ e dëshërimit shpirtit tënt iknë prej teje, edhe gjithë të majmet’ edhe të ndrituratë iknë prej teje, edhe nukë do t’i gjenjç më.

15Tregjetarët’ e këtyreve, që u bënë të pasurë nga ajo, do të rrinë prej së largu nga frika e mundimit asaj, tuke klarë e tuke bërë vajë,

16E do të thonë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, që ishte veshurë me vishnje e me porfirë e me të kuqe, edhe përaruarë me ar e me gurë të nderëshëm e me margaritarë; sepse për një orë u shkretua gjithë këjo gjë.”

17Edhe çdo qivernitar, edhe çdo shumicë që është mbi lundrat, e detarë, e gjithë sa punonjënë detinë, ndënjnë për së largu.

18Edhe bërtisninë, kur shihninë tymin’ e të diegurit asaj, tuke thënë: “Cila qe posi këjo qyteteja e madhe?”

19Edhe hothnë pluhër mbi krerët të tyre, edhe bërtisninë tuke klarë e tuke bërë vajë, e thoshinë: “Mjer, mjer qyteteja e madhe, që nd’ atë u bënë të pasurë nga nderi asaj gjith’ ata që kishinë lundra ndë det, sepse për një orë u shkretua.”

20Gëzonu për atë, o qiell, edhe ju apostojt’ e shënjtëruarë edhe profitëritë, sepse Perëndia gjukoj gjyqinë tuaj kundrë asaj.”

21Edhe një ëngjëll i fortë ngriti një gur mulliri të math, edhe e hodhi ndë det, tuke thënë: “Kështu do të hidhetë me fërtymë Vavyllona, qyteteja e madhe, edhe nukë do të gjëndetë më.

22Edhe zë qitharorësh e musikorësh e fyellorësh e trumbetarësh nukë do të dëgjonenë më te ti; edhe çdo mieshtrë prej çdo farë mieshtrie nukë do të gjëndetë më te ti; edhe zë mulliri nukë do të dëgjonetë më te ti.

23Edhe dritë kandili nukë do të ndrisnjë më te ti; edhe zë dhëndërri e nuseje nukë do të dëgjonetë më te ti; sepse tregjetarët’ e tu ishinë të mëdhenjt’ e dheut, sepse gjithë kombet’ u kobuanë nga magjia jote.

24Edhe nd’atë u gjënt gjak profitërësh e shënjtorësh, edhe gjith’ atyreve që janë therurë mbë dhet.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help